Bravo ne shqiptarët, po ndihmojmë italianët

29 Mars 2020, 17:23Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku 

Kanë folur shumë për 30 mjekët e infermierët që Shqipëria dërgoi në Itali, dhe nuk shtoj gjë po mburra dhe unë këtë gjest burrërorë që bëmë.

Por, ia vlen të sjell këtu, një komenti nga fb, i para një viti, që është për ata që fatkeqësisht janë ngrysur nga kjo burrëria jonë e sotme.
Ja komenti im i dt. 27.03.2019, ora 06:00:

Një mik imi kritikoi Italinë…., e fatkeqësisht nuk është i vetëm ….

Mendova ta ripostoj këtu në krye, përgjigjen time, si shenjë respekti për italianët e Italinë:

Komunizmin e prumë dhe e mbajtëm vetë ne shqiptarët, nuk na e prunë me dhunë as italianët as të tjerët…

Raketat sovjetike e nëndetëset e traktatit të Varshavës, të destinuara në radhë të parë kundër Italisë i kishim ne shqiptarët, bile me mburrja tip “shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”…

Spiunët maoistë për shembjen e qytetërimit perëndimor italian, i dërgonim e i mbanim nga Shqipëria, ne shqiptarët…
Qendra-mijëra refugjatët tanë të uritur e të llahtarisur nga shkatërrimi i Vendit të vet, Shqipërisë. në 1991 i pritën e i strehuan, e u dhanë mundësi që sot të jenë nënshtetas të një prej vendeve më të nderuara e të shquara të botës, Italisë, po italianët…

Këtë e kanë bërë italianët me ne që në kohën e Skënderbeut, me arbëreshët…

Ne jemi vëllezër me italianët, atje jetojnë pothuaj gjysmë milioni shqiptarë….

E natyrisht, edhe në mes vëllezërve ka nganjëherë mospërputhje, gjë që është normale, e natyrshme….

MIK, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë: kemi pasur fat që kemi kaq afër kë të vend të mrekullueshëm, Italinë!

8 komente në “Bravo ne shqiptarët, po ndihmojmë italianët”

  1. Shkodra loce says:

    Vetem ky sahanlepiresi mos te flasi.Ky i ka lepi bythen berish serbit.

  2. Daniel says:

    Mos e diskuto , Italia eshte pjese e Shqiperise.

  3. Darvin Qinonat says:

    Ashtu esht klyshi…
    Kur qeni s ka zot,quhet qen rrugaç,sepse rruga esht dhoma e tij e gjumit.quhen qen plenash,sepse kazont e plenave jan guzhina e tij..
    Dhe,kur qeni gjen nji zotni,atehere ai esht n Heven.
    Sidomos kur zotnija esht pasanik …tamam burr zotni siç i thon.
    Ky planet ka shum kombe,
    Sipas Darwinit ata rrjedhin prej majmuni..
    Disa sapo jan shkout pri majmuni,dava dekadash…i ke n afrik azi e gjetk.
    Por komb me prejardhje nga qeni..veç n shqipni gje…

  4. Mark says:

    Ku e ke “doktor” Saliun, bashke luftetarin tend te demokracise, PDs? Beji thirrje Saliut ti bashkohet mjekeve shqiptare. Apo eshte strukur poshte fustanit te gruas.??

  5. morseta says:

    Bravo te lumte !?

  6. S- New York says:

    Bashkim po te drejtohem me Ti.Je nje intelektual vertete per tu vlersuar.I analizon gjerat me pjekuri te madhe.Por habitem, kur ishe ne detyre vetem shaje ,ofendoje dhe nxirrje vrere per cdo gje.Kjo me siguri per te qene I besuari i shefit te math.Kjo te ka ulur shume pike.Sado problemet I trajton me mencuri,e ke ulur respektin nga njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje