Karantina ka nxjerrë në pah cilësitë e mira të shumëkujt. Përshembull ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, tregoi në karantinë, se ka vërtet dashuri për librin dhe leximin, duke ndarë në instagramin e saj video ku ulet dhe lexon përballë bibliotekës së shtëpisë.
Ish-ministrja Kumbaro ka lexuar, “Kush vallë më shpëtoi”, poezi e shkrimtarit Tasim Gjokutaj.
Kumbaro nuk është mjaftuar me kaq, ajo ka bërë një superakt duke ia dalë të nxjerrë libraritë nga karantina. Libraritë në Shqipëri u mbyllën , me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duke u cilësuar aktivitet që nuk lejohen. Por Kumbaro shkroi përditë në instagramin e saj, duke kërkuar hapjen e tyre dhe nevojën që kanë njerëzit të lexojnë, duke komunikuar për këtë dhe me ish-kolegen Ogerta Manastirliu, e cila është në krye të emergjencës këto ditë.
Ministrja e shëndetësisë, Manastirliu, firmosi një urdhër ku lejon shërbimin në librari dhe kancelari, në orare të përcaktuara.
Kumbaro ndau lajmin e kënaqur me ndjekësit e saj.
Mirela Kumbaro tregoi edhe një herë se e ka pasur seriozisht dashurinë për librin, qoftë si përkthyese, ministre dhe ish-ministre.
Njerezit bejne perdite sakrilegje … kalon pa u vene re, per nje mender po.dhe te mireles mediat u bien daulleve.
“KAZAN” – ideale
Nuk eshte lajm ky. Ketu ka vetem çudira.
lehtesia e te kuptume ben nje horizon lehtesuese por koha dhe studimet jane dhunti qe mund te kuptojne ne te vertet nje pushim i mire eshte dhe pjellia e zbulimit digjitaleve lexues vlerat e perpunimit jane vertet mahnitese per cka shkruajme shkrimtaret e vertet per degjim cfar degjojme nje te kapesh blun gjithcka .me respekt .
Nje idiote e paafte si ministre e deputete! Per ke i hape librarite kur njerezit nuk kane të drejte te dalin? Po gomisterite çlidhje kane?
Epo se menopauza te vinte me kaq deshire per protagonizem kur me kulturen u soll si armike e sot merret me shantazhe me kartonin e deputetit per te patur influence, vetem kjo dhe grupi i hajduteve administrative të saj mund ta benin!