Kryeministri Rama dhe trajneri italian Biankini
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit në Itali, pas vendimit për të dërguar në zonën më të nxehtë të vendit fqinj 30 mjekë dhe infermierë. Një vendim i përshëndetur nga gjithë italianët, të prekur nga ky gjesti, ku Rama mes më tjerash ka theksuar: “Italia është shtëpia jonë. Shqipëria nuk e ka memorien e shkurtër”. Një fjali që në Itali ka bërë bujë dhe shtypi i ka kushtuar vëmendje maksimale.
Gazetari Lorenzo Rigamonti i “Eurosport” ka sjellë një profil ndryshe të kryeministrit Edi Rama, si ai është dashuruar me Italinë falë basketbollit, sportit që ka ushtruar në rininë e tij. Ja dhe artikulli i plotë:
Është data 29 mars, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dërguar një skuadër prej 30 mjekësh në mbështetje të sistemit sanitar italian që po lufton kundër Koronavirusit. Një gjest i admirueshëm solidariteti që ka pushtuar të gjitha faqet e para të shtypit, por pak e dinë se dashuria e kryeministrit shqiptar për Italinë nis që kur ekipi i basketbollit, Skavolini Pezaro, vizitonte Partizanin në Kupën e Kampionëve.
Ishte 3 nëntor 1988, kur hije gjigante qëndronin pas portave të Shqipërisë. Ishin rreth 15 lojtarë, me në krye trajnerin Valerio Biankini. Skavolini Basket ulej në aeroportin e Tiranës për të luajtur ndeshjen e parë të Kupës së Kampionëve të historisë së vet kundër Partizanit.
Ekipi italian kalonte Adriatikun dhe shihte përreth një botë të panjohur. Duhej pak mprehtësi për t’u përgjigjur me diplomaci disa çështjeve që i ndanin nga tapeti i basketbollit. Mes atyre fytyrave të ashpra të një Shqipërie komuniste, binte në sy një djalosh i ri, i gjatë dhe i sjellshëm. Quhej Edi Rama dhe ishte përkthyesi i skuadrës. Fliste një italishte të rrjedhshme, që ishte refleksi minimal për pasionin e tij të spikatur për kulturën.
Biankini e kujton kështu: “U surprizova jo pak në Tiranë, sepse zakonisht shoqëruesit tanë në vendet lindore ishin agjentë të sigurimeve sekrete, pak a shumë si personazhe filmash. Djaloshi, përveçse i pasionuar pas basketbollit dhe që dinte gjithçka për kampionatin italian, ishte brilant në bashkëbisedim. Kaloi shumë orë me mua dhe u bëmë miq menjëherë”.
Ndeshja në shtëpinë e komunizmit
Ishin vitet e arta të Skavolinit, e udhëhequr nga dyshja amerikane Daye-Cook. Por ata djem amerikanë as që e kishin idenë se çfarë ishte komunizmi para se të kalonin Adriatikun. Mjaftoi një shëtitje në Tiranë për të kuptuar se sa një ideologji politike mund të ndikojë në një vend. Bashkimi Sovjetik i Gorbaçovit kishte ndikimin e vet, dyert ishin të mbyllura dhe ende u thureshin lavde Leninit dhe Stalinit. Luçiano Murxhia i kujton kështu ato momente. “Ishte një territor i mbushur me bunkerë lufte prej çimentoje. Shqipëria komuniste dukej sikur ishte gati për të luftuar pushtimin e armikut”.
Një panoramë gri, mjegull dhe pluhur. Në mes Edi Rama, i cili ishte e kundërta e atij konteksti. Vetëm se nuk mund ta thoshte, akoma jo. Dashuria e tij për Italinë fillon pikërisht ato vite. Shumë e shpjegojnë si një tërheqje ndaj trashëgimisë artistike të vendit tonë, por ne na pëlqen të mendojmë se afeksioni i tij nis pikërisht atë ditë, në dyert e Tiranës, falë basketbollit. Ishte një Skavolini super, që e mundi Partizanin 84-72, ndërsa pas ndeshjes u dhuroi vendësve këpucë dhe fanella.
Diçka që shqiptarët nuk e kishin parë më parë. Ndryshe nga ajo që ishin mësuar dhe që kishte një domethënie tjetër. I bënte të ndërronin. Shqipëria e asaj kohe ishte e mbushur me djem të rinj si Edi, që ëndërronin Italinë në heshtje, pa ua thënë më të vjetërve.
Pak vjet pas ndeshjes me Skavolinin, në 1991-shin, një eksod i dimensioneve të papara më parë drejt brigjeve italiane të Adriatikut. Shqiptarët vinin në grupe pa pushim dhe qytete si Brindizi dhe Bari i pritën me krahë hapur. Ndoshta edhe Biankini do të kishte dashur të priste në shtëpinë e tij përkthyesin, me të cilin u bë mik në Tiranë. Ai kujton mirë momentet e takimit të ndarjes në aeroport: “Më dhuroi një portret të një fëmije të pikturuar prej tij, me veshjet e folklorit shqiptar. Në sy kishte një trishtim të madh, një dëshirë të madhe për të ardhur me ne.”
Ajo në fakt nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim. Sepse 20 vite më pas Edi Rama do ta priste trajnerin e Pezaros në Tiranë, në zyrën e tij si kryebashkiak. Aty muret ishin pikturuar me ngjyra të ndezura, ndërsa në hyrje, eh aty ishte një kosh basketbolli. Tirana e sotme duket sikur ka lindur nga ajo zyrë. Shumë ndërtesa të kohës së komunizmit janë lyer me ngjyra brilante.
Një qytet i pastruar nga abuzimet, nga droga dhe rrënojat e regjimit. Na pëlqen ta përmbledhim aksionin politik të Ramës me një fjalë të vetme: ngjyra. Ngjyra në rrugë, parqe dhe pallate. Janë hequr ndërtimet abuzive që mbulonin lumin dhe janë zëvendësuar me pemë. Kjo është një pjesë e trashëgimisë së Edi Ramës, që në jetë ka qenë pak nga të gjitha: basketbollist, piktor, politikan.
I rritur nga një baba skulptor dhe nga një nënë e diplomuar në mjekësi, në kohën e adoleshencës u lidh pas topit të basketbollit. Në Shqipëri e kujtojnë si një lojtar të talentuar të Dinamos. Pas takimit me Skavolinin, ai shkoi në Francë, ku themeloi një lëvizje kundër regjimit. Në atë kohë studionte për art dhe veprat e tij dalloheshin për përdorimin e lirë të ngjyrave, të denja për në muzetë francezë e deri te Bienalia e Venecias.
Ato tablo të ngjyrosura dhe të varura në mure dukej sikur përmbanin pak nga shpirti i të rinjve shqiptarë si ai, të cilët në ato vite po mësonin të mos kishin frikë të ndërronin për atë që ishte jashtë skemave të ideologjisë dhe jashtë kufijve të vendit të tyre. Janë dizenjo të mbushura me ngjyra ato të Ramës, që duket sikur të ngrenë kokën dhe të bëjnë të fantazosh. Ndoshta tabloja që shtyu Edi Ramën të ëndërronte për herë të parë ishte ajo që u materializua në parketin e Tiranës, ajo me kanatieret e kuqe të Skavolinit.
Shqipëria nuk e harron Italinë
Tani hijet gjigante janë në dyert e Italisë. Nuk janë 15 si lojtarët e Biankinit: Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, ka dërguar dyfishin. E di që Italia është treguar e mirë me të dhe bashkëkombësit e tij, kujton gjithashtu edhe ëndrrën e tij të parë që ndryshoi botën e tij.
