Aleati i Bashës: Përgëzoj kryeministrin Edi Rama për 30 mjekët e dërguar në Itali, përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip nuk i shërbejnë askujt

1 Prill 2020, 13:44Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka përgëzuar kryeminstrin Edi Rama, pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptar në Itali.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai uron që ky gjest të mos zventiet nga propaganda, e cila mbart rrezikun që këtij solidariteti, t’i mbivendoset zhurma për kapjen e meritave.

Duka deklaron se u ndje shumë krenar dhe do të donte të ishte edhe ai njëri prej tyre, pasi e do popullin italin dhe është gati të përballet me sakrifica të tilla.

Statusi i plotë i Dukës:

Lajmi për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan të ndihmojnë në zonat e prekura nga COVID 19 në Itali, më gëzoi shumë. Më bëri të ndihem mirë dhe krenar, madje do të kisha dëshirë të isha njëri prej tyre. Nuk e them këtë pasi e di që nuk mund të kem asnjë dobi në atë ekip, apo sepse e di që nuk rrezikoj, por sepse e dua popullin italian dhe jam gati të perballem me kësi sakrificash, ashtu si për popullin tim.

Përgëzoj për këtë akt Kryeministrin Rama. Por do të uroja që ky gjest të mos zventiet nga propaganda, e cila mbart rrezikun që këtij solidariteti dhe bujarisë së këtyre njerëzve, t’i mbivendoset zhurma për kapjen e meritave, që askush nuk mohon. 

Po ashtu më duhet të theksoj se përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip, nuk i shërben askujt. Madje dëmton këtë skuadër por edhe ne në sytë e një bote deri tani përgëzuese ndaj nesh.

Thirrja ime është: Më lejoni që këta 30 njerëz, të cilët po vënë në rrezik jetën e tyre, të më përfaqësojnë edhe mua, të të përfaqësojnë edhe ty, të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë.

Na lejoni që edhe ne të jemi krenarë, na lejoni edhe ne që e duam popullin italian njësoj si Kryeministri dhe më shumë se ata që në këtë moment po hedhin baltë mbi traditën e popullit tonë.

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit!

7 komente në “Aleati i Bashës: Përgëzoj kryeministrin Edi Rama për 30 mjekët e dërguar në Itali, përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip nuk i shërbejnë askujt”

  1. Juristi says:

    ?????Edhe ky idiot i vet liçensuar si politikan,me blerje emri si kryetar partie,foli???

  2. Dritani says:

    O Agron Duka. Sinqerisht ndjej keqardhje qe tı te jesh nen sqetullen e Bashes apo me sakte te doktor mortjes.
    Ti nuk ke nevoje te kesh aty.
    Une ju njoh, ku vleresoj dhe nuk cuditem qe tregoheni objektiv pra i ndershem kur duhet qe edhe kundershtarit politik t ia njohur kur dicka ben mire.
    İk nga ai pellg i ndyre per hater te Zotit. Asht turp me te pa kush me dr mortjen, Lul pushtin, Fatmir vrasesin apo Flamur Noken, ate budallen Balliu, Salijanin e kallepı ı tyre.
    Bashkohu me Ramen dhe verı krahet ketıj vendi.

  3. Ilir says:

    Ky eshte Goni I vertete… Me ne fund! Shume e ngushte ajo korrnizé e aleancave politike per nje si Goni. Nuk e kuptoj si i duron?!

  4. Cudia says:

    Goni rri me ta se ndryshe nuk fiton. Nuk ka parti dhe i duhet te jete pjese e grupit edhe pse ka shume gjera qe e dallojne nga ata.

  5. Fatmiri says:

    Pershendetje Agron DukaThjeshtesia dhe korrektesia jote eshte shfaqur edhe here te tjera ,por ne kete raste ajo shkelqeu sepse nuk pranoi te njolloset me histerine partiake te se djathtes per te shvleresuar aktin heroik te 30 mjekeve tane qe vullnetarisht po perballen me rrezikun per jeten ! Te Pergezoi per kete qendrim dhe te uroi qe te mbetesh gjithmon i vendosur ne bindjet e tua!
    Fatmir Xhamallati

  6. I drejteperdrejti says:

    Te lumte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje