Çuçi: Fermerët dhe veterinerët nuk pengohen të punojnë. Vijon eksporti i produkteve bujqësore 

31 Mars 2020, 20:30Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi sqaron se fermerët dhe blegtorët nuk ndalohen të vijojnë aktivitetin e tyre teksa i gjithë vendi është në kushtet e karantinës.

Në një intervistë për Top Channel ai tha nga masat kufizuese të ndërmarra deri më tani s’ka pengesa për sektorin bujqësor.

“Në asnjë nga urdhërat e nxjerrë qoftë nga ministrja përgjegjëse për këtë situatë apo nga Ministri i Brendshëm, nuk ka asnjë rresht ku të shkruhet që ndalohet çdo lloj veprimtarie që lidhet me prodhimin bujqësor, me shpërndarjen etj”, tha ministri Çuçi.

Sa i përket veterinërëve, ministri shpjegon se as për ta nuk ka pengësë në lëvizje. Për raste të jashtëzakonshme tha ai, veterinerët pajisen me një vërtetim për të shkuar tek fermerët që kanë nevojë emergjente. Deri më tani s’ka pasur asnjë problem.

Lidhur me eksportin e produkteve bujqësor, ministri u shpreh se për momentin nuk ka pengesa me disa përjashtime sporadike në momentet e para të karantinimit.

“Për transportin ka pasur probleme sporadike në fillim, por deri më tani të paktën, sepse askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë me masa drastike karantinimi, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, eksporti i produkteve bujqësore vijon normalisht”, theksoi ministri Çuçi.

Në vijim të intervistës ai shtoi se s’ka pengesa as punëtorët nëpër ferma apo serra.

“Urdhërat e nxjerrë nuk e pengojnë këtë kategori që të shkojnë të punojnë në ferma dhe serra. Për këta punonjës s’ka kufizim karantinimi brenda orareve. Është porositur edhe Policia e Shtetit që për këtë kategori të mos kenë pengesa”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

1 komente në “Çuçi: Fermerët dhe veterinerët nuk pengohen të punojnë. Vijon eksporti i produkteve bujqësore ”

  1. QEVERRIA DUHET MENJIHER TE MOBILZOJE FERMERET
    DHE MADJE STIMULOJE E NXISI PUNEN NGA TE GJITHE
    POR ME PARE DUKE I PAJISUR ATA ME TE GJITHA MJETET MBROJTESE

    MASKA E DISIFEKTANTE DUKE BER MADJE EDHE SEMINARE SE SI DUHET
    TI PERDORIN ATO SI BEN GJITHE BOTA
    NQS DONI QE SHTETI SHQIPTARE TE MBIJETOJE
    KTIJ VIRUSI QE SI DIHET NGA VJEN NUK DUÍHET FUNDI
    KA PLAE OGURZEZA PER POPUJT E VENDET E PAFUQISHME
    PRANDAJ SHPETOI VETEN VII GJITHCKA NNE LEVIZJE E DISPOZIOCION
    SEPSE VETEM BUJQESI E FEMERET TUAJ MUDET TJU SHPETOJNE
    PERNDRYSHE DO MERRNI FUND -KJO ESHTE NJI LUFTE QE VEDE SI SHQIPERIA
    S’E PERBALLOJN DOTE PRADAJ PERVISHUNI PUNES SE BOLL DOLET MEDIEVE
    SE DO JU KUSHTOJ SHTRENJT SHUME TE GJITHEVE
    MERRENI SERIOZISHTE KTE LUFTE SE DO SHTRIHENI TE GJITHE RRUGEVE TE SHQIPERISE NESER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje