Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me telefonatat ndaj qytetarëve që kanë lënë ankesat e tyre në portalin e kryeministrisë.
Teksa Rama formoi një prej numrave, qytetari që kishte bërë ankesën nuk ia hapi telefonin duke e rimarrë vetë disa minuta më pas.
Ai i kërkoi Ramës që të dilte nga shtëpia pasi kishte nevojë që të punonte, kërkesë e cila iu mohuar nga kreu i qeverisë.
BISEDA:
Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni? Kush je vëlla? A! Të mora qëpari, ishte në gjumë?
Qytetari: Jo, jam isha në shtëpi
Edi Rama: Çfarë problemi ke?
Qytetari: Kam punuar në të zezë, më është bllokuar puna dhe dua të qarkulloj. Dua të lëviz nga Saranda andej nga malet.
Edi Rama: Ça malesh thua? Sot është koha për të ndenjur në shtëpi, ti thua në male.
Qytetari: Po ndonjë lekë nëpër duar?
Edi Rama: Është kohë rezistence, kur të rregullohet gjithçka do punosh prapë.
Qytetari: Po dritat?
Edi Rama: O shoku im, dritat janë mall. Po e konsumove, do i paguash dhe kaq se ndryshe biem të gjithë në humnerë. Ne do t’ju ndihmojmë.
Hahaha… ckam qesh me lot. Humor falas me bollek. Nuk ka Portokalli apo komedi qe ti afrohet….
Hahaha… pac jet te gjate o popull!!