Belgjika ndërpret kampionatin, Club Bbrugge kampion

2 Prill 2020, 16:17Sport TEMA

Belgjika është vendi i parë në të cilin kampionati i futbollit është mbyllur zyrtarisht për shkak të Koronavirus.

Federata Belge nëpërmjet një komunikimi zyrtar, njoftoi se duke parë situatën me pandeminë është e pamundur vazhdimi i pjesës së mbetur të sezonit duke i akorduar titullin kampion skuadrës së vendit të parë, Club Brugge.

Bluzinjtë kryesojnë renditjen me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë, në të cilin ndodhet skuadra e Gent.

Vendimi duhet të ratifikohet në një mbledhje të ardhshme me 24 klubet e dy ligave kryesore në Belgjikë, por duke qenë 17 prej tyre kanë qenë pro vendimit që më herët, sezoni është mbyllur me renditjen aktuale, asaj deri në javën e 29 të kampionatit.

1 komente në “Belgjika ndërpret kampionatin, Club Bbrugge kampion”

  1. Kreshniku says:

    Mendoj qe kjo formule duhet aplikuar dhe ne Angli o ne kampionatet ku kryesuesi eshte shkeputur shum . Kampionat normal harrojeni qe mund te zhvillohet , ne vendet e tjera ku konkurenca eshte e madhe te behet nje si forme play off per te nxjerre klasifikimin qe duhet per kupat e europes . Nuk shoh drite jeshile ne horizont per kampionat normal . Ndoshta dhe ketu tek ne te behet nje forme play off mgjths pavaresisht se jam kundershtar per momentin me trainerin Egbo Tirana e ka merituar pozicionin. Mund te shpallet Tirana kampion dy te fundit te dalin nga kategori dhe te bejne play off per kupen e per europen ekipet qe jan ne klasifikim afer ..Te pakten mos humbi champion e europa ligue se kampionatet i qame .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje