Bashkia Lezhë ka alokuar 80 milion lekë reja, të cilat do t’i shtohen fondit të emergjencës, për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Po ashtu kjo njësi vendore ka vendosur shtyrjen e pagesave të të gjitha taksave dhe tarifave vendore deri më 30 qershor si dhe faljen e tarifave të shërbimeve publike për kategoritë e familjeve në nevojë për periudhen aq sa do zgjasë emergjenca e krijuar nga Covid-19.
Këto propozime të Bashkisë u miratuan këtë të marte nga Keshilli Bashkiak, në një mbledhjen të jashtëzakoshme e cila u zhvillua online si masë mbrojtëse dhe zbatim i rregullave për mbrojtjen nga koronavirusi.
Bashkia do të bëjë falje në masen 20% të vleres së përgjithshme të tarifes së shërbimit publik, për ketegorit e taksapaguesve që nuk kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre, referuar urdherit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa edhe penalitetet për mos respektimi i rregullave për shërbimet nuk do jenë në nivelin maksimal.
Me këtë paketë ekonomike kryebashkiaku Pjerin Ndreu, thotë se synohet tju vihet në ndihmë të gjithë kategorive taksapaguesish, duke nisur nga qytetaret e thjeshte dhe bizneset që operojnë në territorin e kësaj njesie vendore, përshkak se kjo periudhe izolimi ka sjellë vështiresi të shumta për të gjithë.
Gjithashtu Bashkia Lezhë ka vijuar mbështjen për familjet në nevoje, të cilat janë në vështiresi të shumta ekonomike. Fale bashkëpunimit me biznesin dhe shoqatat e ndryshme, deri tani janë ndihmuar me pako ushqimore rreth 3 mijë familje në nevoja dhe është bërë e ditur se mbështetja do të vijoje, pasi kërkesat janë shumë here më të mëdha.