Mesazhi i vajzës së Donald Trump: Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin, ne kemi nevojë për ju

30 Mars 2020, 21:21Lifestyle TEMA

Amerika tashmë është një nga vendet më të prekura nga Covid- 19 ku numri i vdekjeve ka shkuar në 2490 ndërsa të infektuar numërohen mbi 144 mijë.

Ndërkohë vetëm para disa orësh presidenti Trump ka deklaruar se masat e kufizimit do të shtyhen ku vendi do të jetë i izoluar deri më 12 prill.

Ndërsa vjaza e tij, Ivanka Trump, ka përcjellë fjalët inkurajuese për të gjithë qytetarët amerikanë nëpërmjet një video-mesazhi.

Ajo është shfaqur shumë modeste dhe u është lutur të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi për parandalimin e koronavirusit, pasi kjo është mënyra e vetme për ta përballuar këtë situatë me sukses.

“Ju lutem, ju lutem rrini në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe taska forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, pasi kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. 

Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”- tha e bija e Trump.

2 komente në “Mesazhi i vajzës së Donald Trump: Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin, ne kemi nevojë për ju”

  1. rrespekt ,
    thote fjal me vend por cdo qe i hudhi ne kte stan ?

  2. Trotski says:

    My GOD ! How Beautiful is this Lady!! I Love very much Her!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje