Ndërrojnë jetë edhe 2 pacientë të tjerë në spitalin infektiv për shkak të koronavirusit

31 Mars 2020, 18:28Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në spital, duke e çuar në 15 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

1 komente në “Ndërrojnë jetë edhe 2 pacientë të tjerë në spitalin infektiv për shkak të koronavirusit”

  1. Zylo says:

    Ore njerez bejini publike emrat se na lodhet.Duhet te vihet emri dhe mbiemri se keshtu parandalon te tjere njerez qe kane qene kontakt me keta.Po perhapni me dijen tuaj me shume koronovirusin.Gazetare plehra lajme gjysmake.Ne vend te jeni te paret per parandalim po beheni shoqerues.Zoti ju pafte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje