Për smirëzinjtë që sot po turfullojnë

1 Prill 2020, 12:51Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Teksa Shqipërisë iu rrit prestigji në sytë e opinionit publik italian, pas dërgimit atje të 30 mjekëve e infermierëve, befas disa mendje djallëzore dhe xheloze nga anët tona, shpikën nga hiçi histori banale për të zbehur ndjeshmërinë e lartë në publik që pati ky akt i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë që në Itali nuk ngeli politikan, artist, media e shkruar a televizive dhe gjithfarë personalitetesh publikë pa e vënë në dukje këtë ndihmë, në Shqipëri ky zhvillim i papritur pati edhe kundërshtarët e zakonshëm që shohin vetëm zi tek çdo gjë që bën kryeministri Rama.

Dhe personazh u bë njëri prej të tridhjetëve, duke ia vënë në dyshim aftësitë profesionale si infermier, vetëm sepse vitet e fundit po kryente një punë tjetër nga ajo që ishte diplomuar e ku më pas e kishte ushtruar edhe si profesion.

Unë nuk e di se për çfarë qëllimesh u nisën ata kur pranuar ftesën e qeverisë për këtë mision fisnik. Mbase ka qene betimi i Hipokratit për t’i shërbyer pacientëve kudo ku ata kanë nevojë; mbase ka qenë përfitimi material duke marrë për bazë pagën e lartë të ofruar; mbase…

Cilido qoftë shkaku, për një gjë jam i bindur; që ata nuk e kanë paramenduar këtë efekt madhështor që pati vendimi i tyre. Bile as qeveria e as kryeministri Rama nuk e kanë pritur këtë reagim nga pala italiane.

Kjo sepse ekipi mjekësor shqiptar nuk ishte i pari në llojin e tij. Përpara tij në Itali kishte shkuar një kontigjent me mjekë kinezë, bile me gjithë pajisje mjekësore. Pas kinezëve në Itali shkoi një kontigjent mjekësh rusë, sërish me pajisje mjekësore për t’u ardhur në ndihmë në këto kohë mungesash globale për bazë materiale.

Mbase më ka shpëtuar mua si informacion, po nuk më rezulton që gjithë ato personazhe politike, shoqërore e mediatike që u prononcuan për Shqipërinë, ta kishin bërë këtë gjë edhe me Kinën e Rusinë, e për me tepër me presidentët respektivë të këtyre dy shteteve gjigandë.

Pra, duke mos pasur prej italianëve ndonjë reagim të paparë mediatik me terma falënderues për mjekët kinëze e rusë dhe qeveritë e tyre, kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nuk mund të thuhet se shkoi atje për të marrë lavdi.

Jo vetëm kaq, por ndërmarrja e një akti të tillë prej tyre është me të vërtetë e guximshme. Ata pranuan të shkojnë në zemrën e vatrës më të nxehtë të kësaj lufte, atje ku çdo ditë vdesin me qindra njerëz.

Kjo do të thotë se ata kanë pranuar të shërbejnë atje ku është niveli më i lartë i infeksionit, duke marrë parasysh edhe risqet që rrjedhin prej tij. Mjafton një pakujdesi në zhveshjen e uniformës që të mbron nga koronavirusi, dhe automatikisht bëhen preh të sëmundjes Covid-19.

Nëse një ushtarak e thërret me ligj nën armë, si për të mbrojtur atdheun, si për të sulmuar një vend tjetër për interesa të atdheut tënd, nëse një mjek në Shqipëri e detyron që t’i shërbejë një pacienti edhe duke rrezikuar jetën e tij, nuk ka asnjë ligj në botë që ta detyrosh mjekun të pranojë jashtë vullnetit të tij të lirë që të shkojë jashtë vendit si ndihmë për një vend tjetër.

Atyre smirëzinjve që sot po turfullojnë, u them vetëm një gjë: Boll ju duruam vitin e kaluar me gjithfarë lobimesh për të nxirë imazhin e Shqipërisë në sytë e evropianëve me qëllim pengimin e çeljes së negociatave.

Tashmë që një akt modest i qeverisë shqiptare sa i përket numrit të mjekëve dhe infermierëve, po akt i madh sipas palës italiane pasi po ndiheshin të braktisur nga Evropa, i jep Shqipërisë këtë shkëlqim në sytë e fqinjit tonë përtej Adriatikut, është e turpshme që opozita sërish vijon avazin e vjetër të përbaltjes, për më tepër të atyre që po rrezikojnë edhe jetën e tyre në atë mision fisnik e humanitar që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Teksa italianët nxjerrin në pah anët tona pozitive, ju opozitarë bëheni qesharakë deri në neveri, duke gërmuar në jetëshkrimin e secilit prej të tridhjetëve me atë mendimin tuaj prej ciniku e dashakeqi, si e si të gjeni ndonjë kleçkë në biografi, njësoj siç bënin dikur organet e sigurimit.

Zotërinj opozitarë! E kuptojmë që do kishit dashur që të ishit ju ata që do e propozonit një mision të tillë në Itali, për t’u mburrur më pas. Mbase e keni pasur në mendje, por vonuat ta shprehni publikisht siç keni bërë me ato propozimet ekonomike. Tani që e humbët këtë mundësi, xhelozinë mos e ktheni në urrejtje. Të paktën tregohuni dashamirës me Shqipërinë, qoftë edhe aq sa po tregohen italianët me ne. Pra, bëhuni më pro shqiptarë sesa italianët. Nuk kërkojmë asgjë më tepër nga ju!

7 komente në “Për smirëzinjtë që sot po turfullojnë”

  1. CIAO , OPOZITË MJERANE !!?? says:

    KRYEOPOZITAR, MJERAN!
    KONFIRMUAT POZITËN TUAJ EDHE TË PAKTËN PËR NJË LEGJISLATURË .

  2. Ilir says:

    Nuk e bejne dot ate qe po u kerkon. Thjesht nuk jane te pajisur. Nuk kuptojne as qe po humbasin shume, ama shuuuume ne syte e popullit dhe te te huajve. Jane vertete RENDE. Nuk e di, a do te guxojne te kerkojne votimin e emigranteve vitin qe vjen? Jo per gje por… e kishin per zemer!

  3. nje ish-Mjek says:

    Me vjen TURP edhe per veten qe i njoh prej 1980 keta te Dy, sidomos Petrit Vasilin, qe kane shume vite qe zvarriten ne Politike duke i sherbyer si bythelepires ciftit KANIBAL Ilir Meta e Monika Kryemadhi, dhe indirekt “pikes se dobet” te Ilir Metas, super-Monstres qe na la pas PPSH, Sigurimi dhe UDB_ja; krye-krimineli Sali Ram Berisha. Jetoj prej kohes se Ambasadave te 1990 ne Itali, dhe vij shume shpesh ne vendlindje Tirone, gje qe tregon qe e njoh mjafte mire situaten ne vendin time, pasi dhe ne shtepi ne Itali kam te gjitha paisjet elektronike qe ndjek TV dhe Portalet Shqiptare, paproblem. Duke qene se kam qene Mjek ne Spitalin Qendror te Tiranes dhe e kam njohur mjafte mire historine e karieres si Mjek te Petrit Vasilit, qe vertete kam pasur nje pjese kohe njohje goxha, por JO shoqeri te afert. Ai kurre nuk ka punuar Mjek, por duke qene dhender i nje funksionari te larte ne KQ PPSH, vetem u cua per nje Kurs pas-Universitar ne Itali (kuptohet se nuk shkonte do kush do ne ate kohe per pas-Universitare…), por ne Zyra si drejtim/organizim pa asnje rezultat konkret, se dhe ne kete pike eshte NUL. Ai kishte dhe nje Diplomim ne Shkencat Politike-Filozofike te marksizem-Leninizmit dhe ju dha mundesia??? te studionte dhe per Mjekesi, pra; ishte figure/kuader qe “ujitej” nga PPSH per “perspektive”. Me keto dy Diplomime ky Tit Vasili kurre nuk u be i afte as ne nje drejtim sipas shkollimeve, por vetem sume-lepires here tek fatos Nano e pastaj pasi e “joshi” Ilir Meta, tradhetoi Tosin dhe shkoi tek Likja ne LSI si funksionar i larte i kesaj MORTJE Parti hajdutesh, qe dhe vete Saliu e PD e kane “ZILI”. Tashme dhe djaloshi i emisioneve te Rinise dhe Kultures te TVSH ne vitet 80, Luan Rama prej Mati, nje dite hypi deri Kryeredaktor i gazetes ZERIT TE POPULLIT dhe me pas “fak…” Minister dy here tek Qeverite e Tos Nanos e pastaj tek Qeverite e Merishes me Meten ne 2009. Nje prepotent dhe bastard e imoral ne Zyre e deri dhe ne WC e Ministrive, nje shpifes ritmik ne Parlament e Media me nje fudullek prej maloku Mati, ndoshta i duket vetja pasardhes i Ahmet Zogut si Matjan…
    Pra; te dy keta ne Foton e mesiperme te sjellin vetem situaten qe te vjellesh sa here i degjon ne Media e kur i sheh Fotot e tyre, le pastaj si i lepihen turpshem Ilir Metes dhe gruas se Like-Floririt, Mones qe mbledh parat e krimit/droges dhe gjobave qe vihen qe nga viti 2000 nen presionin e emrit te Ilir Metes. Ketu ne Itali kane ardhur shume ish-anetare te LSI te moshave te ndryshme pasi braktisen kete Parti Babezia/Hajduteria ne periudha te ndryshme, por me shume keto vite qe nga 2017, kur LSI u bashkua me PD dhe eshte ne Opozite rruge. Shume prej tyre kane ardhur edhe me para goxha me vete dhe kane arritur te kapen ne punera biznes-privat, sa Ne qe kemi mbi 25-vite nuk kemi aq mundesi financiare te ngrejme e mbajme biznese te tilla. Njeri prej tyre ka qene 7-vjet Nen/Drejtor ne nje Ministri me shume tendera dhe ka fituar letrat per vete dhe familjen, ka hapur biznes dhe ka punesuar dhe italiane. E si ky ka jo pak si ne Itali dhe ne disa vende te tjera te EU, qe kane hyre pas 2017 me para shume me vete. Pra; e gjithe LSI_ja eshte nje Mafia ne cdo qelize, ku shume qe jane hedhur ne EU nga frika e Drejtesise, por qe luajne PARA te madhe…, qe nuk eshte e tyrja padyshim por e Likes dhe Mones, para qe investohet, xhirohet e pastrohet ne Perendim.

    1. Ilir says:

      Ky eshte marerial per SPAK.

  4. Tani says:

    Altin! Shume naiv more djale.Po mire se i duhesh Prtise.

  5. Konjak says:

    Qe nje misjon mjekesh, – ne dite te veshtira – ,tek gjitonet tane , dashamires dhe te respektuar ;te behet molle sherri , nder shqipetar , as nuk mund te mendohet dhe as nuk mund te pertypet . Mir pese individ – qofshin keta edhe politikan – u qorrollepsen e flasin – mbase – badieva ,; po njemije te tjer ,gazetar , analiste , e politikane , e ku ta di se c’far ,te futen ne kete vordull sa te c’mendur po aq edhe te pa denj , C’far mundet te themi ? ! . Me c’llogjike , mundet te perbaltni , me qindra mijera shqipetare , me pretekstin e pes individeve , -qe ndoshta ju kan dhene shkak – ; vetem e vetem per interesat tuaja meskine , politike e ekonomike . Si mundet te harrish deri atje sa ti quash , nje popull te tere opozitar , mostra , qesharak e te neveritshem . Por nje lloj njeriu ,- shet prinderit per interesa- , u duhet grupi shoqeror vetem ta xhvatin ,pastaj e perbaltin pa kufi .Cila pjese e shqipetareve , s’kane qene krenar , por edhe te lumtur , per ate grup mjekesh ,humanitar e te respektuar . Por edhe per qeverine , qe u perkujdes , dhe ua plotesoi deshiren e tyre , njekohesisht , nderoi edhe shqipetaret . Zoti na kujtofte ,se jemi njerez . Faleminderit .

  6. Labi i zemeruar says:

    Zoti Ketro! Jam nje emigrant ne Greqi prej titit 1993.bashkohem fuqishem me te gjithe shqetesimin tend dhe jo vetem.Eshte nje emocion i fuqishem akti simbolik i ketij numuri te vogel mjekesh e infermieresh te guximshem shqiptaresh qe me vullnetin e tyre te lire vendosen ti bashkohen e ti pergjigjen thirrjes se Edi Rames per te shkuar ne gojen e ujkut ne kulmin e epidemise,pavaresisht se u nxiten nga vetesakrifikimi i jetes se tyre apo nga paga e larte (te cilen une nuk e besoj sepse jeta e tyre nuk varet nga rroga e larte qe do marrin me te drejte atje,duke jetuar deri me tani si te gjithe shqiptaret e varfer).Megjithate,duke pare jehonen spektakolare qe shrtypi italian i ka bere ketij akti,mua dhe besoj jo vetem mua por te gjithe shqiptaret me ben krenar,me mallengjen pa mase sa here i lexoj komentet e shtypit italian ne italisht referuar atyre mjekeve dhe qeverise sone,vendit tone dhe Edi Rames .Krenar beri ky akt dhe gjithe emigrantet shqiptare ne Itali,te cilet jo pak here jane vene ne pozite te veshtire atje per shkak te prejardhjes se tyre shqiptare dhe per te cilen vete shtypi italian ben autokritike dhe ndjehet ne faj.Por zoti Ketro,keni te drejte kur thoni se opozita jone ndjehet e cfrenuar,xheloze etj etj sepse keto himne e lavde i takojne vec te tjerash dhe qeverise sone dhe Edi Rames.
    Mendimi im eshte se ne ne shqiperi nuk kemi opozite ne kuptimin e vertete te fjales.Kemi nje te ashtuquajtur opozite,e cila ka uzurpuar opoziten e vertete qe duhej te ishte dhe ketu e kam fjalen per dy partite kryesore opozitare,pa llogaritur partite pa shtylle kurrizore te kryetareve-Mediu,Idrizi,Nardi.Dule etj etj.PD-ja eshte parti qe po te kishte shtet te vertete ligjor,me ato qe ka bere e ben vaqzhdimisht duhej pare mundesia e nxjerrjes jashte ligjit,si parti destruktive dhe sic shkruhet e flitet,zbaton nga kupola e saj dhe nga krietari i saj histerikBerisha udhezimet e UDB-se per te mbajtur vendin perhere ne krize.Vete Miloshevici i eshte pergjigjur Sheshelit ne parlament se ci ka bere qindra miliona dollare,duke iu pergjigjur “shikoni se c’kam bere ne shqiperi me ata dollare”…Une cuditem se si partia popullore Europiane vazhdon akoma te mbaje ne gjirin e saj nje parti te tille!!! Dhe partia tjeter e vockel familiare e Monika-Likes,pervec grabitjes se pasurise se ketij vendi qe ka patur si qellim kryesor dhe perhapjes se korrupsionit ne kete vend i ka bere rruge e i ka dhene mbeshtetje partise se Berishovicit ne misionin e saj, sidomos qysh kur Berisha e shpetoi liken nga denimi pas videos Dritan-Metaj,duke u vene pa kushte nen urdherat e tij.Per ke opozite behet fjale qe te vleresoje dhe gjerat pozitive ne kete vend? Kur e kane bere keto parti nje gje te tille,pa kerkuar favore,kompromise ne favorrte interesave te tyre? Kur kane paraqitur ne parlament apo ne popull ndonje propozim apo platforme realiste qeverisese dhe ta kene zbatuar ate?E mbani mend te famshmen marreveshje Rama-Lyl ? U futen gjithe ata ministra te PD-se ne qeveri,moren dhe hipotekat vec te tjerash,pa pasur lidhje fare me zgjedhjet e atehereshme dhe edhe sot eshte ne detyre zonja Ballanca,avokate e Berishes dhe me nder avokatja e popullit.:Perse nuk e dorezoi dhe ajo detyren si te tjeret? Po ta dorezonte kush do bente avokaten e PD-se kudo per te bllokuar gjithcka ligjore qe perpiqet te behet nga qeveria e sotme?Shaka eshte qe ajo i mori deri ne cent parate tek pallati i Bashes,si edhe Basha bete,pavaresisht se pallati ishte i nderttuar gjysma e tij mbi det…dhe kur deri tani asnje vlonjat nuk i ka marre te plota parate e shtepive te prishura ne rrugen transballkanike te Vlores dheshume prej tyre jane akoma neper gjyqe?Kur te pastrohet kjo opozite e sotme nga Berisha,Lyli,Paloka,Noka UDB-isti,Salianji etj ne PD,nga Like-Monika,Vasili etj ne LSI atehere mund te mendohet se do mundet te kemi nje opozite “te paster” nga keto te dy parti.S’ka rruge tjeter per ta por dhe per ne te tjeret neqoftese ato te dy parti nuk rithemelohen nga e para ose po nuk uzhduken nga harta elektorale dhe te ringjallen nga njerez te tjere te tinj.Ato jane dy banda qe sejcila ben aq sa mundet per bllokimin e ketij vendi nga ecja perpara.Likja do heqe dore nga vesi i tij i poshtersise dhe i vjedhjes se pasurise sone kombetare vetem kur te mbaroje gurin e malit te Tomorrit se shfrytezuari si pronar i ligjshem i guroreve atje dhe jo vetem ose kur te futet ne burg e te largohet domosdoshmerisht nga politika dhe jo me pare.Deri atehere mbetet te presim shfaqjet ditore teatrale te tij dhe te se shoqes,specialistes se cocaines dhe jo vetem.Fatmir Xhafaj e di mire kete,por dhe ai si shume te tjere e mban fishekun e fundit per veten e tij,sepse ne te kundert s’ka pse te mbaje ne sirtar dosjen e bukur te saj…Shpresa eshte vetem tek ndonje parti e re e opozites se re parlamentare apo e disa intelektualeve te ndershem te sikterisur nga PD e sotme sic eshte Kulluri,Ibsen Elezi ,Rudina,Murrizi e ndonje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje