As vdekja s’po e shuan mllefin dhe urrejtjen e shqiptarve për njëri-tjetrin!

29 Mars 2020, 14:45Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

E pabesueshme…..

Lexoni komentet dhe blogjet shqiptare në këto ditë karantine.

As “lufta botërore” nuk i zbut dhe nuk i ndryshon mentalitetin e shqiptarve.
Sharje, mllef, mallkim, fyerje ndaj çdo kujt dhe me çdo kënd.

Karantina na ka detyruar të navigojmë qindra mijra faqe interneti nga gjithë bota.

Çdo kund silidaritet, dashuri, paqe, ngushëllim dhe bashkpunim

Dy ditë më parë lexova i tronditur statusin e deputetit opozitar Adriatik Alimadhi i cili kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Si mik të vjetër që e kam, nuk lash lajm mbi Adriatikun pa i hedhur një sy në çdo portal apo gazetë.
Lexoja lajmin por dhe komentet poshtë tyre.

Ajo që më la pa fjalë ishte që 50% i uronin të shkuara dhe 50% e mallkinin me vdekje atë dhe gjiithe politikën.
Adriatiku është një burre i ndershëm dhe shumë modest. Është hera e parë në jetë që është në parlament. Ka mbrojtur një kauzë tradicionale si idealist pa asnjë interes.

As nuk ka vjedhur, dhe as nuk është korruptuar në jetë se nuk ka pas asgjë në dorë.

Por e gjitha kjo nuk është fare fare e rëndësishme për shqiptarët që nuk rreshtin duke shkruar: “vdekshin 140 deputetët” a thua sikur ata doganirët, policët, tatimorēt, mjekët, gjyqtarët apo pedagogët janë të ndershëm dhe më pak të korruptuar apo sikur s’kan marr kurrë ryshfete në jetë.

Mallkojnë çdo kënd dhe ndaj çdo kujt.

Madje mallkuan dje edhe 30 mjekët që shkonin në frontin e luftës në Milano.

E gjithē bota solidarizohet, vetëm në Shqipëri dhe Kosovë po coptohen me njëri-tjetrin.

Asnjë opozitë në botë s’kërkon rrëzim qeverie në këtë kohë apokalipsi vetëm në Tiranë dhe Prishtinë kërcënohen qeveritë.

Asnjë opozitë në botë nuk del çdo 24 orë koferenca shtypi duke shfryrë akuza sepse virusin nuk e solli as Merkel, as Macron, as Johnson, as Rama, as Kurti, as Vuçiç.

E gjithë bota po lufton të ik Corona.

Ndërsa gjysma shqiptarisë lufton të iki Edi Rama apo Albin Kurti.

Nga ana tjetër të dy qeveritë shqiptare shtiren sikur jetojnë në planet tjetër dhe sikur toka rrotullohet rreth tyre.
Mallkojnë mijra militant sepse kanë idhujt e tyre që shfrynë vetëm urrejtje.

Inspirohen nga shpellarët që i kanë mbajtur 30 vjet në krye të shtetit.

E çfarë mund të presim dashuri dhe harmoni nga injorantët e facebookut kur ata që mbajnë tituj shkencor Profesor apo Doktor duan të marrin protagonizëm mbi kufoma.

Hebrejtë po bëjnë paqe me muslimanët.

Sirianët kanë ulur armët.

Kina dhe Amerika i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit.

Rusët po ndihmohjne vendet e Natos.

7 miliard njerëz po ju rreh zemra njësoj dhe e ndjejnë planetin si kështjellën e tyre.

Ndërsa 7 milion shqiptar nuk e ndalin dot inatin, zemërimin, urrejtjen ndaj njëri tjetrit.

Bota le të përmbyset veç hakmarrja e tyre të shkoj deri në fund.

Duke mallkuar njëri-tjetrin i kanë bërë gropën vetes dhe vendit.

Virusi do kaloj, dhe pas saj e gjithë bota do ndryshoj, por kam frikë se Shqipërinë time kur të kthehem do e gjej njësoj.

23 komente në “As vdekja s’po e shuan mllefin dhe urrejtjen e shqiptarve për njëri-tjetrin!”

  1. Z says:

    Te gjithe duhet te gjejme veten ku jemi! Pas Saliut dhe Metes ndoshta Kreshniku eshte i treti!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Nuk rrija dot o Niku
      pa shkruar ndonjë varg
      Ti sheh e shkruan saktë
      tani, që ndodhesh larg!!
      .
      Shqiptarë, lini mallkimet
      çfarë thotë, dëgjoni Nikun
      të drejtë ka për grindjet
      paçka se po mbron Tikun.

      P.S.
      @K.S.
      Pse theu karantinën
      “Shenjtori” Adriatik
      apo nga gomarllëku
      virusi do kish frik?!
      Të tjerë infektoi
      s’e vrau mendjen hiç
      ky miku yt o Niku
      ky miku yt, kërriç!!
      Uroj, që miku yt
      njëherësh të shërohet
      nga flama që e mbyt
      dhe… mbase ndërgjegjësohet!

  2. Kristjan says:

    Uau Uau Uau
    Asnjeher nuk e kam pelqyer Kreshnikun
    por sot me ka ber ta lexoj shkrimin 3 her
    me drejt dhe me me vend nuk ka ku vete me
    Hallall kur degjon e kur lexon te tilla shkrime
    URIME

  3. Kalec Dega says:

    KRESHNIK KE TE DREJTE DHE NE I UROJME SHERIME TE SHPEJTE PO SI MUNDE TE KESHE RRESPEKT PER DIKE QE NUK VLERESONE PUNEN E RAMES .
    MIRESJELLJA VLERESOHET ME MIRESJELLJE I NDERUAR
    MOS KERKO RRESPEKT KUR NUK JEPE

  4. hahahaha

    rrace me shkerdhate nuk ka pare njerezimi
    nuk i bo hic pershtypje ,
    dje vjedh shtetin ,
    vret ,
    shkateron ,
    degjeron ,

    duke anashkaluar cdo lloj Morali
    e papritur kur i rreshqet nga divani allaturka ,
    hop kercen e rolinn e te drejtit ,e njeriut empatik ,
    duke veshur rrobat e kultures njerezore ,
    si nji maske ,
    pa kuptuar se eshte thjeshte nji karikature e njerezimit
    Tinzare i lindur Tinzare deri ne vdekje
    trenipi i nastradinit i ftu per nji corbe turqie
    ne stanin e halldupit ymer gelbaze
    hja hja hja hjaaaaa s’na u nda kjo tinzari mutmutesh nga shqipnia ala

  5. hahahaha

    rrace me shkerdhate nuk ka pare njerezimi
    nuk i bo hic pershtypje ,
    dje vjedh shtetin ,
    vret ,
    shkateron ,
    degjeneron ,

    duke anashkaluar cdo lloj Morali
    e papritur kur i rreshqet nga divani allaturka ,
    hop kercen e rolinn e te drejtit ,e njeriut empatik ,
    duke veshur rrobat e kultures njerezore ,
    si nji maske ,
    pa kuptuar se eshte thjeshte nji karikature e njerezimit
    Tinzare i lindur Tinzare deri ne vdekje
    trenipi i nastradinit i ftu per nji corbe turqie
    ne stanin e halldupit ymer gelbaze
    hja hja hja hjaaaaa s’na u nda kjo tinzari mutmutesh nga shqipnia ala

  6. Ceni says:

    Kreshnik ke shume te drejte. Dhe te komentusit e kesaj gazete ka shume inat, sharje e urrejtje. Te vjen turp ti lexosh. Mendoj, se kjo vjen Jo nga injornca po nga shpirtligesia.

  7. KLEMENTINA says:

    Të Qofsha motrën – ca ke me shqiptarët
    kemi 30 vjet të qofsha motrën që presin ndryshim
    evropa thotë bëni detyrat, do hapen sdo hapen, jo po nuk do franca apo holanda
    kemi 30 vjet të qofsha motrën
    kemi 30 vjet të qofsha motrën
    tani na mbyllët fare në karantinë – DUAM TE JETOJME _ TE QOFSHA MOTREN
    EDHE SA DUHET TE PRESIM QE TE JETOJME SI NJEREZ O TE QOFSHA MOTREN
    KU JANE PESHQIT E MEDHENJ
    KU ESHTE SPAK
    KU JANE LIRI DEMOKRACI PERPARIM PROSPERITET> TE DREJTAT E NJERIUT E PORDH ME RIGON
    TE QIFSHA MOTREN
    ME JEP MUNDESINE E NUK TE KTHEHEM ME NE SHQIPERI TE QOFSHA MOTREN
    TE PREMTOJ QE NUK DO TI SHOH ME AS NE ENDERR
    jo po do te duroj mero trapin qe nuk lejon as komentin

  8. KLEMENTINA pse says:

    Të Qofsha motrën – ca ke me shqiptarët
    kemi 30 vjet të qofsha motrën që presin ndryshim
    evropa thotë bëni detyrat, do hapen sdo hapen, jo po nuk do franca apo holanda
    kemi 30 vjet të qofsha motrën
    kemi 30 vjet të qofsha motrën
    tani na mbyllët fare në karantinë – DUAM TE JETOJME _ TE QOFSHA MOTREN
    EDHE SA DUHET TE PRESIM QE TE JETOJME SI NJEREZ O TE QOFSHA MOTREN
    KU JANE PESHQIT E MEDHENJ
    KU ESHTE SPAK
    KU JANE LIRI DEMOKRACI PERPARIM PROSPERITET> TE DREJTAT E NJERIUT E PORDH ME RIGON
    TE QIFSHA MOTREN
    ME JEP MUNDESINE E NUK TE KTHEHEM ME NE SHQIPERI TE QOFSHA MOTREN
    TE PREMTOJ QE NUK DO TI SHOH ME AS NE ENDERR
    jo po do te duroj mero trapin qe nuk lejon as komentin

  9. KLEMENTINA pse says:

    Të Qofsha motrën – ca ke me shqiptarët
    kemi 30 vjet të qofsha motrën që presin ndryshim
    evropa thotë bëni detyrat, do hapen sdo hapen, jo po nuk do franca apo holanda
    kemi 30 vjet të qofsha motrën
    kemi 30 vjet të qofsha motrën
    tani na mbyllët fare në karantinë – DUAM TE JETOJME _ TE QOFSHA MOTREN
    EDHE SA DUHET TE PRESIM QE TE JETOJME SI NJEREZ O TE QOFSHA MOTREN
    KU JANE PESHQIT E MEDHENJ
    KU ESHTE SPAK
    KU JANE LIRI DEMOKRACI PERPARIM PROSPERITET> TE DREJTAT E NJERIUT E PORDH ME RIGON
    TE QuFSHA MOTREN
    ME JEP MUNDESINE E NUK TE KTHEHEM ME NE SHQIPERI TE QOFSHA MOTREN
    TE PREMTOJ QE NUK DO TI SHOH ME AS NE ENDERR
    jo po do te duroj mero trapin qe nuk lejon as komentin

  10. Toni says:

    Ju mister Kreshnik ne shkrimin tuaj theksoni se
    “As nuk ka vjedhur, dhe as nuk eshte korruptuar ne jete se nuk ka pas asgje ne dore”
    domethene ju qe keni pasur ne dore si nenkryetar i KLGJ ???????????????????????

  11. Ndroqi says:

    Ngule o Tiky bythen ne nje vend,jo hu me hu,ishje me Saliun vajte te Rama,vajte perseri te Saliu,perseri ike,tani nga jashte Shqiperie hiqesh si babai i kombit.

  12. taso kume says:

    Hah ,Kreshnik eshte injoranca me shume se urrejtja ,ajo zoteron nje pjese se shoqerise SHqiptare, sa lexova nje deklarate te SALVINIT ( lider i lega norde ne ITALI ishministri i brenshem ) : 30 mjeket SHQIPTARE jane nje shuplake( pellembe ne fytyre )per EUROPEN , na rengjethet mishi nga krenaria ne SHQIPTAREVE , kemi gati 20 dite qe rime brenda ne shtepi dalim 1here ne jave per ushqime gruas i vine nje mesash : VERA (EMER FANTAZIE )dua te jape parat e tre javeve me dergo numrin e c,corentes te bankes ,gruaja ime punon ne te zeze tek kjo persone 3 ore ne jave, e thashe kete aspekt te jetes tone ne keto kushte per dy arsye 1 ma do mendja mesazhi erdhi edhe se jane iformuar nga xhesti human i SHQIPERISE nepermjet shtypit e televizjonit, e 2 permenda SALVININ si e djathta pothuajse ekstreme ne ITALI per te bere pararelizem me te djathten SHqiptare hakmarse dhe shume injorante. Kjo eshte kohe lufte ku armiku behet beshke me mikun per te mposhtur epidemine e perboteshme,mjafte te shikosh LIBINE ,AFTARI eshte ne portat e TRIPOLIT i ndimuar nga RUSET ,FRANCA ETJ i kane lene armet menjane per hir te shpetimit te njerzimit

  13. LIGJEVENESI says:

    O Kreshnik, ai miku yt, burri i ndershem, A Alimadhi, edhe semundjen qe e zuri, e shfrytezoj per ti thene S Berishes, qe jam ushtari yt. ” Te ishte per E Ramen, do te kisha vdekur” u shpreh ky ligjvenes kukull. Nuk i tha goja qe masat e mara nga qeveria, po shpetojne jete njerzish. Sa per fjalet kunder opozitareve, mendoj se qeveria tregohet e mefshte, pasi ata me veprimet, luften kunder se mires, artikujt e poshter ne portale apo gazeta te huaja, duhej te ishin ne shtepine pa qera. Po ti je si ajo gazetarja e NEWS – 24, qe i kreh bishtin Bashes, ( sigurisht e paguar qe te beje kete ) duke i bere pyetje idiote: A ndjehesh kryeminister ne kete kohe? nderkohe qe vendi e ka qeverine ne balle te situates dhe te puneve. Shiko punet e tua o Kreshnik, mos ju ngaterro neper kembe njerzeve qe punojne.

  14. Orli says:

    O niku leshi! Pas cadres qe te lane vetem ate hurin e mesit,ke filluar e luan asnjansin,ik o “kuq e zi” pa “kuq”.

  15. Loni pe Kolkondasi says:

    “…po kam frikë se Shqipërinë time kur të kthehem do e gjej njësoj.”
    Kjo është brilante!!! Kështu flasin vetëm mbretërit, fjali që jemi mësuar deri më sot ta dëgjojmë nga gojë mbretërore. “Shqipërinë time”! Sa mallëngjyese! Eja, “o ëngjëll krahëshkruar”! Eja! Shqipëria “jote” mezi të përet, eja dhe shpëtoje, ngrija atë kokë krenare, që ja ka ulur xhebraili. Vetëm nga ti do t’na vijë shpëtimi. Eja dhe shkel në tokën tënde, ku ke vënë kurorë dhe të paudhët e të pafetë të detyruan ta braktisësh. Dhe ashtu siç nusja pret dhëndërrin në ditën e lumtur të dasmës së saj, edhe populli mezi po e pret kthimin tënd lavdimadh dhe vendosjen në fronin mbretëror, aq shumë të merituar!
    Po ç’të kemi bërë o Zot, që për asnjë çast nuk na u ndanë koqet që pretendojnë qeverisjen e këtij populli fatkeq?

  16. sella says:

    Niku ke të drejtë por…

  17. sella 0 says:

    Niku ke të drejtë por… …

  18. sella 0 says:

    Niku ke të drejtë por… …
    bravo
    nuk kam ca të shtoj
    je perfekt
    analizë sociale e përsorsur
    bravo mero

  19. Stela says:

    Niku ke të drejtë por… …
    bravo
    nuk kam ca të shtoj
    je perfekt
    analizë sociale e përsorsur
    bravo mero

  20. Adam says:

    Hik more bajge Qelepiri ne jete vodhet e sollet shume fatkeqesi

  21. Injoranca eshte burimi i gjithe te keqijave. Injoranca eshte me kercenuese e bomba atomike.

  22. Suka says:

    Nuk kam ndonje respekt per Kreshnikun,por mendimet I kishte perfekt,ne dijme vetem shajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje