Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit

31 Mars 2020, 22:15Sociale TEMA

Koronavirusi, sipas një studimi të Universitetit të Nebraskës, mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të COVID-19 në ajrin e dhomave ku kanë qenë të shtruar pacientët me koronavirus, shumë ditë pasi këta pacientë ishin larguar nga spitali.

Gjithashtu, gjurmë të koronavirusit u zbuluan edhe në korridoret e spitalit. Këto gjetje, sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Nebraskës, tregojnë rëndësinë e veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

Ky studim thekson se sëmundja ngjitëse nuk përhapet vetëm me spërklat e pështymës dhe teshtimës.

Gjithashtu, përfundimet e tij sugjerojnë që njerëzit mund të preken nga koronavirusi pa qëndruar pranë personave të infektuar.

1 komente në “Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit”

  1. Bravo Rama says:

    përhapje paniku
    të denoncohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje