Pse Rama e rrëmbeu këtë radhë fjalën “Bravo”!

30 Mars 2020, 19:46Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Në psikikën tonë kombëtare shpesh bëjmë pyetjen pse Serbia është gjithmonë e preferuara e perëndimit në krahasim me ne?

Nuk vlen qenia i krishterë pasi të tillë kanë qenë edhe bullgarët apo hungarezët dhe as aleanca me Rusinë pasi mbrojtësit më të mëdhenj të saj kanë qenë në perëndim.

Inteligjenca e tyre ka qenë se gjithmonë më çaste decizive kanë ditur të zgjedhin krahun e duhur me gjeste simbolike. Kështu ndodhi në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarje më pak të bujshme në kohë paqeje.

Edi Rama dje bëri një gjest, i cili do të mbetet gjatë në memorien e italianëve dhe mund të quhet nga ata me jehonë të gjatë strategjike.

Për të qenë racionalë, neve nuk na prishin shumë punë mungesa e 30 punonjësve shëndetësorë dhe Italisë nuk është se i rregullojnë shumë punë. Nuk ishte e nevojshme veshja e tyre me tuta që në Rinas, ashtu sikurse fjalimi i Cakajt korr e mos lidh.

Por shkuarja e tyre në një moment kur gjithë krahët e politikës italiane, nga skifterët si Salvini e deri tek i moderuari presidenti Matarella, nga anarkistët si Di Maio e deri te BE-istët e thekur si Prodi, e quajtën skandaloze sjelljen e BE-së dhe veçanërisht Gjermanisë dhe Holandës ndaj tyre, vajtja e shqiptarëve qe një gjest që do t’ju shërbejë si argument për të kërkuar në të ardhmen një ristrukturim të BE.

Ndihma shqiptare vërtet është simbolike krahasuar me atë të Rusisë dhe Kinës, por ka valencën se vjen nga një vend i NATO-s, dhe kjo nuk është pak.

Italia ka kohë që është një vend i frustruar nga prezenca e saj në BE. Prej vitesh ajo trajtohet nga Gjermania dhe Franca si lojtar i kategorisë së dytë. Stanjacioni ekonomik 25-vjeçar i ardhur si rezultat i centralizimit të BE-së dhe rritjes së rolit gjerman; lobi i fuqishëm nordik dhe përçarja kronike mesdhetare; eliminimi ose zvogëlimi i firmave italiane që dikur ishin brand në botë si Oliveti, Montecatini, Fiat, Iveco, dhe shumë të të tjera, dhe së fundmi indiferenca në solidaritet përballë koronës, madje tallja që ju bë italianëve për mënyrën si e përjetuan dhe qasjen, ka sjellë një reflektim kombëtar.

Në këtë fushe, gjesti i Ramës me dërgimin e personelit mjekësor ishte një nga ato që në zhargonin e volejbollit quhen “t’i çosh topin”, që italianët mezi e prisnin. Dhe kjo u duk nga fakti që nuk mbeti zë relevant i politikës italiane pa e përshëndetur. Gjesti ndikoi edhe në psikikën e italianëve të thjeshtë që prej kohësh e ndiejnë veten të braktisur, ndërsa bilancet e vdekjeve ditore qasen me ato të luftës.

Ky gjest do të ketë shumë vlera për ne në të ardhmen.

Historikisht ne kemi qenë një zonë e njohur si ajo e influencës italiane. Për shumë shkaqe, vëmendja e tyre u zbeh. Madje mund të flitet për një anim simpatish drejt Serbisë. Por lëvizja e fundit e Ramës do të zhvendosë shumë ekuilibra në politikën e jashtme italiane. Simbolika që ai bëri përpara shumë të tjerëve ku Italia kishte investuar shumë më tepër, do të rishikojë politikat italiane. Dhe për ne do të jetë një fat.

Sido të sillet bota, Italia ka për të mbetur një fuqi e madhe ekonomike dhe politike; është një aleate besnike e SHBA-vë dhe ka një marrëdhënie historike me Shqipërinë. Gjesti i fundit i Ramës shërben për të forcuar këtë lidhje. Është një gjest që Rama do ta përdorë pa kursim edhe në politikën e brendshme. Por kur një person qoftë ky edhe kundërshtari yt politik bën një lëvizje mjeshtërore, nuk ke pse mos t’i thuash “bravo”.(Dritare.net)

22 komente në “Pse Rama e rrëmbeu këtë radhë fjalën “Bravo”!”

  1. deja vu-ja enveriane ne aksion says:

    Një shkrim të ngjashëm ka shkruar edhe një “artan hilov” në rusi për putinin
    “pse putini e rrëmbevovi këtë radhov fjalën ‘bravov”

    1. KUTE KEPUTE says:

      RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS
      RAMA HERO
      Te mirat jan mbrapa
      Qente jan edhur ne sulm
      Po nuk te kafshon
      Vetem LEHIN

    2. Guri says:

      Mite qe dini tte thoni fjalen putini dhe rusi por xhesti qe beri Edi Ramama i zuri te gjith mate sha ciao deja vu.

  2. deja vu-ja enveriane ne aksion .... says:

    Një shkrim të ngjashëm ka shkruar edhe një “artan hilov” në rusi për putinin
    “pse putini e rrëmbevovi këtë radhov fjalën ‘bravov”

  3. Platon says:

    E ke dredhur, hila! Je treguar racional. Kjo eshte e vertete: ”Ky gjest do te kete (shume) vlere per ne te ardhmen”.
    Pergezime per kryeminsitrin Rama dhe mençurine e tij jo vetem per kete akt historik…

  4. Koment says:

    Njelloj me Raul Kastron. Bravo

  5. artur b. says:

    bravo edhe ti Dritan.
    te pelqen ,s’te pelqen Rama jepi hakun, dhe ketu je treguar dinjitoz
    Dhe per Ramen,kur te vlereson kundershtari vleresimi eshte dyfish

    1. PEPJA says:

      VEPRIM BRAVO I RAMES.
      KUSH NUK ESHTE DAKORT NE TE SEMES.

  6. Besniku says:

    Mos na i thua ne keto , po thuaja dhe opozites ne mergim qe vollen vrerin .
    Thuaja Lul trangullit thuaj te heqi kashten qe ka mbushur koken dhe te veje dy para mend , se ngeli dordolec , dhe thuaji qe te qeroje reth tij pisanjoze , zemerngushte , te ligj , thuj te mesojne te bejne opozite reale , te drejte , eshte e vetmja rruge te pelqehesh nga populli , te akuzoshe , dhe te manipulosh skandale te pa qena , keryre menyrave u ka ikur koha , jo te kundershtojne cdo gje , por te jene reale , te propozojne ide dhe velrime te haritahme dhe jo te kaksin gjera dhe nivele te paharitshme nga shqiptaret , te pergezojne nje veprim pozitiv , te kritikojne atje ku duhet , dhe mbi te gjitha sa me larg tyre kancerin digital aq me mire per ta , per ndryshe do kalben dhe qelben ne opozite .

  7. PEDERAT , po plasin nga inati ?? says:

    Po PEDE- ja reeee !!
    Po ata PEDERAT, si s’kanë turp ?
    Edhe në situata tē tilla s’e mbajnë dot veten .

  8. SA GJYNAH says:

    Po te perdoresh te njejtin arsyetim, nga kendveshtrimi i shqiptareve duhet te themi qe asnjeri nuk e can bythen per ju, do tju karantinojme dhe me shume se deri tani, se dhe e vetmja gje qe ka Shqiperia , mjeket dhe infermieret, duhen per te ndihmuar boten tani dhe sipas fjaleve te kryeministrit e keqja me e madhe nuk ka ardhur akoma…..

    I dashur kryeminister vishi dhe njehere corapet e kuqe te trimerise dhe zgjaursise dhe nisi nja 30 te tjere gjermanise se Merkeli to do shume, 30 te tjere Makronit qe e ke mik, mos harro dhe miqte e tjere …… ok nuk po e vazhdoj listen me gjate – SA GJYNAH.

  9. elton says:

    personalisht mendoj qe eshte nje levizje politike normale, por edhe me natyre etike, morale, humane qe ben nje politikan, dmth nuk ka ndonje gje per t’u cuditur. eshte nga ato levizje qe dallon nje politikan te mire nga nje politikan mesatar sepse perkon momenti i duhur me gjestin e duhur. Ky gjest ka efektet qe thuhen siper ne shkrim, si per italine e cila rifiton vemendjen e munguar ashtu edhe per shqiperine ne planin nderkombetar, por edhe te kryeministrit ne planin personal, pasi kjo eshte fitore pikesh pa duel dhe rritje e PR.

    1. SA GJYNAH says:

      Politika eshte poezi realiteti eshte proze dhe nuk kane fare lidhje. Nuk ja uroj asnje shqiptari, sidoqofte e ke menduar nodonjehere ? Kush do te pergjigjet neser nese ke nevoje dhe ti biesh 127 per ndihme – politika apo vjershat ?!?!?

      Para virusit neser nuk ka rendesi me PS apo PD – burimet financiare dhe njerezore jane te shqiperise dhe shqiptareve dhe ne kete kohe te duhen me shume se asnjehere.

      Zgjidh problemin njehere pastaj mund te recitosh sa te duash….

  10. Protestuesi says:

    Pedeja e leselia, pjeshka e zerdelia kane rene squk…Jane duke pergatitur helmin e gjarperit per koken e tyre. salijani doli nga burgu dhe po merr masa per babale2, i ndihmue nga gaz ziu e alibelegeni me albert valiun syrgjyn…Pika qe s’u bie!

  11. Fatmiri says:

    Nji shkrim tjeter i Dritan Hiles qe meriton te vleresohet!
    Pergezime Hila!
    Fatmir Xhamallati

  12. Nik says:

    Kjo èshtè diplomacia e vèrtet dhe jo idiotizmat e opozitès pèrse shkuan 30 persona pèr ndihm.Ka njè vler morale veprimi i Ramès dhe i ngriti kokèn shqipèris .

  13. Timi says:

    Shkrim i bukur. Famemnderit gazetarit. Keni nevoje per gazetare te tille qe bejne shkrime dinjitoze dhe analiza objektive dhe me kembe ne toke jo si hartimet tr klases se dyte fillore te kazanit.

  14. S’ka probleme me shqetesuese ai vend ?
    si mer s’ka nji studio ku te diskutohet si qytetare ,
    njerez me kulture e inteligjente ktu psh ne studion e Hiles
    eshte ga me seriozet .
    Nuk paska asnji vizionar ajo shoqeri dhe diskutoj ato probleme
    qe vertet pengoje ate vend ?
    C’kuptim ka ,harxhohet gjithe ajo kohe e kot me bla bla bla
    prej te ciles perfitohet asgje !
    Te ishte marre Bota gjithe kohes , me budalliqe ,sdo kishte arritur
    kurr aty ku eshte .
    Vrisni mer mendjen si te zhvilloni ate jete e braltisni
    kakofonine nga Mejhanet shqiptare se po semureni te gjithe
    si se kupton njeri skicifrenine qe ka kap ate shoqeri !

  15. Laku says:

    BRAVO MERITON KUR E MOS VJEDHI POPULLIN E TIJ,QE ESHTE ME I VARFERI NE EUROPE.
    TANI LE TI THONE BRAVO ITALIANET,SE PER TU DUKUR E BERI,DHE GODITI NE SHENJE.

  16. Kritiku says:

    Shkrimi eshte realist.Me vjen vertet keq me “gjynaqarin”
    qe mendon se si do ti veje halli po e zuri virusi,nuk do te kete kush ta mjekoj.
    Shpirt ligesia e ketij njeriu eshte se Kryeministri nuk eshte personi qe ai do
    Gjithmon veprimi i mire duhet vleresuar,edhe kur ate e kryen nje kundershtar yti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje