Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vijon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat italiane. Ndihma modeste mjekësore e qeverisë sonë ndaj shtetit fqinj, u cilësua si një gjest shumë human në Apenine, duke bërë që Shqipëria për disa ditë të jetë kryefjalë në gazeta dhe tv në Itali.
Së fundmi, është prestigjiozja “Gazzetta Dello Sport” që i ka kushtuar një intervistë kryeministrit Rama, i cili rrëfen aty jo vetëm pasionin e tij për sportin
Kryeministër, si lind ky mision shqiptar për Italinë?
Lind nga një memorie e fortë. Gjenerata ime ka jetuar mbi lëkurë qoftë kohët e shëmtuara të diktaturës, ashtu sikurse ashpërsinë e detit të lirisë, kur dolëm nga bunkeri i komunizmit për të notuar drejt Amerikës sonë, Italisë! Por ndoshta lind edhe nga frika se katenaço europiane që po vërehet ndaj koronavirusit të transformohet në një vetëvrasje kolektive, ndërsa armiku i padukshëm po na bën një presing të paparë ndonjëherë. Të shohësh Italinë të lënë vetëm bëhet çdo ditë e më e turpshme. Çdo anëtar i shtëpisë europiane nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë i mbyllur në dhomën e tij. Prandaj për mua ishte shumë herë më mirë që të ndiqja këshillën e Nënë Terezës: “Në vend që të mallkojmë errësirën, le të ndezim qiriun tonë”.
E prisnit që vetë drita të ishit ju?
Shkëndijën e parë e mora nga reagimi i ministrit Di Maio, kur ia propozova me strukje idenë time. 30 persona janë vetëm një qiri i cili nuk mund t’i japë ngrohtësi një katedraleje të vuajtur si Italia në të ftohtin e sotëm europian. Por sapo ia thashë idenë time, Luixhi (Di Mario) më tha: “Tallesh! Do të ishte e paharrueshme”. Realisht nuk e prisja këtë mallëngjim, i cili më lumturon aq shumë, por edhe më drithëron. Por kjo zgjedhje e imja erdhi si rrjedhojë e vuajtjes në vetmi që po përjeton Italia. Ne e bëjmë këtë gjest pikërisht sepse ndoshta jemi të varfër dhe në detin e mesazheve që kam lexuar në italisht, ai që më goditi më shumë ishte i një djali nga jugu:
“Shqipëria më kujtoi babain. Ai më thoshte: mos e harro të varfrin. Në momentin e nevojës do të jenë të vetmit që do të të ndihmojnë.
Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin në Itali…
Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim.
Si është situata në Shqipëri, gjatë kësaj pandemie?
Luftojmë, si të gjithë. Por të ndërgjegjshëm mbi dobësinë tonë, ishim të parët që vendosëm të parkojmë autobusin përpara portës, siç do të thoshte i madhi Zhoze Murinjo. Fatmirësisht dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu, numrat aktualë të të prekurve deri tani po na japin të drejtë për vendimin e marrë.
Ju citoni Murinjon, por mbani tjetër gjë brenda zemrës suaj, apo jo?
Unë kam qenë juventin që fëmijë. Mbi kokën e krevatit tim ishte fotografia e Dino Xofit. Çdo nate, përpara se të fikja dritën e shihja dhe i kujtoja gjyshes sime se Dino ishte madhështor falë gjyshes së tij që i jepte të hante shumë vezë. Dje, sot e në vazhdim, Xof mbetet lojtari im i preferuar. Por edhe pse juventin, e pranoj njollën time për Zhoze Murinjon. Kur stërviti në Itali, u afeksionova aq shumë ndaj tij, sa festova për të gjitha fitoret e Zhozesë. E di, mund të duket një mëkat vdekjeprurës, por si një lexues i rregullt i “Gazzetta dello Sport” nuk mund ta fsheh.
Çfarë përfaqëson për ju Juventusi?
Shpirtin e grupit që të garanton fitoren, madje duke thyer shpesh edhe parashikimet. Më kanë fotografuar me xhupa të ndryshëm të Juves, por ato janë shumë të bukur. Mbi të gjitha më shkojnë për kohët e vështira si këto. Madje, ia vlen të rrezikoj që të humb edhe ndonjë votues timin interist…
Le ta hapim pak sirtarin tuaj të kujtimeve bardhezi…
Ato jo të bukurat lidhen me dy emra konkretë dhe më vijnë drithërima vetëm për t’u cituar mbiemrat: Rep dhe Magat (ndëshkuesit e Juventusit në finalet e vitit 1973 dhe 1983, respektivisht ndaj Ajaksit dhe Hamburgut, në finalet e Kupës së Kampioneve). Dhe mjaft me kaq sepse nuk dua të flas as për atë tipin e çuditshëm me bilbil në dorë, që arbitronte në Madrid… Ndërsa kujtimet e bukura janë aq të shumta sa më mirë të mos flas dhe mbi të gjitha të mos provokoj lexuesit e shumtë të frontit anti-juventin.
Po nga vizita juaj e kohëve të fundit në “Allianz Stadium” çfarë kujtoni?
Më tepër se një stadium i bukur, ajo që më godet është fakti i të qenit një strofkë mahnitëse që mbështjell shpirtin juventin. Gjithsesi, “Air Albania” ynë është më i bukur dhe nuk është një provokim… Për mua ishte një nder që të takoja presidentin Andrea Anjeli, të cilit i vlerësoj guximin për t’i mbijetuar hijes së rëndë të “Avokatit”. Fëmijët që i mbijetuan realisht tërmetit iu dhurua të takonin Kristianon dhe Bufonin, dy fëmijë kolosë me një zemër madhështore.
Ju ka bindur deri tani Juventusi i Sarrit?
Ah, nuk dua të them asgjë këtu, pasi Italia ka mjaft njerëz që dinë gjithçka për futbollin, ndonëse nuk e kanë prekur asnjëherë topin. Ne futboll unë shoh fragmente jete, mësoj mënyra të ndryshme për të arritur te fitorja. Për mua, trajnerët e mëdhenj janë mestro të lidershipit, si Murinjo.
Po futbolli në Shqipëri si shkon? Pas shpërthimit të De Biazit keni nisur një cikël të ri me Edi Rejën…
Jam krenar për miqësinë me De Biazin, jo vetëm sepse frymëzoi një komb të tërë, por sepse ka shpirt dhe një inteligjencë mahnitëse. Ndërsa me Edi Rejën më takoi miku i vëllait tim, Igli Tare. Personalisht jam i lumtur që kemi me ne një dhelpër të vjetër, një figurë atërore edhe për futbollistët tanë.
Jo të gjithë e dinë, por basketbolli është sporti i jetës suaj?
Kur luaja isha shumë i gjatë për standartet shqiptare dhe në këtë mënyrë u shndërrova në një pivot shumë të vogël për standartet ndërkombëtare. I kërkova federatës sonë që të bëja përkthyesin për skuadrën e madhe të Skavolinit, e cila na bëri vizitë në Tiranë për eliminatoret e Kupës së Kampioneve. Aty njoha Valerio Biankinin dhe ndihmësin e tij të ri, një Serxho Skariolo. Me “Vate”-n më pas u bëmë miq shumë të mirë dhe e prita që ta vizitonte siç duhej Shqipërinë.
Po NBA-së i hidhni ndonjë sy tashmë?
Që kur i madhi “Air” Xhordan dhe banda e tij e Çikagos nuk janë më, NBA-ja më duket thjesht një paradë yjesh madhështorë, por pa asnjë betejë deri në pikën e fundit të gjakut.
Gjeni shkëndija personale në sporte të tjera?
Unë apasionohem me copa, ose më saktë lidhem me personazhe të ndryshme si për shembull: saga e Italisë së volejbollit të Velaskos; mrekullitë e Zhan Todit dhe Shumakerit; imagjinatën e Kasparovit; hakmarrjet e Federika Pelegrinit; sprintin e pastërtisë etnike të arit olimpik të Majlinda Kelmendit; goditjet dhe rigoditjet pa moshë të Federerit dhe Xhokoviçit, apo edhe të Nadalit së fundmi; por edhe luftën ekzemplare jashtë fushe të Sinisha Mihajloviçit. Këto janë mrekullira që vetëm sporti mund t’ia dhurojë zemrës dhe mendjes.
Me Sinisha Mihajllovicin, antishqiptarin me te madh ne futboll, e ke prishur o zoti Rama. Sidoqofte, solidarizohem me ty me hallin qe i ka rene Sinishes dhe mbase grushti qe i ka dhene Igli Tare ne Milano vite me pare ka bere qe Sinishes ti vijne mendte.
@Edi Rama
.
E lexova intervistën
fare s’më pëlqeu
si ujvarrë ish italishtja
kur Sala rrëfeu.
Ti dy llafe dot s’i lidh
dukesh si kaqol
do të çojmë në trajnim
larg, në Viçidol.
Aty lart do të mësosh
të marrësh lëvdatat
si çoban me dhi do shkosh
do t’mungojn “të shtatat”!
.
.
.
P.S.
Eh sa gjëra do mësosh
te Kulla e Vjetër
koha sot nuk më premton
i ëmë për herë tjetër.
E shoku,tani ter ato fjale te bukura,poetike dhe shume fillozofi,te ndoth te keputesh ndonje trapllek.Ndoshta Cakaj duhet ti dergoi ndonje mesazh te vjeter te çetnikut,”onore al tigre Arkan” ku fashistet e Lazios,e bene te veten,por edhe Foton te pak muajve ne pare,ku çetniku del nga siptali mbas chemio terapise dhe nuk ngurron te ngreje 3 gishtat lart.
Shume e sakte ,njeri tamam i zgjuar dhe shume domethenes
Ky njeri vertet i duheshe Shqiperis dhe Shqipetareve
BRAVO
Ky gomari nuk mer vesh fare nga futbolli, e ben vetem per propagande si ilir meta tifoz i Celtic. Me kujtohet kur fitonte interi bente tifoz per interin.Shume fallco ky njeri
Po ti nga na mbive ketu? Vjen nga bjeshket e Vicidolit dhe na tregon se c’fare eshte futbolli!
Ik ore i semure tifoz partije, nga e di ti o gomar nga jam un ptuuuuuuuuu zhuls
Ky njeri është shumëdimensional. Vini përkrah tij doktor vdekjen, që vetëm shpif e flet për vdekje, trazira, përmbysje e revolucione, dhe do të kuptoni sa i madh është Edi Rama, e çfare shpifësire është ky kafsha e Viçidolit.
Ke te drejte. Eshte me i mire se vicidolasi ndoshta edhe se ndonje tjeter ne PD, por prape eshte shume i keq. Thellohu pak, dhe mendo skemat e ketij per PPP, taksat e reja per banesat, debiti kombetar qe rritet ne kurriz te njerezve dhe biznesit qe mezi mbahet ne kembe, lidhja e forte me oligarkine e re me qellim shperdorimin e fondeve publike, zhdukja “de facto” e institucioneve, futja nen thunder e drejtesise, administrimi direkt i vendeve te punes dhe administrates, shperndarjen e vendeve te punes me kritere partiake, role drejtuese per njerezit e tij dhe kulmi eshte qe ky njeri nuk merr asnje vendim kolegjial apo institucional pervec rasteve kur pas vendimit kolegjial fsheh qellimet e tij mafioze dhe mbron firmen e tij nga burgu. Dini ndonje rast konkret kur nje ceshtje shqiptare te shtrohet dhe te votohet ndershmerisht, dhe vendimi te dale nga vota ? Ky njeri votat i blen ose i shet ose ndonjehere nuk i hyjne fare ne pune dhe thjesh fshin bythen.
Ashtu eshte o kungull!
Shumedimesional eshte.
Ne nje dimesion ai genjen, ne nje tjeter dimesion vjedh , ne nje tjeter ai tall trapin me shqiptaret @ e dashiruar” si puna jote.
Ne propagande je njesh bravo te qofte….por nese ti ke parenje ndeshje te pakten futbolli nga fillimi ne fund une e heq koken…..
DUHET TE KESH KOKE…. QE TA HEQISH TONI
KAPERTONI !
Komenti yt deshmon ashiqare se ty te mungon pikerisht koka…. Keshtu qe nuk le cfare te heqish!
Meso te lexosh para se te komentosh!
Kur flet dhe ti o idiot me koken gjithe cepa..
BOSS!!
Ha, ha ,ha , je i madh ! Njeri shume dimesional dhe me ndjenja ne cdo fushe.Kur mendoj se na qeveriste Ai tjetri, qe per shprehje kishte fjalet horr, kurve etj., me vjen te pelcase qe i dhashe dhe voten ndonjehere. Shpresoj te na terheqesh dhe nje 4 vjecar drejt rruges perfundimtare demokratike. E kunderta, do te ishte nje fund i tmerrshem, ose nje tmerr pa fund.
Si juve dhe ti edvin njesoj te korruptuar, juvja e la rovina dell serie A ne Itali una società a delinquere, e di sa i meriton titujt rubentusi, ti o edvin perfiton se Shqiperia ska opozite, kjo opozite qe eshte superdiskretituar, Shoqeria Civile ska, per ty rojne oligarket, ti me saliun, dhe me liken, bashovicin, ke ndryshimin, vetem se ske vrare ne bulevard, apo si ne gerdec. Po per korrupsion, dhe vjedhje tenderash, ja u kalon likes, lulushit, salehut, Populli eshte mare peng sot e me shume se 30vjet nga kjo klase politike qe na la peshqesh Ramizi, me Nexhin qe hubte varri.
Mjaft me Edi Ramen o taljona, bojini Lulit nji interviste se ka ra ne depresion.
Lol
Si juve dhe ti edvin njesoj te korruptuar, juvja e la rovina dell serie A ne Itali una società a delinquere, e di sa i meriton titujt rubentusi, ti o edvin perfiton se Shqiperia ska opozite, kjo opozite qe eshte superdiskretituar, Shoqeria Civile ska, per ty rojne oligarket, ti me saliun, dhe me liken, bashovicin, ke ndryshimin, vetem se ske vrare ne bulevard, apo si ne gerdec. Po per korrupsion, dhe vjedhje tenderash, ja u kalon likes, lulushit, salehut, Populli eshte mare peng sot e me shume se 30vjet nga kjo klase politike qe na la peshqesh Ramizi, me Nexhin qe hubte varri. O Mero po’ pate “mundesi “botoje komentin tim, po allvania edvinit 800mije banore do katandiset si kohen e zogollit.
@Edi Rama
.
E lexova intervistën
fare s’më pëlqeu
si ujvarrë ish italishtja
kur Sala rrëfeu.
Ti dy llafe dot s’i lidh
dukesh si kaqol
do të çojmë në trajnim
larg, në Viçidol.
Aty lart do të mësosh
të marrësh lëvdatat
si çoban me dhi do shkosh
do t’mungojn “të shtatat”!
.
.
.
P.S.
Eh sa gjëra do mësosh
te Kulla e Vjetër
koha sot nuk më premton
i ëmë për herë tjetër.
keye e kap ligji i dekriminalizimit se ka oeklaru arrestimin
?????? KRENAR PËR KRYEMINISTRIN TIM ??????
Edhe berisha e njeh mire futbollin.
Ai ka pare skuadrën e valbonës kur kalonte me zis.
Shife, shife e paskan arrestuar ne Itali. A e ka denoncuar kete gje ne formularin e dekriminalizimit. Se nqs nuk e ka deklaruar dmth ka genjyer. O shqiptare qe ju rrejne as me karamele jo, po me letra karamelesh. Mbajeni per kryeminister ket aktor-piktorin bythqime, mbas doktor vdekjes duket mo i mire se te pakten e lyen me sheqer masnej ta fut, ai katunari i Vicidoit ia vishte direkt e ne bisturi,
DUHET TE KESH KOKE…. QE TA HEQISH TONI
KAPERTONI !
Komenti yt deshmon ashiqare se ty te mungon pikerisht koka…. Keshtu qe nuk le cfare te heqish!
Meso te lexosh para se te komentosh!
JO I ARRESTUAR POR I BURGOSUR PER MBI CEREK SHEKULLI KA QENE EDHE NELSON MANDELA, EDHE ADEM DEMACI….
Nga birucat e tmerr shume te aparteidit u Partia ne maje te Botes Nobelist i Paqes, President i Afrikes se Jugut, simbol mbareboteror i qendreses stoike deri ne vetemohim, kryembrojtes i te drejtave dhe Lirise njerezore, Supermen i vertete qe jo vetem nuk kerkoi hakmarrje por edhe i fali xhelatet e tij dhe urfheruesit e tyre!
Edhe arrestimi i Edi Rames ne mbrojtje te nje gruaje shtatezene perballe nje polici pervers, racist eshte nje dekorate me shume per personalitetin e tij kunder padrejtesise dhe shkelje flagrante te lirive dhe te drejtave njerezore !
Ndaj ti ? e Vicidolit kurre mos e sulmo kundershtarin ne pikat e forta!
A e di pse !?
Sepse te Del plumbi nga qyta e jo nga tyta!
Meso te lexosh para se te komentosh ? sivella i Tonit me siper!
Zoti kryeministër vetëm një gjë si basketbollist ke lënë pa përmendur. Basketbollin e ish Jugosllavisë. Cibonen Jugoplastika, Partizanin, Splitin, zadar, zvezda që krijuan një art me lojtaret e famshem si Qosic, Dalipagic, Placash. Te famshmin Sllavic Shollman, Kapricic e shumë e shume te tjerë qe nuk harrien me më lojën e tyre virtuoze.
Vazhdon seriali shqiptaro italjan “Tallkarizmi i z Rama”.
Shikuesit jan ata per te cilet do xhirohet seriali i ardhshem televiziv ne shekyllin qe vjen,me titull “rrotkarizmi shqiptar ne shekyj”
Komb ekperimental jan shqiptart.
I madhi Edi. Krenar per ty.
Shume bukur
bëje edhe kët xhest ultim: dërgo meron me kap topat e ramzit dhe ronaldos pas porte te juventusi
bëje edhe kët xhest ultim: dërgo meron me kap topat e ramzit dhe ronaldos pas porte te juventusi
Stambolli digjet, kurva krihet.
Shqiperia pa teste,pa respiratore,me tendera abusive ne mjekesi dhe me kurva politikane qe bejne show si Kim Kardashian me prapanicen…
Me eurodicionin dhe plastikën e fjalës, Edi Rama la pa mend dhe italianët.
Jam dakort me gjithçka qè ka treguar por sidomos ai gol I Magat nè athinè .Pak emra sportistèsh ka nè xhiro por na sjell njè bastard vojvodine sèrb?Me sèrbin me nder e ke dhjer siç e bère me arixhiun muzikant sèrb qè e ftove nè tiranè,nuk je ti qè do ti nderosh janè sèrbèt qè duhet tè kèrkojn falje dhe pendes pèr njè jetè.
Z. Rama! Dakord intervista me pelqeu, sa ke folur per sport, por keni bere edhe pak histori edhe pak politike edhe kete e kerkon pozicioni juaj si politikani kryesor ne qeveri. Jeta jone ne radhe te pare eshte ekonomi, kush ka ekonomi gezon edhe te tjerat ne jete. Prandaj une do ju drejtohem ne terma ekonimike me disa pyetje te thjeshta:
Sa grure e miser prodhoi Shqiperia ne 2019? Sa hektare toke jane pa mbjelle dhe sa hektare toke u vaditen per vitin e kaluar? Sa jane rezervat shtetrore per drithrat e bukes? Sa ton nafte prodhoi Shqiperia ne 2019 dhe sa ton nafte ka qene dikur rekordi i prodhimit te arit te zi? Sa ton bakerr blister u prodhua ne 2019 dhe sa ka qene rekordi i ketij artikulli ne te kaluaren? Sa ton krom prodhoi Shqiperia dhe sa jane te ardhurat kombetare per kete aritikull per vitin e kaluar? Sa eshte niveli i minimumit jetik per nje qytetar,dhe cdo beje qeveria per ta rritur kuoten? Me pelqyen ato qe the por me shume do me pelqenin pergjigjet edhe te pyetjevemte mia. Ju faleminderit!
Po ca te pergjigjet ky gomar mashtrues ordiner, kur kane gjetur budallejnte qe i votojne banda PS PD LSI eshte ne parajse .Mjafton te lexosh komentet e budallejnve ketu siper ta kuptosh sa gomer jane disa
Bojra vetem borja si beri ne bashki dhe ne shtet.Ky nuk ka bereasgje me themel asnje reforme….me thoni vetem nje.Njesoj si Noizy e Stresi eshte ky sepse ne keto kohera keta vleresohen…..Nderkohe propozoj te ulen pagat e administrates qe rri ne shpi 30% kursehen 15 milion euro ne muaj…….
Nje interviste mbreselenese nga nje personazh i ditur dhe shume elokuent,si ne shqip edhe ne gjuhe te huaja.Ndokent zilia e verbon dhe kerkon ta shaje por,nuk arrin dot.Ne cdo vend kur evidentohen njerez me te tilla dije ata krenohen,si cdo prind per femijen e tij apo anasjelltas cdo femije per prindin e tij.Asnje ne bote nuk mund te jete i dashuruar nga te gjithe.
Kritiku qe beson akoma ke hajdutet Berisha Rama Meta Basha Monika hahahahahahaha