Ermal Pashaj nuk është një kirurg dosido. Eshtë një kirurg pasionant për shpejtësinë, rregullsinë, dhe fitoren.
Jo më kot ishte ndër të parët që iu bashkua armatës së mjekëve dhe infermierëve që u nisën në zonën e zjarrit, aty në qendër të Pandemisë, në Lombardi, së bashku me ekipin e 30 mjekëve dhe infermierëve.
Por, të pasionuarit për garat me makina e motorra të Rally Albania, e njohin me nofkën “superdoktori” apo “Bikja”.
“Të shkoftë mbarë Bike”, e uron në faqen e vet zyrtare një prej drejtuesve të garës Rally Albania, Endri Prespa, në faqen e vet në Facebook.
Ermal Pashaj, kirurg, është shumë i dhënë pas shpejtësisë dhe motorrëve.
Gara e fundit që mori pjesë, është ajo 24 orëshe e tetorit të vitit të kaluar.
Me sa po merret vesh kta qe kan shku ne itali spo i fusin ne pun fare dhe kjo kuptoet leht pse qe nga ky tipi kta si ka degju njeri per mjek ne tr ….