Zgjidh "qesen" Baba Mondi: I dhuron policisë 1 mijë maska dhe 1 mijë litra dezinfektant

1 Prill 2020, 13:19Sociale TEMA

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë.

Nisur nga fakti që efektivët e policisë në këto ditë të vështira që vendi po kalon janë në krye të detyrës për të garantuar respektimin e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19, Baba Mondi ka vlerësuar vështirësinë e tyre në punë, duke zgjedhur të kontribuojë sadopak që ata të jenë të sigurt në punë.

Kështu, ditën e sotme Baba Mondi shkoi personalisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku i dorëzoi kryepolicit të Tiranës, Rebani Jaupi, maska mbrojtëse për punonjësit e policisë dhe dezinfektantë.

“Jemi në ndihmë të atyre që janë në front të parë. Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin”, u shpreh Baba Mondi.

Drejtori i Policisë së Tiranës u shpreh se policia është në mbrojtje të qytetarëve, ndërsa falenderoi Baba Mondin për gjestin solidar, por edhe të gjithë qytetarët që janë korrekt me orët e lejuara.

4 komente në “Zgjidh “qesen” Baba Mondi: I dhuron policisë 1 mijë maska dhe 1 mijë litra dezinfektant”

  1. Z Rama, ju duhet te pastroni malin evTomorit nga teqeja e irakenit qe ka njollosur olimpin e tomorit pellagjik. says:

    mashtrues se fe dhe si race,Lefter Maliqi eshte pjella juaj se ka lindur pasi mamaja e tije fjeti tre dite ne teqe me dervishin , Hiqni teqene nga mali i shenjte i tomorit pellagjik dhe ja dorezoni malin olimpit, zeusit pellagjik.

  2. Z Rama, ju duhet te pastroni malin eTomorit nga teqeja e irakenit qe ka njollosur olimpin e tomorit pellagjik. says:

    mashtrues se fe dhe si race,Lefter Maliqi eshte pjella juaj se ka lindur pasi mamaja e tije fjeti tre dite ne teqe me dervishin , Hiqni teqene nga mali i shenjte i tomorit pellagjik dhe ja dorezoni malin olimpit, zeusit pellagjik.

  3. Patrioti says:

    Shume mire ka bere. Megjithese ju redaksia e keni trajtuar ne titull me ironi, perseri shume mire ka bere
    Gjithkush ndihmon mesa mundesi ka. Ja shtofte Zoti!

  4. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    reeeeeeeeeeeee ouuuuuuuussssssttttttttttttttt,vrromiariiiiiiiiiiiii……………..rrahimondi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje