Sulmuesi i Tottenham dhe i Koresë së Jugut, Son Heung-min do të detyrohet për një muaj t’iu nënshtrohet trajnimeve ushtarake në një bazë të marinsave, për të përmbushur detyrimin e tij të shërbimit ushtarak.
Pas ndalesës së Premier League të paktën deri më 30 prill, lojtari do te detyrohet të përmbushë shërbimin ushtarak. Në vitin 2018, Son me përfaqësuesen fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike duke shpëtuar nga shërbimi ushtarak.
Mediat koreane raportojnë se tani Son nuk do të ketë më mundësi t’i shpëtojë detyrimit të tij: nga 20 prilli, do të stërvitet në një bazë marinsash në ishullin “Jeju”.
Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat nuk i shmangen dot këtij detyrimi, për një periudhë 2-vjeçare, në mënyrë që të kenë të gatshme një forcë prej 600.000 ushtarësh, të gatshëm për t’u përballur me rrezikun e një lufte me Korenë e Veriut.