Dy vëllezër shqiptarë po shërndajnë bukë falas në qytetin e Bergamos, në një gjest solidariteti dhe dhembshurie në këtë kohë të vështirë që po kalon Italia.
Vëllezërit Skuqej me origjinë nga qyteti i Shkodrës, kanë një furrë buke në zonën e Monterosso në Bergamo.
Rati i tyre u tregua në “Euronews”, ku Mirvjen Skuqej tha se pavarësisht vështirësive, bashkë me vëllain e tij kanë preferuar që ta mbajnë hapur biznesin duke prodhuar çdo ditë bukë.
“Situata është shumë keq, por faliminderit Zotit duke qenë se ne si vëllezër jemi mirë me shëndet, kemi vendosur që ta mbajmë hapur biznesin për të prodhuar bukë.
Kjo është në shenjë respekti për gjendje e rënduar dhe ne e kemi bërë si ofertë. Ka disa familjarë që ua çojmë falas bukën”, tregon Mirveni për gazetaren Ilva Tare.
Mirveni tregon se kjo kohë që po kalojnë për shkak të koronavirusit i ka lodhur psikologjikisht italianët. Ai thotë se përsa i përket biznesit të vet, nuk e di nëse do të ketë ndonjë lloj ndihme nga autoritetet.
“Nuk kam komunikuar ke autoritet, deri tani nuk ka pas asnjë lloj ndihme. E përjetojnë shumë keq si situatë, janë shumë të frikësuar. është një lodhje psikologjike shumë e madhe.
Na lodhin dhe neve, duke parë njerëz duke qarë. Mosha e madhe e vuajnë shumë këtë histori, për shkak se humbin shumë njerëz dhe që nuk u japin dot lamtumirën e fundit”, tregon ai.
Bravo djem
Bravo djema,zoti ja shtofte e qofshi faqebardhe gjith jeten.
Ju lumte cuna!
U lumtë! Shqiptaria po e tregon përditë e më shumë bujarinë e saj, e të qënurit evropian !
Bravo çuna, ju pershendes Defrimi.
Bravo cuna na nderuat Zoti jua shtohte.
Keto lajme na gezojne qe tregojne per shqiptaret e vertete me shpirt te madh si i gjithe populli qe u perkasin dhe jo lajmet me vjedhje e maskaralleqe te tjera qe medjat i kane aq shume per zemer.
Ju lumte dhe faleminderit
Ju lumte more shqipetare te ndershem ,me djersen tuaj keni ngritur ate biznese aty ky jetoni dhe po ndihmoni ne kete situat njerezit ne nevoj per kete nji bravo te madhe zoti ju dhente shendet e jete te gjate familjarishte, jo si ketu ne shqiperi qe shume zagar ,hajdute qe e vodhen dhe e shkateruan kete vende duke ju mare gjithe pasurin ketij populli qe mos i gezofshin ne jete te jeteve nuk kujtohet njeri te shperndaj ushqime fala per kete popull te mjere .Helm,dhe ilace i befshin ato para qe kane vjedhur,ajo pasuri qe kane vene padrejtesishte ,e pagofshin me femijet e tyre
Artista nerut jo vetëm Shkodrën por ktejt shqipnin zoti ja u shtoft bereqetin niku
Trimin e mire e ha ujku. S’kemi mesuar gje nga Serbet. Erdhen, na moren tokat, na tkurren, dhe gati na zhduken. Te na rroje bujaria. Çakenjte mbijetojne.
Ndjehemi krenare per ju!Nderoni vehten ,familjen qe u ka edukuar dhe vendin e popullin te cilit i perkisni!
Ju lumte!