Nga Mentor Kikia
Nuk ka munguar mirënjohja për mjekët, policët dhe të tjerë njerëz(plotësisht e merituar), që janë vënë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Qeveria i ka konsideruar patriotë e atdhetarë edhe ata njerëz që thjeshtë kanë bërë “sakrificën” e madhe duke qëndruar në shtëpi.
Por unë sot do të doja të falenderoja e të përulesha para atyre që sot nuk ngujohen, edhe pse nuk shërbejnë në spitale. Janë ata që prodhojnë ato që ne blejmë çdo ditë, me orar të reduktuar, në dyqane e tregje.
Janë ata që punojnë në ara e me punën e tyre bëjnë që në tregje të ketë perime.
Janë ata që punojnë në fabrika, e që me punën e tyre bëjnë që në dyqane të ketë qumësht, djathë e kos, mish e sallam.
Janë ata që punojnë në fabrika fasonësh e sektorë të tjerë, duke e mbajtuar gjallë ekonominë, edhe në kushte anemie.
Te ndalon polici ne postbllok dhe pasi i tregon lejen e printuar te perfituar nga e-mail derguar policise, duke argumentuar levizjen dhe treguar NIPT fermeri te pyet: me se merresh ti? dhe ai pret ndonje profesion te “zgjedhur” sipas mentalitetit te tij,por kur i pergjigjesh- fermer!!!!! cuditet pak dhe dyshon duke u munduar te lexoje me hollesi lejen.Ne listen e publikuar nga qeveria per aktivitetet e lejuara “Prodhimi bimor dhe shtazor” eshte i pari, dhe ky vleresim duhet nga te gjithe, duhet kuptuar se nqs ndalon puna ne bujqesi dhe virusit ti shpetojme tani pas disa muajsh kur nuk dihet si do jete situata boterisht ,mund te na kercenoje tjeter rezik, ai i furnizimeve ushqimore.