Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera përgëzoi sot qeverinë shqiptare si qeveria e katërt që miraton propozimin lidhur me “korsitë e gjelbërta”.
“Përgëzojmë qeverinë shqiptare si qeveria e katërt që miraton propozimin lidhur me “korsitë e gjelbërta”.
Tashmë është një masë e konsiderueshme vendesh që do të zbatojnë këtë propozim. Presim që Serbia dhe Kosova t’i bashkohen këtij propozimi së shpejti”, deklaron ajo.
Në një deklaratë Calavera u shpreh se “hapja e ‘korsive të gjelbra’ në kufij nuk duhet të presë”.
“Medikamentet dhe ushqimet duhet të lëvizin brenda Ballkanit Perëndimor si dhe midis BE dhe rajonit, u shpreh më herët ajo.
Kjo Zonja e paska me nge edhe këto kohë….merret me lojëra fjalësh….edhe Serbia edhe Kosova në të njëjtin nivel për çupën….edhe ujku edhe qengji njësoj
Të flasë saktë ose fare se kemi halle