Tani që qyteti i Kinës qendrore, Wuhan, po del nga izolimi dymujor, banorët e tij po tregojnë se nuk kanë aspak besim te shifrat zyrtare sipas të cilave rreth 2,500 vetë kanë vdekur aty.
Vetëm që nga fillimi i kësaj jave, zyrat funerale u kanë dorëzuar prej krematoreve që kanë djegur trupat e të vdekurve, hirin e mbetur prej tyre familjeve përkatëse, rreth 500 syresh në ditë. Ky ritëm tregon se numri i të vdekurve ka qenë shumë më i madh krahasuar me shifrat zyrtare.
“Nuk mund të jetë i saktë… sepse furrat djegëse kanë punuar natë e ditë, kështu që sa njerëz i bie të kenë vdekur”, tha një banor i Wuhanit, Radios Azia e Lirë, ditën e premte.
“Kanë filluar t’u dorëzojnë familjeve hirin dhe ceremonitë e varrimit të hënën”.
Wuhan është një zonë interurbane që përfshin tre qytete: Hankou, Wuchang dhe Hanyang. Shtatë zyra funerale shërbejnë për të gjithë zonën.
Përdoruesit e medias sociale kanë bërë llogaritë, me aritmetikë të thjeshtë, për të gjetur kapacitetin ditor, kurse një portal lajmesh Caixin.com zbuloi se 5,000 urna për mbajtjen e hirit janë dërguar nga një furnizues vetëm në një ditë në Zyrën Funerale të Hankout – vetëm kjo është shënon dyfishin e numrit zyrtar të të vdekurve.
Disa pastime në median sociale kanë llogaritur se me nga 500 secila, shtatë zyrat funerale në Wuhan po u japin familjeve 3,500 urna në ditë.
Këto zyra kanë njoftuar familjet se do të përpiqen t’i mbarojnë kremimet përpara se të nisë festivali tradicional i mirëmbajtjes së varreve, Qing Ming, në 5 prill, që do të thotë se procesi do të zgjasë 12 ditë duke filluar nga 23 marsi.
Kjo llogari do të thotë se 42,000 urna do të dorëzohen deri atëhere
Llogaritë ndryshojnë
Një tjetër llogari që ka shumë përkrahës bazohet në kapacitetin e krematorëve që operojnë në total 84 furra me aftësi për të mbushur 1,560 urna në 24 orë, në mbarë qytetin, duke marrë me mend se duhet një orë për të djegur një kufomë.
Sipas kësaj llogarie në Wuhan kanë vdekur 46,800 vetë.
Një banor i krahinës Hubei, me kryeqytet Wuhanin, tha se shumica e njerëzve tani besojnë se mbi 40,000 njerëz vdiqën në këtë qytet përpara dhe gjatë karantinës.
“Ndoshta autoritetet janë duke i nxjerrë shifrat e vërteta pak e nga pak, me qëllim ose pa qëllim, në mënyrë që njerëzit të kenë kohë për të pranuar realitetin”, tha ai.
Një burim pranë zyrës rajonale të çështjeve civile tha se shumë njerëz kanë vdekur në shtëpi, pa u diagnostikuar apo pa u kuruar për COVID-19.
Burimi tha se të flasësh për numrin e vërtetë të të vdekurve në Wuhan është shumë sensitive por se autoritetet e dinë se cila është shifra e vërtetë.
“Çdo zyrë funerale raporton të dhënat e kremimeve te autoritetet dy herë në ditë” u shpreh burimi.
Sipas këtij butimi vetëm në një muaj në Wuhan janë kryer 28,000 kremime, që do të thotë se llogaritë e bëra në internet për periudhën e dy muajve e gjysëm nuk janë të tepruara.
Kurse Sun Linan, që banon në Wuhan tha se të afërmit e të vdekurve po rrinë në radhë të gjata jashtë shtëpive funerale për të marrë hirin e familjarëve të tyre.
Para për të mbyllur gojën
Një banor në Wuhan Chen Yaohui i tha RFA-së se zyrtarët e qytetit po ofrojnë 3,000 juanë për “shpenzime funerale” familjeve të atyre që kanë vdekur në shkëmbim të heshtjes së tyre.
“Kjo bëhet që të mos ‘kinin’ (një shprehje tradicionale e vajtimit)”, tha Chen.
Ai tha se askush nuk qytet nuk besoj se të vdekurit janë 2,500 vetë…
Një banor me mbiemrin Gao tha se shtatë krematoriumet e qytetit kanë një kapacitet rreth 2,000 trupash në ditë nëse punojnë pa u ndalur.
“Çdokush që e sheh këtë shifër e kupton, çdokush me aftësinë e për të menduar”, tha Gao, “se shifra e 2535 vetëve nuk ka kuptim. Shtatë krematoriumet do t’i mbaronin këta në një ditë të vetme”.
Përktheu: Ruben Avxhiu
Raportimi nga Qiao Long për Shërbimin e Gjuhës Mandarine në RFA dhe nga Lau Siu-fung për Shërbimin Kantonez. Përkthyer dhe redaktuar në anglisht nga Luisetta Mudie.)
Rubeni nuk e ka kuptuar mire cfare ka ndodhur.
Behet fjale per afro 2000 raste me shume ne tre muajt e fundit te 2019 krahasuar me te njejtin tremujor te vitit 2018 dhe po ashtu me vitin 2017.
Trendi ka vazhduar edhe per muajt e pare te vitit 2020, por jo aq sa thote kjo media qe lexon Rubeni.
Pra jane me shume vdekje se s jane raportuar zyrtarisht, por jo kaq sa thote banori me mbiemrin Gao.
Nje verejtje shoqerore per gazeten: beni kujdes me shkrimet qe botoni sepse ja u filtrojne motoret e kerkimit apo rrjetet sociale me te rendesishme dhe iu identifikojne si media qe shperndani lajme te reme.
E keni vene re qe iu ka rene trafiku kete muajin e fundit ?
Gazeta Illyria ne New Yourk hyne ne tre burimet e informacionit qe gazeta Dielli e Vatres se Saliut na e recomandon neve shqiptareve te Amerikes,ato jane: Gazeta Dielli (zedhenese e Rd) Illyria dhe zerin e Amerikes.Sa ndigjohet Saliu ne Shqiperi aqe ndigjohen dhe keta te rrjedhurit e tij te Vatra.
Po mbillni kaos dhe tmerr kot së koti. Pa një ndarje të qartë midis atyre që kanë vdekur nga koronavirusi dhe atyre që kanë vdekur si shkak nga sëmundje të tjera, as që mundet të bëhet fjalë për të vërtetën rreth rrezikshmërisë së sëmundjes. Jo të gjitha vdekjet e kanë burimin nga koronavirusi. Lajmi i mësipërm është kryekëput i pasaktë, ai dhe një që vdes nga kanceri e përfshin në vdekjet nga koronavirusi. Kështu i shërbehet vetëm kaosit dhe përhapjes së paarsyeshme të frikës.
Dyshimet te vine kur shef lajmecte tilla qe vijne nga Kina.https://www.google.com/amp/s/www.corriere.it/esteri/20_marzo_28/coronavirus-pile-urne-cinerarie-dubbio-wuhan-numero-caduti-b2fd95c2-7126-11ea-a7a6-80954b735fc3_amp.html
Personalisht jam i idesë që pandemia është e ngjashme në gjithë rruzullin. Për nr të prekurish dhe viktima, përqindja duhet të jetë e përafërt. Duke marrë shkas nga të dhënat në Evropë dhe Amerike, aty ku liria e shtypit nuk ka atë shkallë çensure si në vendet autoritare, nr i vdekjeve ka të njëjtin trend. Mund të lëvizë me disa qindra, mbase dhe 1 mijë, dy mijë. Por jo me nga 30 e 40 mijë. Nëse shifrat që vijnë nga Kina janë këto, por që gjithsesi nuk kanë konfirmim 100% , atëherë me siguri që në Kinë do ketë patur gjysem milion të prekur, e jo 100 mijë sa u raportua.
pyesni agjentin mero se e din të gjitha
pyesni agjentin mero se e din të gjitha …
Kjo gje kuptohet Duke pare shifrat ne Itali qe Kina ka fshehur te verteten. Kete gje e ka bere per arsye te frikes nga renia e ekonomise. Por mekati me I madh kinez ngelet perhapja e virusit jashte kufijve kur i kishte te gjitha mundesite ta izolonte. Histori do ti gjykoj dhe denoj
mashtruan globin me genjeshtra se nuk e vleresojne jeten e njeriut, bastarder Tregojne sa termometra kane por nuk thone te verteten sa kan djegur neper furra
Sì ka mundesi qe akoma nuk jemi sheruar nga sindroma e marrezise,,,te bejme politike te madhe,te gjykojme Kinen,,sipas stilit te para vitit 1985….Pra aleate strategjike me nje ,,superfiqi,,kunder nje ,,superfuqie,,tjeter….Konkretisht…i cmeduri Lubonja me Bushatin dhe islamikun Jazexhiu sulmojne SHBA..n..pasi SHBA cliroi gjysmen e shqiptareve nga kolonializmi serb.Ky Avxhiu dhe disa te tjeret botojne lajme pa asnje baze reale ku denigrojne Kinen.Por edhe ne se ka dicka te vertete,a na intereson ne kjo?????Kur kemi hyre ne nje lufte per mbijetese dhe na duhn maska,paisje per mbrojtjes sanitarie,medikamente etj qe mund te na vijne vetem nga Turqia apo Kina,ky Avxhiu ,,informon publikun,,.Cfare idiotesh te pandreqeshem.Vende te medha ,te fuqishme Jane pragmatike ne ekstrem ,shikojne vetem interesat e tyre,mendjet e ,,mencura helmuese,,te Tiranes bejne politike boterore….ne thelb antishqiptare…