Urdhri i Infermjerit përgënjeshtron mediat e opozitës: Të indinjuar ndaj aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tanë në Itali

31 Mars 2020, 15:38Sociale TEMA

Diten e sotme disa portale shkruajten se infermieri Qazim Ismaili, ishte pompist karburanti dhe jo infermier. Pasi mediat bene publike licencen e tij, ka reaguar edhe Urdhri i Infermierit, i cili thekson se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit. Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

Deklaratë për shtyp 

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejt të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

1 komente në “Urdhri i Infermjerit përgënjeshtron mediat e opozitës: Të indinjuar ndaj aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tanë në Itali”

  1. Lanabregesi says:

    Jo urdheri I infermierit,po dhe urdheri i zotit nuk ka vlere per Sali kriminelin dhe gjithe berishistet,ata cpifjen e kane metod pune per te arrit qellimin,jane rrasati me i qelbt ne toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje