90- vjeçarja refuzon respiratorin: Pata një jetë të mirë, jepjani këtë një të riu

1 Prill 2020, 08:57Sociale TEMA

Një grua 90-vjeçare e prekur nga koronavirusi në Belgjikë ndërroi jetë pasi me vullnetin e saj refuzoi të përdorte ventilatorin dhe iu kërkoi doktorëve që i qëndronin tek koka që ta përdornin pajisjen për pacientë më të rinj që kishin nevojë.

Suzanne Hoylaerts nga Binkom u shtrua në spital më 20 mars kur shëndeti i saj u përkeqësua për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi i ri me origjinë nga Kina.

Kjo ngjarje u regjistrua në një kohë kur e gjithë bota po vuan mungesën e ventilatorëve përgjatë pandemisë së koronavirusit, një pajisje kyçe që nevojitet për të përballuar sëmundjen.

Sipas të dhënave ajo raportohet t’iu ketë thënë doktorëve në spital “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për më të rinjtë. Unë kisha një jetë të mirë”.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua në spital më datë 22 mars.

8 komente në “90- vjeçarja refuzon respiratorin: Pata një jetë të mirë, jepjani këtë një të riu”

  1. shqiptari says:

    Bless Her!!!!!

  2. sapa says:

    Njeri me zemer te madhe!

  3. Tironci says:

    Paqe pac atje ne qiell.
    Ketij i thone njeri me karakter te forte humanitar e jo si politikanet tane qe e kane mendjen vetem me vjedh buken e fukarait. Mendo ta bente ndonje politikan yni kete xhest. A thua valle e bejne?, te heqin dore nga hajdutlleku dhe te sakrifikohen sic genjejne neper fushata.

  4. Ilir says:

    Parajsa eshte krijuar per njerezit si kjo grua.

  5. Dani says:

    Shpirti i saj pushoft ne paradajse

  6. Lala says:

    Mos u mërzitni të dashur bashkëkombës të njëjtën gjë do të” bëjë ,, Sal Meta , Qim Vasili, Mona Suma etj,etj,etj.

  7. Emigranti-Uk says:

    May god rest her soul in peace and paradise
    A thua qe krimineli Sali Millosheviq do ta bente kete gjest ne shenje pendese qe ka vrare mijre shqiptare ne keto 30 vite. E

  8. Pellazgos says:

    Paradhisos apo Parajsa eshte krijuar si concept dhe filosofi nga Greket e paperserritshem te Lashte per kete Grua me G te madhe.
    Adhis eshte vellai i madh i Zotit te Zotave dhe njerezve,Dhias (Zefs) Zeus dhe Posidhonas.
    Adhis apo kopshti i Eden jane copie te Filo-Sofias Greke.
    Adhis rrembeu te bijen e Perendise se pjellorise dhe mireqenies Dhi-Mitras qe prodhon (produces), Persefonin dhe ra dacordo me Zeusin ta mbaje Persefonin 6 muaj nga Shtatori kur fillojne te bien gjethet deri ne Prill qe fillon lulezimi dhe Jeta e botes si njerezore dhe Zoollogjike.
    Ky Njeri me Shpirt te madh apo kjo grua e kishte ne Ndergjegje kuptimin e Vertete te Jetes se Njeriut.
    Parajsa eshte ne toke dhe jo nen toke.
    Atje jemi te gjithe njesoj.
    Ketu eshte diferenca.
    Kuptimi i vertete i Jetes pergatit shpiritin e qete per ne Paradhiso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje