Numër i pafundëm pacientësh, dy mjeket anesteziste shqiptare nisin luftën në reaminacionin e rëndësishëm të Lombardisë

31 Mars 2020, 18:32Sociale TEMA
Numër i pafundëm pacientësh, dy mjeket anesteziste shqiptare

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë, që shkuan në Itali kanë nisur nga puna për të luftuar COVID-19.

Mësohet se dy anesteziste Alma dhe Andriada kanë nisur trajtimet e të infektuarve në spitalin e Brescias në Lombardi, i cili ka rreth 600 pacient.

Shoqata e Anestezistëve & Reanimatorëve të Shqipërisë ka treguar përmes një statusi në “Facebook” se mjeket janë vendosur në reanimacionin Covid 2, ku kapaciteti është shtuar me 6 shtretër duke arritur ne 14.

Shoqata bën me dije se gjendja e të sëmurëve në reaminacion është e rëndë, shumë prej tyre janë të intubuar.

Statusi i plotë i shoqates:

Mjeket anesteziste nga sherbimi jone Alma dhe Andriada filluan sot ne mengjes punen ne Spitalin Civil te Brescia, i cili eshte spitali me i madh ne Lombardi, dhe aktualisht me numrin me te madh te te semureve te hospitalizuar covid-19 (afersisht 600). 

Nga keto paciente, rreth 10% jane te shtruar ne repart subintensiv, dhe 10% ne terapi intensive ku ato jane vendosur. Pervec nje numri te vogel shtreterish covid-free (ish rea neurokirurgji), cdo reanimacion i spitalit eshte shnderruar ne reanimacion covid. 

Mjeket jane vendosur ne reanimacionin covid 2, ish rea kardiokirurgji, ku kapaciteti eshte shtuar me 6 shtreter duke arritur ne 14. 

Te semuret ne reanimacion, jane pothuajse eksluzivisht te intubuar. Ata u përkasin moshave te ndryshme, nga 40 ne 90 vjec, dhe ndodhen ne faza te ndryshme te semundjes. Disa ne gjendje shume te rende, nen ECMO, oksid nitrik, prismaflex. Nje pjese e mire te pronuar. 

Me me fatlumet jane duke nderprere sedacionin dhe ulur asistencen respiratore. Monitorimi konsiston ne EKG, pulsoksimetri, monitorim invaziv i TA, PVC. 

Pacientet ne ECMO monitorim hemodinamik me Sëan-Ganz. Ndersa per sa i perket terapise medikamentoze, parimet jane ato qe ne njohim dhe praktikojme, bilanc hidrik negativ, antibiotikoterapi profilaktike ne mungese te shenjave te mbiinfeksionit bakterial, antiviralet rralle ne pacientet kritike per shkak te nderveprimeve medikamentoze, antikoagulim i mire (shumica nen heparine continua me target aPTT 40-60), kortizonike vetem ne fazen inflamatore, gastroproteksion, trajtim i patologjive shoqeruese si mbajtja nen kontroll e glicemise dhe HTA

8 komente në “Numër i pafundëm pacientësh, dy mjeket anesteziste shqiptare nisin luftën në reaminacionin e rëndësishëm të Lombardisë”

  1. Bardhyl says:

    Bravo ju po perballeni me vdekjen.Ktu llapaqenet po thone jo po pompist jo po hidraulik .Vetem llum nxjerrin nga goja.Ju vazhdoni punen tuaj heroike.

    1. KUTE KEPUTE says:

      BRAVO BRAVO
      QENTE LE TE LEHIN

  2. Adrian says:

    We Love You!!!

  3. Vasilika says:

    Ju lumte vajza.Na nderoni me punen tuaj fisnike.Bravo.

  4. lani says:

    Faleminderit juve qe na beni krenare dhe
    SHUME FALEMINDERIT MJEKEVE TANE NE QSUT QE PO SAKRIFIKOJNE VERTET SHUME PER NE!

  5. anda says:

    a perktheni ne shqip kete artikull se nuk e marr vesh nivel shume i ulet

  6. Baton DR says:

    Ylla gocat…flamurin lart por edhe ruhuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje