Prezantuesi i njohur britanik, James Corden së fundmi është shprehur se ai është duke u përballur me ankth dhe trishtim, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.
Gjatë emisionit të tij special “Late Late Show” nga shtëpia e tij, moderatori tha se kjo situatë është shumë e vështirë për tu kuptuar.
“Ju ndjeheni aq jashtë kontrollit. Kjo situatë është aq larg nga të kuptuarit tonë, saqë kam kuptuar se kam mërzitje dhe trishtim për gjithçka”.
Më tej, Corden shprehet se është në rregull të ndihemi në ankth.
“Është ok të ndihemi në ankth. Gjëja më e mirë që të gjithë mund të bëjmë është të marrim frymë përmes kësaj dhe të vendosim mendjen në një vend pozitiv”.
Corden gjithashtu sugjeroi të pyesim veten: “Çfarë mund të bëj për të ndihmuar dikë tjetër, që mund të ndjehet si unë?
“Dhe vetëm mua që po flas me ju sonte më ka bërë të ndjehem pak më mirë”, shprehet moderatori.
KY ESHTE NJE PALLUQE QE 10 MINUTA NUK DEGJIHET LEGENI.
Po të humbësh nja 40kg peshë,ju siguroj se do shëroheni nga trishtimi.
Kurse per lubonjën nuk ka shërim se i vjen nga dëshira e pamposhtur për tu dukur intelektual.