Por sot, Italia që Edi Rama sheh është ajo me rrugët bosh dhe shtëpitë e mbyllura. Vuajtja e një populli nuk mund të ketë ngjyrë. Ngjyrat i sjell Rama, ato që i quan “forcat e bardha” janë 30 mjekë shqiptarë që do të ndihmojnë për të luftuar emergjencën ndaj Koronavirusit. Nga i njëjti aeroport i 32 viteve më parë, Edi Rama i drejtohet Italisë:
“E di që dikujt këtu në Shqipëri do t’i duket e çuditshme që 30 mjekë të armatës sonë të vogël të shëndetësisë do të nisen sot për në vijën e parë të zjarrit në Itali. E di që 30 mjekë dhe infermierë nuk do ta zgjidhin raportin mes forcës vrastare të armikut të padukshëm dhe uniformave të bardha që po e luftojnë në anën tjetër të detit. Por di që atje është shtëpia jonë që kur Italia dhe motrat dhe vëllezërit tanë italianë na kanë shpëtuar, na kanë mirëpritur në shtëpitë e tyre kur Shqipëria përjetoi një dhimbje të fortë.
Po luftojmë të njëjtin armik dhe burimet tona njerëzore dhe logjistike të luftës nuk janë pa limit, por sot nuk mund t’i mbajmë forcat tona në pritje, ndërkohë që në Itali, ku po kurohen në spitale edhe shqiptarët e prekur nga virusi, kanë nevojë të madhe për ndihmë. Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur brenda kufijve të tyre, edhe vende të pasur u kanë kthyer shpinën të tjerëve, por ndoshta ngaqë nuk jemi të pasur dhe me memorie të shkurtër, nuk mund t’ia lejojmë vetes që të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.
Askush nuk mund të fitojë i vetëm. Dhe ju pjesëtarë kurajozë të këtij misioni për jetën po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet ta fitojë këtë luftë edhe për ne, për Europën dhe botën mbarë. Zoti i bekoftë të gjithë!”
Me ne fund ju gazetat qe i lepiheni RAMES me ne fund duhet ta kuptoni se cdo gje ka nje kufi:
Po beheni te neveritshem se bashku me Kryetarin!
Mirë or mirë , po na thuaj kush ta ka rrasur kaq keq t’i lutemi të ta “ç’rrasi” se po vuan shumë siç duket …
Haha! E keqja është se Tarrasit nuk ka kirurg qe t’ja heqi…..atë që ja kanë rras. E ka në tru. I ka bërë shplarje rradikale Sala. Dhe nuk është vetëm. Ka shumë tarrasa me kokën me rrudha mbrapa si taracat e Lukovës
Kapter jeni Gjeneral! Rrofshi!
O budall nuk ka lidhje me Ramen shkrimi. Ka lidhje me marredheniet Itali-Shqiperi. Individet jane rastesore.
Tarrasi edhe unë jam kritik i edi ramës sa më s bëhet por duhet ta kuptojmë se edi Rama ka punuar për këtë ditë që të talli trapin majtas djathtas. .si ka punuar? Pastroi partinë e vet si puna e qoftëlargut enver. .nuk e futi brënda sali kriminelin sepse i duhet më tepër i lirë saliu pikërisht për të kapur për gryke opozitën ..bëri të njëjtën gjë edhe me postin e presidentit pra gjeti personin më korruptuar që ta mbajë edhe këtë prej gryke dhe tani edi bën show show dhe vetëm show. .pavarësisht dhe pa marrë parasysh ae çfarë kostoje do paguaj ky popull ..kujt ti pëlqejë le të rrijë dhe të zhurdullojë sytë si i hipnotizuar e kujt mos ti pëlqejë Shqipëria le të marri rrugët e botës. .kjo është filozofia e km tonë. .atë gjë që nuk po kuptoj është fakti se si një pjesë e shqiptarëve po bëhen spektatorë në show e edit. .militantët e tij i kuptoj dhe nuk është aspak e nevojshme tu referohem. .emigrantët kanë lënë prindërit mbrapa në shqipëri kanë rrënjët familjare nuk mund të jenë kaq pasivë sepse pleqtë tanë nuk e rrëzojnë dot edin opozita po e thamë që është e kapur për koqesh. .tani fjala e fundit ngelet tek emigrantët. .duhet të marrim shëmbull Izraelin apo skënderbeun (bashkimi)nëse duam një shtet të fortë e funksional e jo një shtet monist sharlatanist kllounist si shteti i dështuar i edi ramës. .
Ti si emigrant, cfare do te beje?
Ilir unë mendoj se emigrantët shqiptarë kanë shumë armë në duart e tyre madje shumë të fuqishme. .ta themi edhe ndryshe emigrantët vetëm me pështymë e rrëzojnë një qeverri si kjo e ramës ..e rëndësishme është se sa %e emigrantëve e njohin realitetin shqiptar. .apo sa % e emigrantëve futen në mediat on line dhe tregojnë interes për jetën politike në vënd. .ilir interneti është e ardhmja e botës mendoj se tani jemi në hapat e parë. .ti ilir më bëre një pyetje :çfarë do bëje? Unë nuk kam ndërmënt të kap armët për shumë arsye por mendoj se për të përzënë ramën metën dhe berishën nga skena politike shqiptare ia vlen të kapesh edhe armët sepse këta vetëm me këtë gjuhë kuptojnë..ndërsa unë kam zgjedhur penën dhe fjalën e lirë. .nuk i lëpihem askujt por e them mendimin tim ashtu sikurse e mendoj dhe pa u ndikuar nga përfitime anësore. .pastaj siç po vijnë kohët edhe ne emigrantët kemi pjesë aty në shqipëri kështu që patjetër duhet të kemi të drejtën e votës sikurse bën e gjithë bota. .
Shkrim i mbushur me ndjenja te ngrohta vleresimi per shqiptaret dhe shqiptarin tone te pare te kohes se sotme.
Po vuan Tarras? Po vjell vrerin qe ke brenda? Të terbon xhelozia per suksesin e Rames dhe impotences tuaj? Vuaj, o I vrerosur, kurre nuk do jesh I Gezuar se pse ke helmin brenda vetes! Hija e Rames ju ndjek në çdo moment dhe nuk mbusheni dot me fryme! Urrejtja vret shpirtin e atij qe e ka, pra ke kohe qe je kthyer në një Zombi!
Duhet ti injorojme, osé e shumta… ti méshirojme keta mjerané qe kemi mes nesh. Nuk meritojne as pergjigje as vemendje, thjeshte keqardhje.
o zot sa driteshkurter qe jeni! KU qendron e keqja me artikull pse duhet te shqyeni gojen pper te nxjere nje mllef qe e ka origjinen te ambicja e te qenit ne hije kur tjetri eshte I respektuar nga dikush Kuptoni qe ju smeritoni te ktheje njeri syte kur ju kaloni
Vlerësim i merituar.
Po levizje kunder regjimit kur e krijoi?
Aman se kemi 3 jave brenda….ju lutemi na i kurseni keto…….
Boll u moret me ndihmen e shqiptareve per Italine! Mos ta teprojme se i bie vlera!
Le t’i kthehemi hallit ne Tirane e te shikojme heronjte si Dr. Dhimitri qe ndonese ne pension i eshte kthyer punes ne spitalin e infektivit!
Rama na beri të ndjehemi krenarë për atdheun tonë.
Shkrimi për Scavolinin eshte i sakte se kam qene deshmitar pesonalisht.
Shpirtkëqijtë e salihut nuk e dine se ne ate kohe ishin neper shpella.
Rrofte kultura dhe perparimi.Poshte mediokriteti dhe prapambetje.
Tani le te presim nje shkrim nga Berluskoni per mikun e tij Sali.Te shkruaj per premtimin qe i beri Saliu ,qe nuk do lejoj me shqiptar te shkoj ne Itali ,me perjashtim te femrave te bukura,qe Berluskoni i ka pike te dobet.
?????????????????????
Shkrim, që e lexova me një frym .
OBOBOBOBO !!
DO TI BJERË INFARKT LUBONJËS, ZHEJIT , GJAKMARKAJT ,
SA PËR KRERËT E OPOZITËS , ATA KANË KOHË QË JANĒ ME TUBIN E RESPIRATORIT NË GOJË .