Banorët e Montaldo Torinese, një fshat në rajonin verior të Piedmont, në Itali, janë kursyer nga koronavirusi.
Disa prej tyre besojnë se po mbrohen nga “uji i mrekullive”, që sipas një legjende, kuroi ushtarët e Napoleon Bonapartit nga pneumonia.
Montaldo Torinese ndodhet 19 km larg Torinos, kryeqytetit rajonal ku të paktën 3658 persona janë infektuar nga virusi.
Në gjithë Piedmont, rajoni i katërt më i prekur, janë regjistruar 8206 raste.
Uji nga pusi i Montaldo Torinese, një fshat me 720 banorë, besohet të ketë shëruar ushtarët e Napoleon Bonapartit, i cili fushoi aty në qershor të 1800-s, para një beteje në Marengo.
Sipas legjendës, gjeneralët e Napoleonit kishin pneumoni, thotë Sergio Gaiotti, kryebashkiaku i Montaldo Torinese.
“Falë ajrit të pastër dhe natyrës, por edhe falë këtij pusi, u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji i ka ndihmuar vërtet.
Por sot, pusi është mbyllur dhe përdoret vetëm për të ujitur tokat. Nuk e pi dot”, shprehet ai.
Napoleoni dhe ushtarët e tij e fituan betejën kundër forcave austriake në Marengo.
Montaldo Torinese ka popullsi të plakur, por gjithashtu strehon familje të reja, që udhëtojnë drejt Torinos për punë.
Gaiotti tha se koronavirusi nuk ka prekur askënd në fshat prej ajrit të pastër dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.
Gjithashtu, prej përpjekjeve nga ana e bashkisë për të paralajmëruar dhe edukuar qytetarët.
“Këtu s’ka industri, të gjithë janë artizanë,” tha ai.
“Që në fillim, njoftova njerëzit, i udhëzova çfarë duhet të bëjnë për t’u ruajtur, si për shembull të lajën duart dhe të shmangin kontaktin me të tjerët.
Ishim fshati i parë në rajon që shpërndamë maska për të gjitha familjet.”
The Guardian