“Covid-19, s'është sëmundje, por armë e përhapur me avionë”: Një avokat nën hetim për përhapje paniku

31 Mars 2020, 14:13Politika TEMA
“Covid-19, s'është sëmundje, por armë e

Një 38-vjeçar me profesion avokat pritet të referohet në prokurori për t’u hetuar për pandeminë Covid-19. Policia dyshon tha një burim i gazetës “Si” se avokati ka përhapur panik në popullatë përmes rrjeteve sociale. Çështja është zbuluar gjatë monitorimit të “Facebook”-ut të shtetasit Roland Islami nga Maqellara e Dibrës. Ai aludon, tha eksperti i policisë për gazetën “Si”, se virusi Covid-19, nuk është një sëmundje, por është një armë e përhapur me avion në dy baza. Njëra epiqendër në Wuhan dhe tjetra në Itali.

Avokati shkruan në datën 17 mars: “Sipas informacioneve të fundit që kam unë, dy avionë të mbushur me lëndë radioaktive Covid-19 kanë shpërthyer në ajër, njëri në hapsirën ajrore kineze dhe tjetri në hapësirën e Europës me qendër Italinë”. Në këto kushte, – vazhdon a, – nuk është virus, por lëndë radioaktive biokimike që ka shpërthyer në hapësirë, prandaj rekomandohet mos dalim nga shtëpia. Pra jemi viktima të një sulmi terrorist në tentativë për në vendet e tjera, por që shpërtheu në Kinë dhe Europë. Si mendoni të jetë e vërtetë pasi unë nuk dua ta besoj?”

Ky status ka sjellë reagime, thotë burimi policor, ndaj duhet hetuar doemos për përpahje paniku ndaj popullatës.

Por…

Por burimet e gazetës “Si” pohojnë se po këqyren edhe faqe të tjera që sërish do të referohen, si ajo e një shtetasi qe paralajmëron se “më kanë thënë se nga uria do shpërthejnë demonstrata si ajo e 1997 në Shkodër”.

Një tjetër me inicialet Gj.TH analizon mospërgatitjen e policisë në rast revolte nga Koronavirus. “Materiale janë postuar edhe në Youtube”, tha ekskluzivisht burimi i gazetës ‘Si’, – dhe këto po sekuestrohen me qëllim vënien para përgjegjësisë të këtyre shtetasve që po krijojnë frikë në popullatë”.

Në analizat e dy të dyshuarve që gazeta “Si” u disponon edhe emrat, por për shkaqe hetimore nuk po i publikon, pasi ata vazhdojnë të jenë nën monitorim pasi kanë pritje ekstremiste, shqiptarët cilësohen si banda të uritura dhe koronavorusi si një armë biologjike. “Kjo armë kontrollohet nga këshilli i NATO-s dhe anglo-amerikanët, pasi në Iran po vdesin figura politike”.

Një tjetër 30-vjeçar vazhdon të shkruajë sakaq se ai po priste të ndodhte ndonjë krim, pasi virusi është hedhur qëllimisht për të goditur tregjet dhe njerëzit dhe për të gjunjëzuar ekonominë, çka më pas sjell sipas tij protesta dhe përmbysje të rendit kushtetues. Policia thotë për gazetën “Si” se janë gati tetë persona që do të vendosen nën hetim për përhapje paniku gjatë pandemisë Covid-19.

18 komente në ““Covid-19, s’është sëmundje, por armë e përhapur me avionë”: Një avokat nën hetim për përhapje paniku”

  1. Kuq e zi says:

    Hahaaaaa
    Po e pat heq kush nje qime per kte qe thote ky avokati…
    Ne itali ke politikane qe thone eshte arme dhe ku shpertheu dhe askush nuk ka akuzuar per panik
    I vetmi panik sot eshte se ska nje vaksine
    Por sesi erdhi dhe nga kush erdhi cdo njeri ka te drejte te krijoje idene e tij
    Panik mund te quajme alarmin per termet ne tirane ne oren 23 te nates qe u leshuan njerzit rruges… kush u akuzua per kete ?
    Luan me pabuksin, lepur me te fortin

    1. pjeter says:

      Me beso,pa te keq,por informohu me mire.
      dall’art 658 del Codice penale: «Chiunque, annunziando disastri, infortuni o pericoli inesistenti, suscita allarme presso l’Autorità, o presso enti e persone che esercitano un pubblico servizio, è punito con l’arresto fino a sei mesi o con l’ammenda da euro 10 a euro 516».
      Po te duash te jap shembuj konkrete.

      1. Kuq e zi says:

        Atehere ta arrestojne politikanen Alesandra mussolini sepse e tha ne tv qe e ka bere kina ne laborator
        Apo edhe italia praktikon ligjin dhe maliqin?

  2. arben says:

    Ka te drejte Rama kur thote se qe kur doli Facebook budallane qe dikur e njihte vetem fshati ku jetonte tani e njeh gjithe bota.

    1. Arzt says:

      Ke te drejte.. Ai e ka thene, Rama i perndritur… Kot te te pyes: di gje kush ka qene Umberto Eco?

    2. ? says:

      Beno, Rama e ka thene per vehten e vet, para facebook-ut vetem Neta me Olsin e dishin qe isha budall, tashti e dine te gjithe.

  3. Meta ik says:

    shtetet e fuqishme mbajnë armë biologjike dhe bërthamore po këto nuk përhapin panik???

  4. Meta ik says:

    shtetet e fuqishme mbajnë armë biologjike dhe bërthamore po këto nuk përhapin panik????
    Wiki liksi i tha të gjitha e kjo botë nuk vën mend

  5. Meta ik says:

    shtetet e fuqishme mbajnë armë biologjike dhe bërthamore po këto nuk përhapin panik????
    Wiki liksi i tha të gjitha e kjo botë nuk vën mend
    fakti që shkëncëtarët dalin e thonë nuk do të ketë vaksinë afër
    fakti që ekonomistët bërtasin për krizë
    të gjitha këto a nuk janë panik????
    që të mos quhet panik duhe të shkruani kështu:
    falënderojmë shkencëtarët, gazetarët, liderët botërorë, të pasurit që janë treguar heronj këto ditë
    dhe interin që nuk po na djek më

  6. Meta ik ik says:

    shtetet e fuqishme mbajnë armë biologjike dhe bërthamore po këto nuk përhapin panik????
    Wiki liksi i tha të gjitha e kjo botë nuk vën mend
    fakti që shkëncëtarët dalin e thonë nuk do të ketë vaksinë afër
    fakti që ekonomistët bërtasin për krizë
    të gjitha këto a nuk janë panik????
    që të mos quhet panik duhe të shkruani kështu:
    falënderojmë shkencëtarët, gazetarët, liderët botërorë, të pasurit që janë treguar heronj këto ditë
    dhe interin që nuk po na djek më

  7. Jovan bregu says:

    Po merremi me hetimin dhe mbyllen e gojes se njerezve qe kalojne kohen dhe mund te shprehen si te duan, ashtu sic ja mbyllen gojen doktorit kinez 38 vjecar, eshte mire te hetojme pse jemi ne kete pike, pse arriti bota ne kete gjendje.

  8. Rita says:

    Ne keto Momente te renda askush s” ka deshire te krijoje Panik e te fantazoje!!! Das nuk Mund te akuzojme ndonje shtet..Urojme te dalim nga kjo lufte me humbje minimale jete njerezore..Dhe ne kete lufte te papare e padeguar ndonjehere lindin dyshime .pyetje te ndryshme.. Dihet sot se si i ka emeruar diktatoret e shumte ne shekuj historia.Si PSIKOPATE E SKIZOFRENE. Pra sa te tille Mund te kete ne tufen e shkencareve ne krejt boten?????? Emigrimi i pa kontrolluar die filluar nga Kina shume miljoneshe ( miljardeshe me mire te thuash) ne Lindjen e Mesme pa dalur ne kontinentin Amerikan ,,kane c”ekulibruar Harmonine e duhur e te kontrolluar nga cdo shtet i fuqishem apo jo..Frika e nje infeksioni nga Virusi vdekjeprures eshte nje ndalese so me nje Shkop magjik. M.q.se do te zgjatet shume nje sezon veror e pse jo dhe nje vit do te shohim dhe efektin ne rrjedhjen e EMIGRACIONIT mjerisht te pakontrolluar me.

  9. Kjo eshte shprehje e lire mendimi, nuk eshte perhapje paniku. Nga Maqellara perhap panik! Cfare injorance! Na mbyti injoranca.

  10. z says:

    Po patjeter kur ne Shqiperi ka njeres si komentuesi “meta ik dhe meta ik ik! Injoranca ka brire ne Shqiperi!

  11. edmond says:

    gazeta SI eshte germa e pare dhe e fundit e SERBI! çdo jete tjeter!!!!

  12. Eri says:

    Kryetaret e shteteve dhe sherbimet sekrete e dine po nuk mund te flasin se kane frike.Lufta ekonomike dhe politike eshte ne kulmin e saj.Ne nuk na perfill njeri ne kete lufte te te medhenjve.Shtetet e mesme dhe te vogla jane te detyruar te llustrojne kepucet e tutorit respektiv.Lufta e ftohte nuk ka mbaruar kurre.Gjerat ndryshojne forme por thelbi nuk ndryshon kurre.

  13. Dardania Sacra says:

    Po Ramën a do ta ndjekë kush peenalisht për videot e falsifikuara dhe fotot e falsifikuara që mxjerr në FB??
    Të postosh foto me Arkivole a nuk është përhapje Paniku, po të shtojmë këtu faktin që fotot ishin nga mbytja e anijes në Lambeduza 2013 atëherë dalim në konkluzionin se Përhapja e Panikut ËSHTË BËRË QËLLIMISHT.
    A do meret GJYKATA ME KËTO SHKELJE TË RAMËS ???
    Apo këtu vlen shprehja ” BËNI SI THEM UNË POR MOS BËNI SI BËJ UNË” ??????

  14. Miri says:

    PSE NUK HETONI SALI BERISHEN DHE TE TJERE NGA LSI DHE PD QË MEREN ME DEZINFORMIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje