Ku humbën bamirësit që qajnë në TV: Solidariteti i munguar në kohën e koronës

1 Prill 2020, 17:46Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një muaj nga shpërthimi i katastrofës sanitare të Covid 19-ës në Shqipëri po vihet re një fenomen që po nxjerr në pasqyrë koshiencën reale të shoqërisë shqiptare.

Ndryshe nga tërmeti i 26 nëntorit, kur shpërtheu një valë e madhe zemërgjerësie nga shumë njerëz, ku në transmetim live bëhej garë se kush do të dhuronte më shumë për ata që ju prishën shtëpitë dhe disa që menaxhonin këto donacione u kthyen edhe në figura publike duke kontrolluar edhe show televizive në prime time, në vetë të parë, sot kanë heshtur të gjithë.

Bamirësit e kthyer në yje showbiz-i u bënë aq të famshëm sa dilnin përnatë në televizor duke konkurruar Edi Ramën e madje duke qëndruar krah për krah e debatuar me kryeministrin ne mexhliset ku vendosej ndërtimi i shtëpive të reja për të goditurit nga tërmeti.

Aq të famshëm u bënë, sa në rrjete sociale nisën sponsorizimet masive ku postimet e “filantropëve” me fonde të panjohura mbushnin zinin “dhunshëm” hapësirën e mureve të facebook-ut, instagramit etj, si dhe shpërthyen sondazhet për pëlqyeshmërinë popullore, ku komentet vijonin pafund duke çuar në qiell mirësinë e tyre, kur në fakt një vepër e mirë vetëm për publicitet nuk ka nevojë. E më pas vijuan sondazhet që kush do të ishte kandidati për kryetar bashkie, e dikush nisi të parashikojë edhe të ardhme politike si liderë të rinj të së djathtës, qendrës, apo të së majtës së re.

Persona që askush nuk i kishte dëgjuar idetë, por që i shikonte në mënyrë permanente në tv me pako vaji, sheqeri, ilaçe enësh duke përqafuar përvuajtshëm familjet e drobitura, ndërkohë që bamirësit shfaqeshin të veshur firmato, e kurrë se thanë se nga vijnë lekët, kush i sjell.

Shpesh përsërisnin se dhuruesit nuk donin të dukeshin, por publiciteti që bënin bamirësit me parët e të tjerëve bënte çudi, kur vepra e mirë nuk ka nevojë për reklamë.

Por sot, në këtë kohë katastrofe, ku janë hapur shumë problem, që nga mungesat e pritshme në mjediset spitalore, e deri tek vështirësia e njerëzve për të jetuar kur nuk kanë punë, këta bamirës nuk duken.

Kanë humbur dhe nuk qajnë më në tv kur flasin apo dëgjojnë njerëzit e varfër. Por nuk kanë humbur vetëm këta, por edhe miliarderët shqiptarë që nuk ja bënë një herë “bam” për të thënë se janë gjallë e mirë.

Në Itali, që në ditët e para të katastrofës, solidariteti mori përmasa të mëdha, ku të parët që nxitën zinxhirin e mbështetjes ishin njerëzit më të pasur të vendit.

E filluan 50 restorantet më të mirë të Milanos që dhuruan një shumë disa milionëshe në euro për rajonin e Lombardisë që të furnizonte spitalet me material mbrojtëse për mjekët dhe respiratorë e barna për të sëmurët me Covid 19.

E vijuan më pas me radhë ish-kryeministri Berluskoni që dhuroi 10 milionë euro, familja Agneri po ashtu me 10 milionë euro, manjatët e mëdha të modës si Armani, Fendi, Dolce e Gabana, Versaçe etj që futën duart në kasafortat e arave dhe nxorën çeqet e majme me miliona gjithashtu. Të drejtuara kah Korporata e shëndetësisë e Lombardisë, por edhe në ndihmë të qytetarëve të pamundur e të mbyllur në shtëpi. Kryebashkiakët e rajonit mblodhën ndihma dhe arritën të siguronin ushqime, dhe shërbime të domosdoshme për banorët në karantinë falas.

Por tek ne çuditërisht nuk po duken askund në horizont as miliarderët që fitojnë kontrata publike, e as filantropët që paguajnë reklama e organizojnë ballo vipash.

Por ç’është më e keqja kanë humbur edhe drejtuesit e klerit, në një kohë kur institucionet e tyre janë bosh si pasojë e mos grumbullimit prej koronës. Nuk kemi parë apele dhurimi, apo nisma solidarizimi për ata që janë në gjendje më të rëndë, familjet e të shtruarve në infektiv apo të prekurit nga Covid 19, të pastrehët që nuk kanë se ku ta bëjnë karantinën, apo edhe të pamundurit që kanë humbur punërat me rroga të vogla si pastruese apo punonjës në bare e restorante të mbyllura tashmë.

Bill de Blasio, kryetari i bashkisë së New York-ut, u pyet dy ditë më parë nga CNN pikërisht për këtë kategori dhe deklaroi se që në fillim të pandemisë, këto shtresa kanë qenë të parët që kanë marrë mbështetjen e qytetit që të kenë strehë, ushqim dhe mundësi për të kryer karantinën në mënyrën sa më normale dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Vërtetë ne nuk jemi New York-u, por pse kanë humbur kështu këta bamirësit?! Në kohën e tërmetit u bënte goja si bilbil, apo mos vallë ka shërbyer si katalizator mundësia e kontratave të reja të ndërtimit për të mbeturit pa shtëpi?! Kush e di, pop rap e çuditshme është që nuk ndjehen fare…

29 komente në “Ku humbën bamirësit që qajnë në TV: Solidariteti i munguar në kohën e koronës”

  1. BERTI says:

    Mbase kur kontribuan per termetin nuk ju tha njeri falm…

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Po pse bamiresia per faleminderit behet mor Bert???

      1. -------- says:

        O Iliria, ndihma bohet qe te nxirret ne Facebook dhe Instagram, shto dhe ca bythe kauçuku, dhe behesh famoze.

    2. Operacioni Zjarri says:

      Po pyeteni nje here Ramen se ai rrinte gjithe kohen me Elvis Nacin mbase di ndonje gje.

  2. vlora says:

    Kush e ka blere spitalin continental?Di gje njeri te na tregoje?

  3. Populli katunar says:

    E cfare mund te presesh tjeter nga plehrat kusare. Se bashku me b….q….E politikes

  4. Alban Dega says:

    NJE ANALIZE FANTASTIKE !

    Te lumte penda e te ndrite mendja Ylli !
    “Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra” theksonte babai i publicistikes boterore dhe i “ The New York Times “ Sulzberger !
    Po shume faktet e Zotit Ylli Pata edhe ne kete analize te shkelqyer !

    1. nik says:

      beji dhe nje gojore tani

      1. Alban Dega says:

        PO TE ISHTE PER GOJORE DO TA FILLOJA ME TY….

        Por ka nje rrezik te madh.E ke aq te piste sa kam frike se do merrja SIDA prej saj pasi te eshte per hapur edhe ne tru !

    2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      sunito amerikon,lere Sulzberger por na thuaj se c’bejne birazeret e tu ”bamiresa” sunitoshqipfoles……….!!!!??

      1. ............. says:

        Dole ti o derri I derrit. Na ke ca trapin me kete gjuhe. Se cbejne byrazeret suite pyet tet moter apo gjithe grate e fisit, se do jene Duke ti shpartalluar. Kurajo pellazg,…

      2. edk says:

        magjyp i pontit bamirsa kemi greket qe i qan zemra per shqiperine duke mbajtur mediat dhe ty me miliona euro ne interes te vendit

  5. nik says:

    po bejne bamiresi, prandaj nuk i sheh ne televizor. Pyet njerezit ku jane dhe jo Meron nga laptopi poshte batanies ne shtepi… Je thjeshte nje vegjetal..

  6. geri says:

    futu tek faqja ne facebook e fundjaves ndryshe qe ti shohesh o idiot qe as informohesh ,ja ku i ke ne terren jane po sdalin ne tv se skane nevoje

    https://m.facebook.com/FundjaveNdryshe/

    sa per imamin nuk e ndjek dhe skam info,por perpara se te shkruash informohu o trap . ?

  7. Elvis naci says:

    Une ja kame lene gruas ne dore per dhurata se e ka pasur zakon si familje, pastaj cprisni nga ne , jemi race evgjiti . Ja per shembull Hekurani kushuriri im beri 14 femije dhe nje dite gruaja e tije Drita i tha ” hekuran me bere pidhin shoshe o te hengert kolera”

  8. Al says:

    Ka blere spital…spitalet dihet jane me humbje….

  9. andreas says:

    Eshte shume e thjeshte. Ne kohen e termetit ndihmat vinin nga bota permes ketyre tipave, kurse tani ne kohe virusi e gjithe bota eshte ne hall, madje ka me keq se ne. Keta jane pastrues parash te pista.

  10. Mashkullori says:

    Kush e ka degjuar nje thenie:
    Jep nje cironke,te fitosh nje det te tere me peshq.
    Keshtu jane “bamiresit” tane…

  11. Nik says:

    Koronavirus nuk shikon njeri nga xhepat dhe nuk urojm njeri nè botè ti ndodh por kèta bizesmenèt qè gjer tani kanè paguar nga 20 tè qindarka taks tè vihen nè linjèn e parè tè zjarrit dhe tè demonstrojn se janè jo vetèm pèr dreka dhe darka por edhe kur populli ka nevoj pèr ndihm ndryshe nga epidemia kujtohuni zotèrinj se mund tè shpèrthej ndonjè revolt nga uria ,pastaj nqse njerèzit nuk punojnè kush ju a blen mallrat,pallatet qè ndèrtoni??Thirrini koshencès dhe pèrgjegjèsis ndaj atdheut.

  12. Yt says:

    Likja ….florine e vjedhur

  13. Loran says:

    Kta jan mashtrusa si sudja morren leket e u zhduken a pa njeri no nje shpi te ndertuar nga kta mbas termetit

  14. Shqiptarja says:

    Mire ky mavria qe ka bere kete shkrimin qe sia ka fare haberin se ca po ndodh ne terren, sepse flet me sa duket nga brenda krevatit te tij, por juve te Temes, duhet te kishit bere cik me shume verifikim se sa te lejonit keta genjeshtare te vjellin helm ne publik.

    Ja vetem njera nga videot qe tregon mijerat e toneve me ushqime qe jepen cdo sekonde:

    https://youtu.be/j-Ywyh6Dars

  15. Lego says:

    Nuk po ndohet as ai Marin Mema. Gjynah si s ua ka hedh fajin grekeve deri tani per virusin e nuk na ka zbuluar nje ilaç te lashte pellazgoilir kunder korones

  16. Nje karikaturist i pavarur para ca muajsh beri nje karikature , ku nxirte qeverine me duar ne xhepa , ndersa bamirsin ngarkuar me leka sa te vinte keq se mezi i mbante e po vuante nga ngarkesa .
    Tashti sic duket I eshte thyer kalemi , po mire ben te beje nje karikature me diciture : ”Bishti e ka dardhen perpara “ !

  17. Tarasi says:

    ku ka solidaritet ne shqiperi?…ata qe dolen per termetin dolen per te vjedhur jo per solidaritet…si ai hoxha me kostum se nuk ja di as emrin

  18. Xhuxhumaku says:

    Po nga evgjitet nuk mund te presesh gje o zoti Gazetar

  19. kasollja e lalzit says:

    Te jesh bamires nuk eshte detyrim,apo te dalesh dhe ta besh publike.ne keto momente,le te nxjerri by…n ai qe ze ne goje Marinin.do t’ja kaloje mire…..

  20. Kritiku says:

    Njerezit e kamur nuk bejne asgje pa interes.”Bamiresit” e termetitr kerkuan qe duke bere shou te merrnin pjese ne tenderat e ndertimit.Ne kete epidemi s’kane shprese te fitojne dicka te tille,ndoshta prandaj nuk jane kaq te zellshem ne”bamiresit ” e tyre.Te varferit gjithmon presin nga te pasurit,se ata i kane mundesit per bamiresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje