Memorie.al publikon historinë e panjohur të gjeneral-major Nexhip Vinçanit me origjinë nga Kolonja, njëri prej ushtarakëve madhorë më të përgatiturv që kishte Ushtria Shqiptare, i cili pasi kishte kryer Shkollën Ushtarake Mbretnore të Plotësimit të Oficerëve gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe gjimnazin klasik të qytetin e Shkodrës, në 39-ën, shkoi në Itali pranë Fakultetit të Drejtësisë në Romë, ku në 1941-in u përjashtua për aktivitetin e tij antifashist dhe u detyrua që të kthehej në Shqipëri. Angazhimi i tij në Lëvizjen Antifashiste në Qarkun e Korçës së bashku edhe me tre vëllezërit e tjerë (Aliun, Samiun dhe Saliun), ku si rezultat i përgatitjees së tij të lartë si ushtarak dhe aftësive që ai tregoi në shumë luftime, u emërua si komandant i Shtabit partizan të Qarkut të Korçës, komandant i Brigadës së IV-të Sulmuese dhe zv/komandant Operacioni në luftimet për çlirimin e Tiranës që drejtohej nga Mehmet Shehu.
Dëshmitë e të vëllait të tij, kolonel Sami Vinçanit, ish-Shef i Policisë së Degës së Punëve të Brendëshme të Qarkut të Shkodrës), lidhur me karrierën ushtarake të Nexhipit pas mbarimit të Luftës, ku pasi u emërua komandant i Divizionit të Peshkopisë dhe atij të Korçës, në 45-ën u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik, duke u diplomuar në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” të Moskës, dhe në ‘48-ën u kthye në Shqipëri, ku u emërua Drejtor i Drejtorisë Operative në Ministrinë e Mbrojtjes e zv / Shef i Shtatmadhorisë të Ushtrisë, dhe në “Provokacionet e gushtit 1949”, u dërgua në front, ku drejtoi luftimet së bashku me gjeneral-major Mehmet Shehun dhe kolonel Skënder Malindin.
Konflikti i gjeneral-major Nexhip Vinçanit me Enver Hoxhën që në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste në vitin 1949, ku Enveri filloi goditjen ndaj tij, duke kujtuar se ai dhe gjeneral Tahir Kadare, kishin nxitur gjeneral Gjin Markun që të fliste kundër Koci Xoxe në mënyrë që Koci të bënte bashkëfajtor edhe Enverin, për të gjitha krimet që ishin bërë deri në atë kohë nga Ministria e Brendëshme nën drejtimin e PKSH-së., gjë e cila bëri që ndaj tij të fillonte “gjuetia e shtrigave” për ta degraduar më pas, duke e larguar nga Ushtria dhe për ta emëruar si drejtor i një ndërmarrje ndërtimesh në rrethin e Fierit, ku jetonte i vetëm në një kasolle, pasi prej intrigave të Sigurimit të Shtetit, ishte detyruar që të ndahej nga bashkëshortja dhe arrestimi i tij në 1957-ën, duke e akuzuar “si armik i popullit” . Arrestimi i dytë i Vinçanit në vitin 1982, ku pas 11 muajsh hetuesie intensive nën tortura që ai të prononte se Mehmet Shheu kishte qenë poliagjent dhe internimi më pas në një nga fshatrat më të largëta të Gramshit, ku jetoi krejt i vetëm në një kasoille qeni deri në shëmbjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilit i kishte shërbyer edhe ai vetë me devocion e idealizëm
Nga Dashnor Kaloçi
Ka qenë fundi i vitit 1957 kur në Degën e Brendëshme të Shkodrës ku unë isha me detyrën e Shefit të Policisë së Qarkut, më njoftuan se më kërkonte urgjent në Tiranë, ministri Kadri Hazbiu. Unë mora makinën e Kryetarit të Degës, gjeneral-major Hilmi Seitit dhe u nisa menjëherë për në Tiranë. Para se të hyja në zyrën e ministrit, takova Teki Kolonecin që asokohe ishte Drejtor Drejtorisë së Kufirit dhe e pyeta nëse dinte gjë se përse më kishin thirrur me aq urgjencë në ministri. Ndërkaq akoma pa mbaruar mirë fjalën, më thirrën në zyrën e ministrit ku Kadri Hazbiu më priste në këmbë. Pasi u takuam ai më tha: ‘Skënder, të kam thirrur që të shkosh urgjent në Durrës, sepse do të arrestojmë vëllanë tend, Nexhipin, me gjithë gruan e tij Memkën, dhe ti do të rrish me fëmijët e vegjël, se s’ka kush t’i mbajë. Urdhëri për arrestimin e gjeneral Vinçanit, ka dalë nga ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku dhe ne do ta zbatojmë menjëherë’. Unë u nisa shpejt për në Durrës dhe kur arrita atje nuk e gjeta Nexhipin në shtëpi, sepse e kishin arrestuar së bashku me gruan”.
Kështu e kujtonte arrestimin e vëllait të tij, Nexhipit, Skënder Vinçani, ish partizan dhe kolonel i ministrisë së Brendëshme i cili na rrëfente të gjithë historinë e vëllait të tij, gjeneral-major, Nexhip Vinçanit, ish komandantit të Brigadës së IV Sulmuese partizane, nënkomandantit që udhëhoqi Operacionin për çlirimin e Tiranës dhe zv / Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare deri në vitin 1957. Po kush ishte Nexhip Vinçani, cila ishte e kaluara e tij dhe përse u burgos e u torturua në mënyrën më çnjerzore Heroi i Luftës partizane e gjenerali i famshëm që kishte studjuar në Romë për Jurisprudencë dhe ishte diplomuar në Akademinë “Voroshillov” të Bashkimit Sovjetik? A qëndronin akuzat që iu bënë Gjeneral Vinçanit në Pleniumin e V-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku thuhej se: “në bashkëpunim me dy gjeneralët e tjerë, Gjin Marku e Tahir Kadare, kishin dashur të rrëzonin me anë të kompllotit, Shefin e Shtatmadhorisë të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral-major Beqir Ballukun? Përse filloi çarja në mes Enver Hoxhës dhe gjeneral Vinçanit dhe që kur kishin filluar kontraditat në mes tyre? Cili ishte kurthi që organizoi ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, gjë e cila çoi në arrestimin e Vinçanit dhe gruas së tij, Memkës dhe a ishte e vërtetë se urdhër-arrestin e kishte dhënë ministri Balluku? Përse hetuesi Shkëlzen Bajraktari, kur e arrestoi Vinçanin në vitin 1982, e akuzoi atë si “agjent të anglezëve”?! Ç’farë kishte thënë ai për qeverinë shqiptare në lidhje me problemin e Kosovës dhe cila ishte përgjigjia që u dha hetuesëve në burgun e Burrelit, ish-gjenerali Gjin Marku që vuante dënimin aty, kur e pyetën për Vinçanin? Përse gjenerali i famshëm që kishte drejtuar luftimet në ‘Provokacionet e Gushtit të vitit 1949’ dhe që konsiderohej si një nga ushtarakët më të talentuar të Ushtrisë Shqiptare, përfundoi kanaleve të bonifikimit të Myzeqesë dhe u internua në fshatin më të largët të Gramshit, ku jetoi i vetëm në një kolibe qeni deri në vitin 1987? Lidhur me këto e të tjera ngjarja nga jeta dhe karriera e tij ushtarake, na rrëfente, i vëllai, koloneli në persnion, Sami Vinçani, pak kohë para se të ndahej nga jeta.
vijon nga numri i kaluar
Akuzohet për kompllot ndaj Ballukut
Por Enveri nuk u mjaftua me mos zgjedhjen e Nexhip si antar i Komitetit Qëndror, sepse më pas në Pleniumin e V-të të K.Q. që u mbajt në vitin 1950-të ai e shkarkoi atë nga posti i Zv / Shefit të Shtatmadhorisë dhe ai i kandidatit të Komitetit Qendror. Pas kësaj Nexhipin e çuan Shef të Degës Ushtarake në Elbasan dhe Komandant Divizioni në Tiranë, e më pas si Komandant të Mbrojtjes Bregdetare në Durrës. Në këto detyra ai qëndroi deri në janarin e 1958-ës kur e liruan fare nga Ushtria dhe më pas në fundin e atij viti, e arrestuan. Po cili ishte shkaku i vërtetë i goditjes së Nexhipit dhe si erdhi arrestimi i tij? Lidhur me këtë, i vëllai i tij, kolonel Skënder Vinçani kujtonte: “Për shkarkimin e Nexhipit nga posti i zv / Shefit të Shtatmadhorisë dhe përjashtimin e tij si kandidat i Komitetit Qendror, atëhere u tha se ajo gjë erdhi pas akuzave që iu bënë, ‘sikur ai në bashkpunim me dy gjeneralët e tjerë Gjin Markun e Tahir Kadare, kishin tentuar që të bënin një kompllot për të rrëzuar nga drejtimi, i ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant, Beqir Ballukun dhe ta merrin vetë drejtimin e asaj ministrie. Kjo gjë erdhi pasi gjatë një darke në hotel “Dajti”, Nexhipi e kishte pyetur në kofidencë Mehmet Shehun, në se ishte e vërtetë se ai do të emërohej Shef i Shtatmadhorisë në vend të Ballukut. Kjo pyetje e tija u shfrytëzua nga Enveri për të ngritur akuzën, sikur Nexhipi kishte dashur që të rrëzonte me kompllot Ballukun e të merrte vetë nën drejtim Ministrinë e Mbrojtjes. Por shkaku i vërtetë i eleminimit të Nexhipit, nuk kishte të bënte aspak me kompllotin ndaj Ballukut, sepse ajo gjë nuk ishte e vërtetë. Nexhipi e kishte mik të ngushtë Ballukun dhe as që e mendonte atë gjë. Enveri e shkarkoi dhe e goditi Nexhipin, vetëm për faktin se në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e më pas, ai nuk u çua që të kritikonte Gjin Markun, kur ai i kërkoi Koci Xoxes që të thellonte autokritikën e tij. Këtë gjë Balluku ia ka shprehur vetë vëllait tone, Samiut, në vitin 1956-të, kur ai shkoi për ta takur, pasi u arrestua Nexhipi dhe Kadri Hazbiu na kishte thënë se për atë gjë kishte urdhëruar Beqir Balluku. Ajo gjë nuk ishte e vërtetë sepse urdhëri kishte dalë nga Enveri dhe Balluku qau kur e mësoi lajmin e arrestimit të Nexhipit. Enveri kishte pasur kontradita me Nexhipin që nga periudha e Luftës, gjë e cila konfirmohet edhe nga dëshmia e Dr.Ymer Dishnicës, i cili na ka thënë: ‘Enveri e filloi goditjen ndaj Nexhipit duke e quajtur atë armik të partisë e të popullit për disa arsye. Një nga më kryesoret ishte ajo e xhelozisë, sepse deri në mesin e viteve ’50-të, në të gjithë Qarkun e Korçës, flitej me një simpati të jashtzakonëshme vetëm për Nexhipin dhe aspak për Enverin. Dhe e dyta ishte ajo se unë me Nexhipin ishim shumë të lidhur me njeri tjetrin, gjë e cila e tërbonte fare Enver Hoxhën”, kujtonte Skënder Vinçani, dëshminë e Dr. Dishnicës, lidhur me marrëdhëniet e acaruara të Nexhipit me Enver Hoxhën, si shkak i xhelozisë së tij.
Arrestimi i gjeneral-major Vinçanit në 1958-ën
Lidhur me arrestimin e gjeneralit të famshëm Nexhip Vinçani, vëllai i tij Skënderi kujtonte: “Në vitin 1956-të kur u mbajt Konferenca e Tiranës, Enveri donte që ta implikonte dhe Nexhipin me grupin e atyre delegatëve që ngritën probleme kundër udhëheqjes së lartë të PPSH. Ndonëse Nexhipi nuk ishte fare delegate, sepse ai në atë kohë ishte me shërbim në Durrës, me detyrën e Komandantit të Mbrojtjes Bregdetare, gjatë senacave të Konferencës, Enveri iu drejtua kolonel Iljaz Ahmetit, duke i thënë: ‘Pa hë Iljaz, na thuaj ç’farë iu thoshte Nexhip Vinçani lidhur me shokët e udhëheqjes’? Iljaz Ahmeti jo vetëm që nuk foli kundër Nexhipit, por përkundrazi ai e mbrojti atë. Atë që Enveri nuk e arriti dot në vitin 1956-të në Konferencën e Tiranës, e zbatoi afro dy vjet më vonë. Kështu në fundin e vitit 1957-të, kur unë isha në detyrën e Shefit të Policisë së Qarkut të Shkodrës, më lajmëruan se më kërkonte urgjent në Tiranë, ministri Kadri Hazbiu. Pasi mora makinën e kryetarit të Degës, gjeneral Hilmi Seitit, u nisa menjëherë sipas urdhërit që më ishte dhënë dhe kur erdha në Ministri, pyeta Teki Kolonecin që asokohe ishte Drejtor i Kufirit, nëse dinte gjë përse më kishin thirrur me aq urgjencë. Ndërkaq akoma pa mbaruar fjalën më kërkuan në zyrën e Ministrit, ku Kadri Hazbiu më priste në këmbë. Pasi u përshëndetëm ai më tha: ‘Skënder, të kam thirrur që të shkosh urgjent në Durrës, sepse sipas urdhërit që ka dalë nga Ministri i Mbrojtjes, ne sot do të arrestojmë vëllanë tend, Nexhipin, me gjithë gruan e tij Memkën, sepse ajo ka marrë nga dyqani më shumë ushqime se ç’i takonin dhe t’i duhet të jesh aty pasi s’ka kush t’i mbajë katër vajzat e vogla dhe nuk duhet të lëvizësh nga ajo shtëpi pa marrë urdhër nga unë’. Unë u nisa menjëherë për në Durrës dhe kur vajta atje, nuk e gjeta Nexhipin, pasi e kishin arrestuar së bashku me gruan e tij. Për arrestimin e Nexhipit, nuk kishte dhënë urdhër Ministri Balluku, por ajo gjë u bë pas një plani të Kadri Hazbiut, i cili si duket kishte marrë urdhër nga Enver Hoxha, sepse arrestimi i një gjenerali, kurrsesi nuk mund të bëhej pa urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm. Plani i Kadri Hazbiut ishte kurdisur në këtë mënyrë: Teksa gruaja e Nexhipit kishte shkuar për të blerë në pazar, shitsja e cila ishte porositur nga Sigurimi i Shtetit, i tha asaj që të blinte disa ushqime më tepër, pasi do të hiqeshin triskat. Kështu ajo i bleu ato dhe më pas u denoncua për abuzim dhe u arrestua. Qëllimi i Sigurimit ishte që ta ndante Nexhipin nga gruaja dhe më pas asaj t’i bënin presion që të fliste dhe akuzonte Nexhipin sipas akuzave që do t’i duheshin atyre. Sigurimi ia arriti synimit që ta ndante Nexhipin nga gruaja, por Memka nuk pranoi kurrë që të fliste kundra burrit të saj, përkundrazi, ajo në hetuesi e mbrojti atë, duke thënë se Nexhipi nuk kishte asnjë faj. Gjatë hetuesisë Nexhipin e kishin pyetur rreth “kompllotit” që kishte dashur të bënte për rrëzimin e Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballukut. Pas një muaji Nexhipin e gruan e tij i liruan nga hetuesia dhe Nexhipin e larguan nga Tirana dhe e dërguan në Fier, duke e lënë që të banonte i vetëm në një kasolle, pasi e detyruan që të ndahej nga gruaja”, kujtonte Skënderi, makinacionet që përdori Sigurimi i Shtetit, i nxitur nga Enver Hoxha, kundër vëllait të tij gjeneralit Nexhip Vinçani
Arrestimi i dytë në ‘82-in dhe torturat në hetuesi
Po ç’ndodhi me tej me gjeneralin e famshëm Nexhip Vinçani dhe si rrodhi jeta e tij aty në qytetin e Fierit? Lidhur me këtë, Skëndri kujtonte: “Ndonëse Nexhipi konsiderohej si një nga ushtarakët më të talentuar që nga periudha e Luftës, atë e ç’mobilizuan dhe e lanë për shumë vjet fushave të Myzeqesë, duke u marrë me hapjen e kanaleve bonifikuese. Aty ai punoi deri sa doli në pension dhe gjatë asaj kohe survejohej rregullisht nga Sigurimi i Shtetit. Ndonëse ai kishte qenë një ndër kuadrot kryesorë të Luftës, nuk iu dha asnjëherë pensioni prej 100 lëkësh që përfitonin ish-partizanët. Arrestimi i dytë i Nexhipit ndodhi në vitin 1982, pak kohë pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe kjo gjë u bë me qëllim që gjatë hetuesisë, Nexhipi të pranonte që kryemnistri Shehu kishte qenë poliagjent. Kështu pas dhjetorit të 1981-it, atë e ndiqnin në çdo hap dhe kur erdhi tek unë në Tiranë, një njeri i që e njihte, e lajmëroi se po e ndiqte Sigurimi për ta arrestuar, sepse në Lushnje ku banonte vajza e tij, e kishin rrethuar shtëpinë me policë. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Nexhipin e arrestuan në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit, ku hetuesi Shkëlzen Bajraktari, shkoi me një numër të madh policësh, hetuesish e oficerësh të Sigurimit dhe me qëllim që të bënin bujë e zhurmë të madhe, atë e arrestuan në mënyrë demonstrative, në sy të gjithë banorëve të lagjes. Hetuesi Shkëlzen Bajraktari. pasi hyri me forcë në shtëpinë e tij, i bërtiti duke e quajtur: ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Nexhipin e mbajtën për 11 muaj në hetuesi, duke e akuzuar për ‘agjitacion e propagandë’, ku i bënë torturat më çnjerzore, saqë disa herë u detyruan që ta shtronin në spitalin e burgut në Tiranë, për ta kuruar nga të rrahurat. Hetuesit e pyesnin se përse kishte thënë se: qevria shqiptare nuk kishte bërë asgjë për Kosovën dhe çfarë lidhje kishte pasur me agjentin Mehmet Shehu dhe bandën e Xhevdet Mustafës, që asokohe kishte zbarkuar në zonën përreth Fierit. Po kështu atë e akuzonin si ‘agjent të anglezëve’ pasi gjatë kontrollit që i bënë shtëpisë tij, i gjetën një fotografi ku ai kishte dalë me disa ushtarakë të Misionit Britanik, gjatë kohës së Luftës. Nexhipi filloi të tallej me hetuesit, duke i’u thënë se: ishte agjent i anglezëve, italianëve, francezëve dhe deri i japonezëve. Nga kjo gjë hetuesit u bënë si të tërbuar dhe e torturuan aq shumë, sa ai gati iu ngeli në dorë dhe u përmend vetëm kur e çuan në spitalin e burgut në Tiranë. Gjatë asaj kohe që e mbajtën në hetuesi, Sigurimi i Shtetit kërkoi dhe pyeti në disa rrethe me dhjetra persona, që të pranonin t’i dilnin atij si dëshmitarë. Vetëm në Fier, Sigurimi pyeti mbi 60 persona. Po kështu hetuesit dhe Sigurimi i Shtetit vajtën edhe në burgun e Burrelit, ku vuante dënimin shoku më i ngushtë i Nexhipit, ish-gjenerali Gjin Marku, dhe i kërkuan atij të fliste për Nexhipin. Sapo i filluan pyetjet, Gjin Marku e kuptoi se e kishin arrestuar edhe Nexhipin e iu tha: ‘Turp të keni ju dhe ata që iu kanë dërguar, sepse Nexhip Vinçani është njeriu më i pastër’. Pas kësaj Gjinin e rrahën aq shumë, saqë ai nuk u ngrit për një kohë të gjatë nga dysheku. Mbas 11 muajsh hetuesie, nga që nuk gjetën dot dëshmitarë për ta dënuar, Sigurimi u detyrua që ta lironte Nexhipin, duke i komunikuar sikur kishte përfituar nga një amnisti, gjë që nuk ishte aspk e vërtetë”, kujtonte Skënder Vinçani, lidhur me arrestimin dhe torturat që iu bënë vëllait të tij Nexhipit.
Internohet 5 vjet në Gramsh ku jetonte në një kolibe qeni
Po çfarë ndodhi me Nexhip Vinçanin pasi e liruan nga hetuesia ku e torturuan për 11 muaj me rradhë? Për këtë, Skënderi na tregonte: “Atë ditë që e liruan nga hetuesia e Fierit, Nexhipit që i kishte kaluar të shtatëdhjetat, i komunikuan internimin për në fshatin Grabovë të Gramshit, pasi më parë i kishin internuar dhe gruan e dytë në fshatin Shtyllas të Korçës. Fshati Grabovë ishte 8 orë larg Gramshit dhe atë e caktuan të banonte në një kolibe që rojet e kooperativës e kishin përdorur për të mbajtur qenin. Ajo kolibe ishte aq ngushtë, saqë nuk nxinte dot as dhe një krevat për të fjetur dhe i gjithë shiu i binte brenda. Ai jetoi aty krejt i vetëm në kushte çnjerzore për pesë vjet me radhë, deri në 1988-ën, duke e mbajtur frymën gjallë me ndonjë gjë që i falnin fshatarët, që iu binte rruga andej. Nexhipi paraqitej çdo ditë në zyrat e Këshillit Popullor dhe nuk e lejonin që të shkonte as për tu vizituar në qytetin e Gramshit. Njëherë që e lejuan pas tre muajsh lutje, porsa e panë në qytet, e urdhëruan që të nisej menjëherë në fshat, pasi aty do të vinte për vizitë një shok i udhëheqjes nga Tirana. Ai u nis në këmbë në atë të ftohtë dhe gjatë rrugës natën e hëngrën qentë e fshatarëve. Nga që nuk u kthye dot atë natë në shtëpinë e tij, Këshilli Popullor i fshatit kujtoi se ai ishte arratisur dhe u dha kushtrimi duke u ngritur në alarm të gjitha çetat vullnetare të fshatrave përreth”, kujtonte Skënderi vuajtjet dhe peripecitë e pafundëme të vëllait të tij, gjeneralit të famshëm Nexhip Vinçani, i konsideruar si një nga heronjtë e Luftës Antifashiste në Shqipëri, i cili ndërroi jetë në 6 mars të vitit 1997, në qytetin e Tiranës, nga ku Enver Hoxha e kishte larguar që para 40 viteve, duke e akuzuar si “armik të partisë e të popullit”.(Memorie.al)
Nga artikulimi dukesh si Pellumb Xhufi. Apo gaboj ??!! Nje miku im qe ka qene nendrejtor i riparim sherbimeve ne Fier me thote qe e ka pas njohur si Drejtor bonifikimesh Por me sa kam lexuar Bedri Spahiun dhe Pandi Kriston dhe Nesti Kerenxhi, Nexhipi me Gjinin e ndezen zjarr Korcen me Beratin ne lufte. Madje Enveri qe ne ate kohe ishte xheloz per keta komandante tw zote
Pordha Kaloçësh ????
Kush je ti Moisi Golemi?
KURSE TI MOISI GOLEMI JE NJE KRYM KURVE;
Memorie po i kushton shume “vemendje” njerezve qe dhane ndihmese te konsiderueshme ne instalimin e diktatures ne vendin tone, dhe me kalimin e kohes u seleksionuan sipas vete diktatures. Keta njerez nuk ishin kunder diktatures. Perkundrazi e donin diktaturen sipas shijeve vetjake, jo sipas shijeve te diktatorit. Lufta brenda llojit.
Dashi! shkrimi juaj ka shume pasaktesira,tregon pa i ditur e genjeshtra.
Po c’tu desh o Xhipe ziu!
Ore socialist leshi po Mit’hat Frasherin kush e priti me truproje nderi??? Nexhip Vincani ka luftuar me shume se Mit’hat Frasheri. Po provokacionet e gushtit 1949 kush i perballoj?! Ishte Nexhipi dhe te gjithe ata qe u shpallen armiq e tradhetar madje u pushkatuan. Provokacionet e gushtit 1949 erdhen jo vetem si rezultat i monarko fashisteve por edhe i politikes se Enver Hoxhes. Enver Hoxha patriot i madh dhe nexhipi qe luftoi tradhetar. Llogjike qe nuk shkon. Nexhipi i sherbeu vendit dhe kyrre nuk u vleresua por te pakten shqiptaret duhet ti dine disa te verteta.
Trego çfar mutin ka ber vllai jot or mik , se nuk e kish njeri inat per dien dhe ate zotsi supermeni vllain tend o trap , vllain tend per te studiuar qeveria ENVER HOXHES e çoi , Nexhip Vinçani mos e gerricte bythen me gjethe fiku , ate kerkoj ate mori , naj Shpifen me kto histori thua se vetem ENVER HOXHA tek pull e ka mbajtur ne kemb ate sistem qe shkoj , perveç ENVERIT te ter dolen te persekutuar ne kte vend , te ter i tregojn historit siç i leverdis dhe ja japin kaluç bythes ti nxieri ne gazet , o kokrrat e legenave vetem burra nuk paskit qen , thoni te verteten o legena arsyen e vertet pse jan denuar njerzit tuaj , Enveri nuk mori njeri me pahir mas vetes , si kopila benit lutje per te hyr ne partin e punes , pse nuk u bera dhe un komunist , nuk u bera se nuk bera lutje nuk isha per at pun , por at sistem e votova me bindje se ate mendim kisha per at koh dhe mir bera nuk jam pishmon , por nuk them qe me çonin me dru tek qendra votimit , se te ter ju qe shani o kopila bashk me mua dhe me te persekutuarit qe çoheshin para te tjerve shkonim e votonim ate sistem me aheng qe ne 6 te mengjesit , kte gje keni turp me e thon apo nuk ju leverdis o sumkapuça , kur ju leverdisi te vrisnit per Enverin Te ter se kishit interes , tashti qe ai vdiq e ska gje ne dor po dilni sikur ai tek pull ju ka mbajtur te terve me zor nga pas o kopila njerez , njerez pa byth e karakter , popull legen qe nje njeri tek pull ju ben zap kunder deshires tuaj , un per vete e kam votu me ndergjegje se ne at koh ate mendim kisha askush nuk me detyroj me zor , ne kacolle o legen kan ndenjtur dhe njerez qe kan patur nga 6 edhe 7 deshmor ne familje , qe tek e fundit si kishin ber asgje atij sistemi , po ju kurva qe shkonit ne kacolle se kerkonit me shum se çfar meritonit , ju e meritonit kacollen njerez pa karaktar , per veç Enverit te gjith kopila si te persekutum dolen dhe ata qe naj kan ber jeten ferr per interes te partis dhe interesit vet , ne njerezve qe nuk kishim gje ne dor por qe ishim 100 her me njerez se kta kopila qe sot ankohen me pa te drejt. Saly kaluç suma .
Mos je vall kopili Nexhipit qe te djeg kaq shum?
Tedi! Pergjigju nofkës Dani…… të gjithë ata që rrinin rreth Enverit po dalin të persekutuar, disa të varur në litarë, disa të pushkatuar, disa të burgosur, të tjerë të perndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Gjithë këto shkrime apo të ashtuquajtur dokumentar televiziv po e bëni Enverin gjigandin që e mbajti diktaturen i vetem 46 vjet.
E bëtë Enverin personazh madhështor të mitologjis së lashtë.
Po plumbat në luftë per Shqiperine kush I mori Enveri apo soj e sorollopi i surratit tënd të zgjebosur. Qënie inferiore bastarde qe hani buke nga çdo dore që ju del perpara, që nuk e keni merituar ndonjehere emrin shqiptare. Po prandaj kemi ngelur të fundit e Europes ne se pushtetin e kanë patur qelbesira që skane dashur as baballeret e tyre, si enveri e fytyra spiunesh si ju.
Me ty Dani e kam..
“Njëri prej ushtarakëve madhorë më të përgatitur që kishte Ushtria Shqiptare”- Kështu thua ti o dashnori i kaloçajve( apo i koçekeve të misrit tevkooperativës). Mbi këtë kolonë sofizmi ti ngre gjithë ngrehinën tënde mashtruese në shërbim të të gjithë atyre që ja kishin me hile shqiptareve duke ja shitur shpirtin për pesë grosh atyre qe ju hidhnin më shumë tagji në grazhdin e mëkatit. Tung o dashnori i DOÇAJVE!
Ka qene titullar, por jo komandant i brigades se IV-t, sepse komandant qe nga formimi ka qene Zija Kambo.
Pune kalocesh.
Flutra te kan genjyer,lexo ca libra xhan gjithmon nqs di
O dashnori i kaloçëve, pyete pak Skënderin e vinçanëve se çfarë ka bërë kundër armiqve të diktaturës gjatë kohës qe ishte shef i policisë në Shkodër! Ky pusht qënka i persekutuar!?!? Vëllai i tij dhe vetë Skënderi instaluan diktaturën që kishte projektuar Enveri. Në një moment kur Ai ( Enveri) e pa që nuk i duheshim më si bashkpuntorë, por shërbenin më mirë si armiq, në armiq i ktheu. Sepse i dhanë justifikimin e forcimin e diktaturës. Edhe si armiq i shërbyen kauzës së Enverit për konsolidimin e diktaturës së proletariatit. Prandaj mos na çani zallotën me këta plehra që ishin më komunist se vetë Enveri.
O ti kokebosh”tedi”ke degjuar gje per nje ushtarak te larte me emrin Armando Vincani?Ky eshte i biri i Nexhipit nje njeri me vlera njerezore qe nuk tha asnje fjale per te atin si i persekutuar.Keto qe shkruan ky kaloqja nuk jane te verteta.N.Vincani nuk eshte persekutuar.Ai u lirua nga ushteria dhe vazhdoi jeten e tij.tung nga US.
Historia jone ka treguar se Enveri njerzit trima dhe kopetentet nuk i ka pasur shume qejf.
Jane sakrifikuar ne forma te ndryshme.Enveri ishte xheloz sidomos kur te dilte emri ne popull
dhe njerzit kishin simpati.Ne so do te pytet ai brez dhe sot, ne rrethin e Korces per ato vite, sigurisht qe njerzit
do te permendin Gjeneral Vincanin dhe jo Enverin per kontributin e dhene.
Bravo Dani
Paska fol dani, eo, fshatari, pasho dhe flutura, të gjithe pseudonime me nje IP, dmth I njejti person. Tani ka luftuar ky Gjenerali apo jo? Se kur plas lufta fshiheni si minj ferrave, nuk eshte lufta me tu lepire pas bythes se shefit apo enverit ose operativit të zones.
Prapa ferries e poshte gurit ka gjithmone si ju. Në ballë të luftes ishte Nexhipi!
Kaloc ziu ,kaloc miu…
Qe ne rrjeshtin e pare e ke dhjere nga mencurija.
Nexhip Vincani,nuk eshte nga Kolonja,por nga Vincani nje fshat I Korces rreth 8-9 km larg saj…
Ky Nexhipi me te vertete ka qene ushtarak I pergatitur,por ka patur dhe ane negative,
Qe ne kohen e luftes,kishte qef femrat,ta lanin e shpelanin,kur trajtohej si udheheqja I trazonte dora.Kur u arrestua,ju gjet nje dhome e mbushur me mallra deficitare,te cilat i merrte nga kontigjenti i ushterise.
Keshtu,eshte me mire,te pasqyrohen te dyja anet e medaljes per kedo se ja si ndodh qe shkruani vetem “heroizma” por jo dhe aventurizma…
Burgajeti, per kete punen e femrave ke te drejte. Por jo ushtarak i pergatitur. Gjeneral i pergatitur me 3 gjuhe te huaja. I vetmi Komandant qe eshte plagosur ne lufte nga Brigadat Partizane, kur u clirua Pogradeci. Jo komunist por familje bejleresh dhe luftetaresh. Per kete qe i zinte dora, kuptohesh qe je zogist i “persekutuar” e te paskan futur me “hater” magazinier per te mbuluar “njollen” e te shperndaje thashethemet e sigurimit. Por ata qe e kane njohur thone qe ndante e kafshaten e bukes me ushtarin e thjeshte e jo me nga keto. Familje bejleresh nuk i shkonte ne mendje te mendonte si skuthat e sigurimit hajdute te laberise qe te kane mesuar ty.
Perse e nadu gruan e pare Memen?Edhe dikush e ka thene kete “doren” e saj,por e zbukuron sikur e paska mashtruar shitesja…
Cili komandant eshte palgosur ne luften per clirimin e Pogradecit dhe cila brigade e cliroj ate?Me duket se ja ke future si kau peles.Pogradecin e ka cliruar brigade e XV o tunxh…
E megjithate pune komunistesh !
Mora pushken dola malit
te luftoja per Atdhe
nga ta dija une i gjori
Se armiku ishim NE !
Kete shefin e shtabit te ushtrise Armand Vincani e paskan zgjedhur se dikerka te beje pune me shtabe??!!
Qe eshte ndeshkuar e pranoj se eshte fakt,per se nuk id te them,por genjeshtrat I urrej.
Shkrojta dicka me lart,pa lexuar shkrimin se,nuk ishte engjell Nexhipi ka patur dhe gjynahe….
Fillova te lexoj dhe lexoj letyra:
Paska qene neper kanalet ujore te bonifikimit ky Xhipja…
Jo dhe jo,e di shume mire,sepse e kam takuar ne Permet,kur erdhi te takoje vajzen e tij kimiste ne ushqimoren e Lushnjes,e cila kishte erdhur atje ne nje konkurs kombetar te pijeve.
Nexhipi ishte drejtor I ndermarrjes te bonifikimit dhe “shetiste” me xhips mbas bythe.Ecte tere tangerlllek,kjo eshte e verteta e trajtimit te tij….
Nuk e perjashtoj ndeshkimin,por nuk me pelqen genjeshtra.
Shume jane rezuar nga fiku dhe internuar,por me xhips mbath bythe vetem Nexhipi ka patur.
Si menodni,te jesh drejtor dhe te jetosh ne barrake….KURRE!
Sic duket nuk I rrinte kycur goja dhe ky nuk eshte faji I askujt,por eshte I tij.
Kur u arrestua ne 1982 ju gjet palltua e gjeneralit ,kur askush nga te tjeret nuk e kish….
O ti i nderuar permetar qe merresh akoma me perrallat e sigurimit, kush e rrethoi dhe e çarmatosi Divizionin italian ne Permet i cili nuk dorezohej? Sa veshmbathje ju moren italianeve dhe armatim me te cilat u veshen partizanet Po thuaje tamam, ose nese nuk e di mesoje. Nexhip Vinçani me Brigaden e IV, Gjin Marku me Brigadene. Tij dhe Kadareja nga zona operative e Gjirokastres. Bashke me fisnikun Dashnor Mamaqi. Po mesojini te pakten e mos rrini te prrallisni dokrrat e Enverit dhe sigurimit akoma. E kush i ra i pari Gjermaneve kur shken ne token shqiptare. E si u mor hak per Boroven me vone. E kujt shqiptari ju mor jeta nga pushka e ketyre ushtarakeve atdhetar?m thuja vetem nje. Asnje. Vetem prej Enver Hoxhes jane vrare shqiptare dhe shpures se tij. Po kollaj, trima pas beteje e te mencur pas kuvendi ka sa te duash. Ne fund te fundit njerez ishin dhe ata. Por ishin burra, jo grua si enveri yt!
O mashtrues,Nexhip Vincani ne Fier ishte drejtor i NSHN,ndermarje ndertimi,dhe nuk banonte ne kasolle,po ne qender te Fierit,pallati ngjitur me teatrin,dhe bashke me gruan,jo vetem.
Nexhip Vincani megjithe se ishte perjashtuar nga partia,punoj si drejtor ndermarje deri kur doli ne pension,ne burg u fut mbas vetevrasjes se Mehmet Shehu.
Nje komentus tregohet me afer te vertetes, bashkohsit i njohin meritat te luftes e drejtimit si ushtarak, Nexhipi nuk ka pasur djale ai qe permendet eshte i nipi, Memka (e shoqja) vodhi ushqime me triskat vetem kafe ju gjeten 2 kv.Kur e shkarkuan nuk hapi kanale por drejtor i bonifikimit
Labi, treçerek je totalisht korrekt, kur hyn te grate me e vogla tregon qe s’je burre. Gjuan poshte brezit. Nese do kishe mendim dhe logjike burri do e analizoje me vete qe s’do kishte shans e shoqja ta bente ate gje edhe sikur ti shkonte ne mend. Keshtu qe ska ndodhur. Por duke qene se dukesh qe mund te kuptosh dicka me shume me logjike, thelbi eshte shume i thjeshte, ne 56-ten, pasi vdiq Stalini, Hrushovi ndermori ne gjithe lindjen operacionin e zevendesimit te drejtuesve te lidhur me te. Nexhipi bashke me nje takem ushtarakesh kishin mbaruar ne BS. Enveri i trembej nje puçi nga brenda, e per ti dale te keqes perpara per pushtet filloi krasitjen e atyre qe mund te ishin te mundshem per kete ndermarrje. Nje nga keta ishte dhe Nexhipi. Te tjerat jane prralla me mbret qe nese do i beson, nese nuk do jo. Kaq e thjeshte eshte Konferenca e Tiranes. ( nuk mund te them qe s’ka patur te drejte ne nje fare kuptimi, se pushteti eshte pushtet) Por Nexhip Vinçani ka qene idealist pa lidhje me kete gje. E ne fund te fundit enverit s”ja ka patur borxh. Thjesht viktime e e paranojes se enverit. Por nje gje ta kesh per vete: Burrat, nuk permendin grate!
Nexhipi ka marre plumba jo per shtepine e e vete, e jo per kafe si e bastardoni biseden, por per Shqiperi. Ashtu si ka luftuar i jati i tij Kahremani, dhe vellezerit e tij, Aliu, Saliu, Samiu, ashtu si e gjithe zona e Rrezes, Mokres, Gores, Oparit me njerzit e tyre te shkelqyer. Ashtu si beri qe ne Operacionin e Dimrit Brigada e IV, padiskutim dhe Brigada e I-re, dhe vetem keto te dyja, nuk u shperndane. Lexo historine e do me japesh te drejte. Vetem 2 Brigada Partizane nuk u shperndane ne Operacionin e Dimrit. Nuk ka qene politikan. Thjesht ushatarak. Prejardhja jo klase punetore por bejler ( fshatar me sakte). 28 vjeç komandant. Ylli ndriçues i tij dhe i familjes, thjesht Atdheu, Shqiperia. Te tjerat gjykoji vete!
Fshati Shtyllas eshte ne Fier,jo ne Korce.Ne shtylle te Korces nuk ka patur te internuar grua te Nexhip Vincanit,ka patur te internuar te tjere korcare…
Futja Kaloc se kaloc ziu je…
Por te pakten lexo o katran,lexo me shume,lexo pak gjeografi,lexo ca me shume histori,degjo jo vetem nga veshi I djathte,por degjo dhe nga veshi I majte…
Keta byrazeret e Nexhipit,hengren buke si besnike te Enverit.Njeri prej ketyre,Skenderi,ne mos I ngateroj emrin,me ka treguar se,vullnetarisht bente studime dhe hulumtime te vendeve ku kish jetuar komandanit dhe ky paska qene ne formacionin I cili I siguronte jeten…
Krimet tek qenja njerezore qe shkaktoi diktatura dmth vet Hoxha ishin te tmerreshme dhe te pa justifikueshme ne asnje menyres.Sidoqofte diktatori ishte i zgjuar dhe frika nga Ai grup shoqeror qe ai krijoi apo Klonoi me doren e tij ishte e justifikueshme.Ai i njihte nga after dhe e kuptoi se njerez te tille nuk kane asnje ideal apo zot qe besojne,ata mund ti hanin koken ,kur filluan te ndiheshin te fuqishem dhe te vecante Ky grup shoqeror nuk kishte asnje ndjeshmeri njerezore,mund te shkelte lehte mbi kufoma per pak pasuri dhe pushtet.Ata shtireshin in sikur nuk shikon in burgjet ku dergjeshin intelektualet apo shoket e tyre,sikur nuk shikonin ku u katandis sidomos fshataresia nga varferia e skajshme duke i perbuzur akoma dhe sot me shprehje unike ne bote te perdorur si sharje: katunar ,nderkohe qe thengjijte e origjines se prinderve fshatare qe zaptuan Tiranen i kishin mbuluar me hi!!Ata kujtonin se ishin ndryshe dhe ju takonin atyre te gjitha privilegjet deri sa perfunduan te gdhiheshin ne radhe per ushqime dhe u transformuan ne demokratike te persekutuar!!!Me sh.veshtiresi me grryen pyetja ne se diktatori duhet te kishte Spastruar me shume nga ky grup shoqeror a do te ishte me mire Shqiperia sot?????
Kalosh eshte e vertet qe Enveri ka vrar e prer sa e ke ka dasht dhe te kemi degjuar e lexuar me vemendje se e kemi simpatizuar pa ia ditur bemat por kemi deshire te degjojme e te lexojme nga zoteria juaj pa hile dhe bemat e enverit qe erdhi me pas dhe menyren si ika eleminuar jo vetem shoket e vet por dhe kundershtaret. per 30 vjet.
Edhe ne keto dite “zie”ti vazhdon te ndjellesh akoma zi!Po’ ‘u nxifsh edhe ti vete”,more Kal se Dashnor nuk je ,por edhe nuk e meriton !
Edhe ne keto dite “zie”ti vazhdon te ndjellesh akoma zi!Po’ ‘u nxifsh edhe ti vete”,more Kal se Dashnor nuk je ,por edhe nuk e meriton !
Hahaha merruni me Enverin qe U hengert Corona.
Dhe nëse do ja hudhni eshte ngaqe ne kohen e “qoftelargut” Ju vemjet u vaksinuat kunder tuberkulozit me leket e gjyshit analfabet 24 karatsh.
Si ky hydajeti dhe J e KOQi…
Hahaha merruni me Enverin qe U hengert Corona.
Dhe nëse do ja hudhni eshte ngaqe ne kohen e “qoftelargut” Ju vemjet u vaksinuat kunder tuberkulozit me leket e gjyshit analfabet 24 karatsh.
Si ky hydajeti dhe J e KOQi…
Si ky “xhenerali” gjithe kuadrot drejtues te ushtrise Kane studjuar ne akademine Voroshillov.
Po kush e coi atje mo fshatar Kolonje
Hahaha merruni me Enverin qe U hengert Corona.
Dhe nëse do ja hudhni eshte ngaqe ne kohen e “qoftelargut” Ju vemjet u vaksinuat kunder tuberkulozit me leket e gjyshit analfabet 24 karatsh.
Si ky hydajeti dhe J e KOQi…
Si ky “xhenerali” gjithe kuadrot drejtues te ushtrise Kane studjuar ne akademine Voroshillov.
Po kush e coi atje mo fshatar Kolonje
Qe enveri te vriste per xhelozi(dmth nese ishe me i pashem se ai apo nese ishte me me kulture e i afte) por ai te vriste edhe nga frika, kjo eshte mese e sakte. Vete shteti ishte i ndertuar rreth nje personi,dmth sic e ka thene edhe dr,I.Kalo, enveri nuk kishte zevendes te pare,te dyte apo te trete. Pak njerez ne bote mund ti vijne drejtues shteti nje shoqerie siç ishte ai,tipik dobiq. Megjithese ne nje forme te moderuar por me kriminale,enveri ishte Trashegimtar i denjte i pashave osmane,por keto te fundit nuk i fshihnin qellimet ndersa ai po. Enveri si nje i panjohur per vete kohen,e shfrytezoi ne maksimum kohen,veproi ne nje menyre dinake duke ju dhene kopetenca teneqexhive injorante sic ishte K.Xoxe ,apo M.Shehu edhe ky nje injorant (disa e bejne me kapacitet,por nje vrases i pameshirshem sic ishte mehmeti injorant mbetet.Kjo edhe per faktin se injorantet perdoren sic u perdor ai nga enveri e ne fund e hodhi ne kosh) te dy. Koçi agjent dhe mehmeti poliagjent. Sistemi i enverit per shoqerine shqiptare ishte lufte. Pak njerez te denjte ka patur ne ate kohe. I zgjuar konsiderohej dredharaku,injoranti e i pabesi,pasi ata i shpetonin. Ose njerezit anonim qe skishin asnje vlere per sistemin e punonin minierave e kanaleve.
paska shku per lesh Xhipja…….
N VILÇANI KA QEN DREJTOR I BONIFIKIMIT NE FIER DHE E DONIN TE GJITH PUNONJESIT NJERI BABAXHAN DHE AUTORITAR
HA MUTE MANDI HA JE I VOGEL AKOMA DHE SI DI SHUME GJERA
Visi, kuptohesh qe nga emri qe je i “madh”. Po te krahasosh Nexhpin Vinçanin qe mori plumba per Atdhe, partizanet e mire dhe trima, ushataraket qe nuk dinin as parti e as e enver, por njihnin vetem Atdheun,Shqiperine me Kosoven, me ju dobiçat qe lane sigurimsat rrugeve, eshte njesoj si te krahasosh Partizanin dje dhe sot, me dinamon e fuksave.
Shkrimi fillon me pasaktesine e prejardhjes. Mendoj se autori si edhe here te tjera behet merak vetem per komentin e tij mbi ngjarjen jo per saktesi historike, qofte edhe si kjo. Gjithsesi Nexhipi ka qene i pergatitur si ushtarak dhe krenar dhe me autoritet. Ka qene i zoti profesionalisht dhe pak ka pasur te bejw me qenien komunist. Kujtohet se kur shkonte ne Korce, para arrestimit, ne shtepine eoficereve ne kafe, njerezit i mblidheshin ne tavoline dhe e degjonin me respekt. Ata punen e femrave e ka pasur, gjera qe ndodhin, pjese e natyres njerezore. Kete ja kane nxjerre edhe keta te Kalocit ne nje dokument te luftes. Ne 1948 ,ne aktivin komunist te Korces ka dale ne krah te Enverit kunder Xoxes kur disa nga shoket e Kocit i kerkonin enverit ta trajtonte Kocin ne menyre atnore. Shprehja e Nexhipit ka qene se komandanti, pra enveri nuk eshte as kishe e as xhami dhe Koci nuk eshte i vogel tja falim kesaj here. Rasti i gjetjes se ushqimeve ne shtepine e tij eshte folur atehere. Thone qe i kishte grumbulluar e shoqja shitese. ?!
Per rastin e denimit te pare te tij ne 1950-51 historia e treguardhe e shkruar eshte se i tha M. Shehut: kur do vish ne M mbrojtjes se B. Balluku s merr vesh nga kjo pune. Kush i ka njohur ne ate kohe besojne se e ka thene. Thone se sovjetiket e vleresonin shume.
Armando Vincani eshte nipi i tij. Eshte e vertete se jane familje bejleresh ose dicka e tille.
Ne Pogradec ka luftuar brigata 15te, mendoj sw s ka lidhje me personazhin.
Si karriere ushtarake, nga L2B detyrat kryesore te tij kane qene:
– komandant i Qarkut te Korces
– kom i brigates 4 partizane
– kom divizioni
– zv shef i SHP te ushtrise me graden kolonel
– koman i mbrojtjes bregdetare – gjeneral
Aris, super korrekt!
Pjesa si me poshte vijon e kopjuar ( Brigada e IV Komandant Nexhip Vinçani dhe Zv/Komandant Pellumb Dishnica, Burre me plot kuptimin e fjales )
Batalioni partizan i Mokrës ka zhvilluar shumë aksione dhe luftime kundra pushtuesit, por veçanërisht është evidente pjesëmarrja në luftimet e Brigadës IV për çlirimin e Pogradecit. Qyteti i Pogradecit është çliruar tre herë nga forcat partizane: Më 17-18 prill 1944; më 4 qershor 1944 nga forcat e Brigadës IV dhe përfundimisht më 30 gusht 1944 nga forcat partizane të Brigadës XV Sulmuese.
corona koqj e kush do te flase e te shkruaj nuk e ndalon kush kete te drejt na e dha demokracia kjo duhet vleresuar sa per Enverin historija do i jap vlerat per mire per punet qe ka bere qe nga lufta madheshtore per qlirimin e vendit e drita e ujti e sigurimi i bukes ne vend e te tjera deri dhe gabimet per vrasjet dhe veqanerisht internimet e pa faleshme te grave e femijve qe sot nuk ka. Por une e kisha fjalen per Kaloshin qe dhe aj duhet te ket qene i persekutuar te pasqyroj zhdukjen e Remziut Trebickes Prokurorit famshem qe studjonte vrasjet e 200 tropojaneve te Gazidedes te Arberorit te 26 gerdecareve te pa fajshem te 4 protestuseve te bulevardit tere e tjere qe te mos njollosim edhe demokracin qe mezi e arritem fale u qofshim studenteve te dhjetorit dhe te mos njollosim gojen me lloj lloj fjalesh siq bejne disa ne kometet. jam 82 vjeq dhe me vjen keq qe lexoj fjal te pa kulturuara. Sa per medimet dhe pikpamjet politike ata jane te lira ne demokraci.ju pershendes.