Ndërkohë që të gjithë janë izoluar në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, mediat britanike raportojnë se familja Beckham i ka shtuar koleksionit të banesave një apartament me vlerë 24 milionë dollarë në Majami.
Apartamenti ndodhet në godinën e quajtur “Muzeu 1000” në qytetin kryesor të Floridës dhe do të jetë rezidenca e familjes aty, pasi David ka lënë Los Anxhelosin për të vijuar aventurën me klubin e futbollit të themeluar prej tij, Inter Miami.
Apartamenti i ri, i dizajnuar nga arkitektja Zaha Hadid, është përfunduar në fund të vitit 2019. Ai përbëhet nga 5 dhoma, një pishinë dhe një pistë personale për uljen e helikopterëve. Shtëpia e re e familjes Beckham ndodhet në një kullë 62-katëshe, 215 metra të lartë, një nga më të lartat në qytet.
Apartamenti i shtohet pronave të familjes, ku përfshihet një mansion në Londër me vlerë 35 milionë euro dhe një shtëpi në Kostiolds, me vlerë 8 milionë euro.
Le ta gezoje por ska nevoje te bej foto. pse nuk bennje bamiresi per njerzit qr po vdesin po na tregon cpasuri ka . Ne kete kohe te trazuar pak celebritete po ndihmojne. Dhe ky mjeker cjap na shet mend njeri i vogel dhe egoist. Ik more surrat tatuazh se nuk na interesojne vilat e tua mbaji po asnje sdo marresh me vete.