Rama për “TG 5”: Kishim frikë se mjekët do thonin jo, Italia është shtëpia jonë

1 Prill 2020, 08:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vijon intervistat me mediat italiane, lidhur me ndihmën e ofruar nga Shqipëria me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve atje, për të kontribuar në luftën me koronavirusin.

Mbrëmjen e kaluar, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve “TG 5”, Rama tha se ideja i ka ardhur duke parë konferencat me funerale dhe donte të tregonte një gjest solidariteti.

Rama tha se s’kishte pse t’i mbante mjekët në rezerva, kur mund t’i dërgonte në frontin e luftës pasi dhe Italinë e konsideron si “shtëpi”.

“Më erdhi natyrshëm. Ne jetojmë në Shqipëri, por jetojmë me Italinë, thithim ajrin e Italisë nëpërmjet televizioneve, jo vetëm në media, por edhe nga shumë shqiptarë jetojnë aty. 

Dhe kështu duke parë ato konferenca funerale me shumë e shumë të vdekur, duke qenë nga kjo anë, edhe ne e përjetojmë këtë agression vërtetë vrasës, nuk mundeshim më. 

Na erdhi natyrshëm të themi. Ne nuk jemi në gjendje ti ndihmojmë me të gjitha, por jemi në gjendje t’u demostrojmë solidaritetin tonë, afeksionin tonë të madh dhe sigurisht impenjimin tonë për të qënë aty. 

Nuk është se kemi burime të palimituara, edhe ne kemi këtë frikë që sistemi jonë  mund të shpërthejë, por deri tani po ia dalim, dhe sa kishim këtë kohë rezervë, thamë përse duhet t’i mbajmë rezervë dhe nuk i dërgojmë atje në front, që është shtëpia jonë në fund të fundit”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarja lidhur me mjekët nëse e flisnin italishten, Rama u përgjigj se të gjithë shqiptarët e flasin italishten, ose edhe nëse nuk e flasin nuk humbasin në të.

Rama tha se ai kishte patur frikë se mos mjekët dhe infermierët do të ndryshonin mendim, për shkak se disa prej tyre nuk kishin lajmëruar as prindërit e tyre.

 “Shqiptarët e flasin të gjithë italishten, nuk humbin në italisht le të themi. Edhe nëse nuk e flasin si pjesa më e madhe. Dhe gjëja më e bukur ishte se kur bëmë këto telefonata për të kuptuar nëse ishin gati të niseshin, të gjithë ishin gati, madje kishte edhe nga ata, të cilët nuk u kishin thënë prindërve, na e thanë në aeroport. Kishim frikë se na thoshin jo, sepse frika e prindërve është e kuptueshme. 

E bëmë sipas mësimit të Nënë Terezes që thotë në vend të mallkosh errësirën ndiz një qiri. Është një qiri që shpresojmë t’i sjellë mbarësi Italisë, sepse me të vërtetë nuk mund të rri secili në shtëpi, mbyllur në dhomë duke menduar se shtëpia e tyre nuk do digjet duke parë lajme që nga ana tjetër po digjet. Është e pabesueshme”, përfundoi kryeministri.

9 komente në “Rama për “TG 5”: Kishim frikë se mjekët do thonin jo, Italia është shtëpia jonë”

  1. Juristi says:

    Bravo Edo.Gjuha italiane, e folur,i ka rene shume frekuenca.Sa per kanalet italiane,shikushmeria ka rene ne menyre drastiken per shume arsye.Nje arsye eshte edhe heqja e kanaleve italiane nga frekuencat qe u shihnin pa pagese,u shihnin kollaj fare,dhe kete ju duhet ta vendosni perseri.

    1. Hako says:

      Me lejo qe te mos jem dakort me ty,Gjuhes italiane i ka rene perparesia,sepse eshte jo-nderkombetare si Anglishtja,por ama flitet me shume se para disa vitesh,sepse nder-komunikimet jane shtuar.Pastaj persa i perket kanaleve Italiane,shihen shume mire ne paketat e internetit,qe mesa kam vene re jane shume te perhapura.

    2. Socialisti says:

      Per ideal propozoj t’i jepet Rames mandati 4 dhe cmimi nobel per hipokrizi.

      1. Demokrati says:

        Hani mut… paguan Blloku i Lalezit.

  2. antipatrea says:

    Thjeshtë: Je i madh Rama … Të lumtë!!!

  3. Eliana says:

    Shume respekt per ju z.Rama! Te gjithe ata mjeke e infermiere i uroj nga zemra te kene shendet te plote e suksese ne pune,na kane mrekulluar me solidaritetin e tyre Zoti i bekofte!Jetojme ne krahinen e venetos.

  4. Samiu says:

    Po çfar kerkon me kte qe thua o xhins gomari , kisha frik se doktoret do me thoshin jo , ti i ben gjerat si gomar ne koken tende , apo flet me mjeket dhe infermieret nje her , apo do ti thuash gazetarve italiane qe ishte deshira ime personale per te çuar doktor e infermier per ndihm o idjot , edhe kur ben diçka te mir ky njeri kte budallalleku vet e ndjek nga pas kudo , ksaj i thon kush pjerdh e kush mer groshin , kush sakrifikon e kush shet pordh ne tv e botes ti je gjyna o njeri , çfar ben e ben si lopa qe e derdh kusin e qumeshtit me shqelm.

  5. Albion says:

    Po te lumte zoti kryeminister por para se te besh shfaqje mediatike per perfitime personale eshte mire qe ti pergjigjesh qutetareve te juaj me pare se mesa duket keshtu si ja ke nisur nuk do vdesin nga virusi por nga uria dhe shume shpejte do fillojne te vjedhin e vrasin njeri tjetrin per mbijetese

  6. Albion says:

    Po te lumte zoti kryeminister por para se te besh shfaqje mediatike per perfitime personale eshte mire qe ti pergjigjesh qutetareve te juaj me pare se mesa duket keshtu si ja ke nisur nuk do vdesin nga virusi por nga uria dhe shume shpejte do fillojne te vjedhin e vrasin njeri tjetrin per mbijetese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje