Pozitivë gjithsej 259 31 mars 16
Të shëruar gjithsej 67 (25,8 %) 31 mars 15
Vdekur gjithsej 15 (5,8 %) 31 mars 2
Pozitivë aktivë 177
Deri në 31 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 259 raste me COVID 19. Ditën e djeshme, 31 mars,
janë 16 raste të reja.
Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të
ditës respektive të mëparshme.
Për datën 31 mars ky tregues është 0,8.
Përmbledhtazi situata paraqitet si vijon.
Prirjet ilustrohen në vijim. Për ta bërë më të lexueshëm krahasimin e vlerave që janë shumë të
ndryshme nga njëra tjetra paraqitja është në shkallë logaritmike.
Deri tanë janë 67 raste të shëruara, ose 26 % e të gjithë rasteve pozitivë.
Deri tani janë shënuar 15 fatalitete, 10 burra dhe 5 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 68,2 vjeç. E
burrave është 66,1 vjeç, ndërsa e grave është 70 vjeç.
Për çdo fatalitet kemi 4,5 persona të shëruar.
Shpërndarja e fataliteteve sipas grupmoshave është si vijon.

Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve pozitive është 5,8 %. Sipas grupmoshave është si vijon. Në
grupmoshën 65 – 74 vjeç ky indeks është 32,1 %.
Përmbledhtazi mund të themi që në Shqipëri janë 91 raste pozitive me COVID 19 për 1 milion banorë
dhe 5,3 të vdekur për 1 milion banorë