Efektiviteti i testimeve në kontollin e COVID 19

31 Mars 2020, 16:30Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj 

Është folur e vazhdon të flitet shumë lidhur me qasjet e ndryshme të përdorura në kryerjen e testimeve
për të zbuluar prezencën e COVID 19 me qëllim mbajtjen nën kontroll të përhapjes së pandemisë.
Burime të ndryshme i referohen eksperiencës së Koresë së Jugut që vlerësohet si një vend që e ka
mbajtur nën kontroll COVID 19.

Koreja e Jugut ka aktualisht 9786 raste pozitivë ose thënë ndryshe 191 raste për 1 milionë banorë
(Shqipëria aktualisht e ka këtë tregues 85). Në 5 ditët e fundit e ka “growth factor” respektivisht 0.88-
1.6- 0.72-0.74-1.6. Ajo që mesa duket është risi në rastin e Koresë së Jugut është më shumë gjurmimi
individual retrospektiv dhe proaktiv i personave pozitivë dhe të kontaktit por kjo çel një debat të
diskutueshëm etiko-juridik për ballancën midis interesit publik dhe privatësisë.

Rëndësia thelbësore e testimeve në kontrollin e epidemive është e padiskutueshme, por ekspierienca
botërore e kontrollit të COVID 19 po tregon se nuk ka një korrelacion të qartë e të drejtpërdrejtë midis
testimeve të kryera dhe përhapjes së pandemisë. Informacioni lidhur me testet e kryera në vende të
ndryshme nuk është lehtësisht i gjetshëm, sidomos në të njëtën ditë në mënyrë që vlerësimet të jenë sa
më koherente.

Tabela në vijim jep të dhëna për disa vende. Jepen testet për 1 milionë banorë në data të
ndryshme të shënuara përbri çdo vendi dhe numri i rasteve pozitivë në të njëjtën ditë.

Meqë informacioni për numrin e testimeve është gjetur në data të ndryshme (midis 15 dhe 20 mars), në dy
kollonat e fundit jepen të dhëna për rastet pozitive dhe vdekjet për 1 milion banorë në datëv 30 mars
2020.

Vendet janë rradhitur sipas numrit të testeve për 1 milionë banorë duke filluar nga Norvegjia e me
radhë vendet e tjera.

Kam evidentuar me ngjyrë të verdhë tri vende Japoni, Tajvan dhe Kore e Jugut. Fillesat e epidemisë janë
në të njëjtën kohë në tri vendet.

Korea e Jugut mbahet si pikë referimi pozitive për të gjithë vendet e
botës pasi ka bërë shumë testime, por Tajvani dhe Japonia që kanë kryer shumë herë më pak testime
kanë raste pozitive dhe vdekje jo vetëm disa herë më ulëta se Korea e Jugut por edhe nga më të ulëtat
në botë.

Le të shohim më në detaje rastin e Italisë ku kam mundur të gjej informacion të bollshëm për të
vlerësuar efektet e përhapjes së COVID 19.

Në Itali janë kryer deri dje 477 mijë teste. Ose 7940 teste për 1 milionë banorë. Duhet mbajtur në
kosideratë se këta nuk janë 477 mijë individë të testuar (për çdo pacient të shëruar kryhen të paktën 3
teste). Nëse Shqipëria do të kishte kryer teste si Italia do të duhet të kishte kryer rreth 22,600 teste. Dhe
nëse do të kishte si Italia raportin testime/pozitivë do të kishte sot 4814 persona pozitivë.

Me 13 vdekje që kemi deri më sot në Shqipëri do të kishim një vdekshmëri sipas rasteve pozitive 0,27 %.
Por qëllimi i kësaj analize nuk është krahasimi i Italisë me Shqipërinë.

Në Itali, sistemi shëndetësor administrohet në nivel rajonal kështu që nuk zbatohet e njëjta qasje në të
gjithë vendin.

Në vijim janë të dhënat për tre rajone të Italisë Lombardi, Emilia Romagna dhe Friuli-Venezia-Giulia. Të
tre rajonet janë në veri të italisë dhe rastet e para pozitive datojnë në të njëtën periudhë.

Kam përzgjedhur këta sepse kanë bërë pak a shumë të njëjtin numur testesh për 1 milionë banorë.

Siç shihet edhe nga tabela edhe pse kanë bërë të njëjtin mbulim të popullsisë me testime kanë rezultate
shumë të ndryshme në pasojat e COVID 19.
Edhe rajonet e Ligurias dhe Lazios kanë ralizuar mbulim të përafërt të popullatës me testime, por kanë
situatë të shumë të ndryshme në pasojat e COVID 19.

Ndërsa Lazio dhe Pulia kanë të njëjtat pasoja nga COVID 19 edhe pse kanë ndryshime të ndjeshme në
mbulimin e popullatës me testime.


Apo Veneto dhe F V G kanë të njëjtin numur vdekjesh edhe pse kanë raport 2 me 1 në testet për 1
milionë banorë.

Në vijim është ilustrimi grafik i situatës në 10 rajone të Italisë me numrin më të madh të rasteve pozitive
lidhur me testet e kryera dhe vdekjet prej COVID 19 për 1 milion banorë.

2 komente në “Efektiviteti i testimeve në kontollin e COVID 19”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos says:

    Jo Shiperi or koqe, por Shqipëri.

  2. Zgalem says:

    Ballafaqim i sistemit mjekesor
    Shteti , quhet i perparuar ose i prapambetur , vec te tjerave , kryesisht nga gatishmeria dhe efektiviteti i sistemit mjekesor . Kur shpertheu Corona , pata shume frike te sistemi yne mjekesor . Mendoja se kishte kaluar shume veshtiresi , ne te tera etapat , qe ka kaluar vendi dhe ne menyre specifike mjekesia . Te mos zgjatemi , ne ket pike , se eshte e njohur rruga e ngritjes dhe e kualifikimit te mjekesise , pa bere fjale per investimet buxhetore ne mjekesi .Nuk mund te le pa permendur kohen , kur spitalet ishin bere qebaptore , ku te mbyste tymi dhe era e alkolit . Spitalet nuk kishin as carcafe, pa lere ilace dhe aparatura . Ishte legjitim dyshimi im , per mjekesine e cfilitur shqiptare !
    Ne ditet e sotme , ndihem krenar me mjekesine e shtetit tim . U tregua i barabarte midis te barabartave . Me nivel mjekesor , spitalor dhe ambulator evropjan . Si u arrit ky nivel europjan , nga niveli qebaptor ? Me pune te pergjegjeshme dhe me shume perspektive , qe zbatoi , vec Edi Rames edhe zoti Ilir Beqja . U kritikua shume nga kjo opozite , por faktet tregojne se kritikat e tyre ishin kunder zhvillimit mjekesor te Shqiperise . Nuk mund te kete spjegim tjeter . Perfoljet denigruse te opozites vijuan edhe pas shkarkimit te Ilirit , sepse deshironin ta shpinin ne finale luften e hapur kunder mjekesise , qe po rilinte nga hiri .Kritiket ishin mjeke , por mjeke , pa asnje lloj besushmerie , sepse i shvleftesoi koha . Duket qarte se dhe koncensionet mjekesore i kane sherbyer fuqizimit te mjekesise , xjerrjen e saj nga tymi qebaptor . Jane keto arsyet , qe krenohem me shendetesine e vendit tim , qe ecen krah , per krah me mjekesine e shteteve , qe kane tradita shekullore , ne mjekesi . Falnderimi im , vijon , per Profesoret , mjeket e shquar , petagoget e mjkesise dhe shkencetaret , qe diskutojne balle , per balle me shkencetaret boterore . Flitet per nje fitore madheshtore te te tera reparteve te mjeksise shqiptare , si pjese integrale e mjekesise europjane . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje