Nga Myslim Pasha
Ne jemi Skënderbegas
Ne vijmë me historinë tonë!
Historia e përsërit vetveten sëpari si tragjedi dhe sëdyti si farsë!”, thoshte Marksi.
Ndërsa Borghesi thotë se “ &elësi I vetëm I të gjitha të panjohurave është historia, kjo përsëritje e përjetëshme dhe ky emër tërheqës I tmerrit”
Ne jemi Skënderbegasit dhe ne kemi festën e ditës së parë të krijimit, 75 vjet më parë. Ndaj edhe unë nuk mund të rri e të mos kujtoj e të mos shkruaj, të mos them historinë. Një pjesë e shoqërisë sonë sapo t’ia kujtosh këtë histori, apo këtë festë, do kërcej përpjetë dhe duke dalë në skaj bën sulmin, sepse dhe ajo ka “historinë e saj”
Prandaj “miti Skënderbejan” nuk nuk na unifikon dot.
Është e vërtetë se ka një përfytyrim nostalgjik, që është aq I dëmshëm, sa s’ka!
Kjo nostalgji është tragjike.
Ne jemi ata që kemi linduar pas Luftës së Dytë Botërore. Baballarët tanë bën luftën dhe sollën fitoren. Ne vinin nga një shoqëri e shtypur dhe shfrytëzuar, nga varfëria e pacak. Ne u çliruan dhe morëm frymë pas përmbysjes së madhe. Ishte Revolucioni dhe prej aty, filloi motorri dhe energjia e mbrapshtë e luftës së klasave dhe e diktaturës së Proletariatit.
Ne ishim pjesë e saj dhe kjo është histori e jona!
Tani kur bëjmë vlerësimin real, kuptojmë ABSURDIN…
Ne s’ishim në gjendje që të vlerësonim dhe të masnim dimensionet tragjike të asaj shoqërie dhe të atij sistemi! Ne s’ishim në gjendje të dilnim nga ai rreshtim çlirimtar, nga ajo uniformë nga ajo shpresë. Ne ishim brenda atij sistemi, e asaj ideologjie, në rreshtim, në kalanë e përfytyruar, me propagandë dhe uniforma të bukura, me fanatizëm çka e bëri shoqërinë që gjer në fund të hajë veten e saj gjer në kolaps.
Ne ishim ushtarë të asaj kalaje të vetizolimit tragjik.
A duhet thënë kjo ashtu…copë dhe lirshëm?
Po ne nuk jemi pjesë e krimit.
Ne jemi Skënderbegas!
Atëherë…mua apo ty…do të na pyesin:
“Kush është historia jote!?”
“Ne jemi të sistemit të diktaturës së Proletariatit dhe luftës së klasve!”
“Po tani!?”
“Sistemet kanë ndryshuar ashtu si Fashizmi, Nazizmi dhe Komunizmi! Dhe ne sot jemi në shoqërinë kapitaliste liberale!”
Ne mbetemi Skënderbegas! Gëzuar festën!
O Myslym te kam njohur per burre te mençëm o trap ,por me këtë shkrim ja paske futur pordhes , nje shkrim pa lidhje dhe me mungesa te medha ne interpretimin e perfshirjes ne jeten demokratike te atyre ushtarakeve te vegjel dikur ne kohen e sistemit te kaluar dhe rezultateve shkelqyera te manifestuar ne demokraci nga ata .
Je antishqiptar,o M.Pasha,aq sa edhe Rama te shtrydhi si limon e te hodhi ne plehra!
Skenderbegasit e bene detyrem:Organizuan ushtrine popullore dhe mbrojten atdheun!
Cfare kerkon me teper nga ne ti sahanlepires i shkerdhatokracise?
Shkruaj po ta mbajti,qe pas 90-tes regjimi fashist qe u instalua na la pa pension per vite te tera duke zhvilluar luften e klasave!
Shkruaj pse nuk te caktuan ne Komisionin e detit?
Leri pordhet,o sharlatan!
Me sa lexoj e kuptoj qënke pjerdhur fare o Myslym . Ju, vëllai im dhe shumë të tjerë që kapardiseshit nëpër minstrira ja dhatë besën partisë ,e hëngri partia u pordhët dhe ju. Shqiperisë duhet ti betoheshit ,të mos kishit lejuar qenin me zagarët pas të shkatërronin ushtrine dhe bunkerët . Sa tanke,avion,gryka zjarri etj, etj ,etj???!!! Me gjak duhet ti mbronit sepse poullin e kishit me vete.
Krenari pa kufi per “Skenderbegasit”qe lane gjurme ne historine e pasluftes se Shqiperise.
Pashaj,perse nuk merresh me profesionin tende ku je i nderuar ??
Diktatura e Proletariatit,fashizmi dhe nazizmit jane forma shteterore ,jo sisteme.Ne epoken moderne ka dy sisteme,kapitalizmi dhe socializmi.Ndersa diktatura e proletariatit i perket socializmit,fashizmi dhe nazizmit i perksin kapitalizmit. Shoqeria njerezore eshte gjithmone ne ndryshim,ne zhvillim dhe e ardhmja sigurisht nuk do te jete e njejte,si e sotmja.Njeriu jeton kohen qe rastesia e ka vendosur..Kaq e thjeshte eshte …
Po ata afro 80 perqind e shqiptareve qe jetonin kapitalizmin perpara 44 s ne mjerim dhe primitivitet cfare brezi Ishin ,,brezi jo i humbur,,,A ke lexuar ndonje gje nga Migjeni,me qe mbahesh si shkrimtar…
nuk shkruhet gje per pellushkat ato na kenaqen vertet
Socializmi eshte fjale e madhe, pas kesaj fjale fshihet si komunizmi dhe nazizmi.Komunizmi eshte pjelle e nazizmit, por qe nuk ka kellqe per lufte dhe pushtim, por ka kellqe per te vrare e prere popullin e vete.Kete e beri me jeniceret e sigurimit te shteti , nje pjese e tyre sot festojne 75 vjetorin, pjesa tjeter e ruante dhe e shantazonte me keta ish begasit e tjere, qe moren armet per te mbrojtur udheheqsin e tyre ne bronc.Pra nje brez qe duhet harruar se asgje nuk i solli vendit, vetem i zgjati jeten diktatures, si arme e vyer ne duart e partise komuniste.Nje brez koti qe nuk ka pse te mburret!!!!!
O Myslym!
Skenderbegasit ishin si kadetet ruse.Shkolla ish nje kopje perfekte e shkollave te mesme ushtarake sovjetike.
Duhet te na kendoje dhe “Internacionalen” dhe do ishe plotesisht kadet ibesushem.
Ai sistem permbysi bejleret dhe agallaret qe dhjamoseshin me varferine e pjeses derrmuese te njerezve.Sot me kete sistem kemi rilindur perseri bejleret dhe agallaret e rinj qe vodhen e rropen vendin nga pasurite qe krijoi sistemi socialist dhe vazhdojne te dhjamosen nga varferia e pjeses me te madhe te njerezve.
Edhe une kam qene skenderbegas , nga viti 1968 deri me 1971, plot 3 vjet.
E pra , une nuk gjej asgje per te cilen te jem nostalgjik e aq me pak krenar per ate periudhe te humbur te rinise time te hershme. Ne nje moshe kur njeriu eksploron vehten , jeten , njerezit, ne rrinim te mbyllur cdo dite te javes ne hapesiren e shkolles. Vetem ne klasen ku mesonim , rrinim 6 oren e mesimit paradite dhe 4 ore te studimit mbasdite. Benim banjo (dush) vetem te shtunave dhe , te mendosh se cdo dite beheshim me djerse nga vrapi 5 km ne mengjes apo aktivitete te tjera.
Cdo muaj na qethnin koken zero. Vetem te djelave nga ora 13 deri me 20 kishim liridalje ne qytet. Edhe kur dilnim na dukej vehtja te margjinalizuar nga moshataret tane civile,qe ishin te veshur me shije , qe kishin floke e qe rrinin grup djem e vajza duke qeshur e defryer , ndersa ne s’dinim ku te fshiheshim me ato koka tulle e me ate uniforme jeshile kineze . Nuk e di si mund te jesh nostalgjik ! Ah po , dikush qe vinte nga fshati e qe kishte shpetuar nga buka e misrit e nga puna ne kooperative, ka te drejte te jete.
Nuk e di si mund te jesh nostalgjik per ate shkolle .
Nje perkujtim I bukur , human, shqiptar POR I shkruar me FRIKE !!!???.
E verteta tjeter ti genjen nuk je Skenderbegas.Pse nuk e ve emrin tend ne koment?