PD kundër vendimit për anulimin e qirave për bizneset e vogla dhe familjet që humbën punën: Rama kërkon t'ju fusë në sherr

2 Prill 2020, 18:25Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar kryeministrin Edi Rama sa i takon paketës ekonomike për qytetarët shqiptarë, të cilët po përballen me momente të vështira për shkak të COVID.

Përmes një reagimi, PD akuzon Ramen se “mbron oligarkët e 120 milionë eurove dhe nxit përplasjen sociale mes 3 milionë shqiptarëve”.

Sipas PD-së, nisma e Ramës për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit, të bizneseve të mbyllura, është një vepër e turpshme dhe se do të nxisë konflikt social mes shqiptarëve.

Deklarata e PD

Në këtë kohë pandemie, ku çdo qytetar është në betejë për të mposhtur virusin dhe për t’ia dalë pa dëme në jetë njerëzish, fatkeqësisht kryeministri është në betejë me shqiptarët.

Nisma e tij për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët.

Ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm.

Njeriu që nuk pranon të anullojë kontratat koncesionare ku palë është qeveria, por shpall anullimin e kontratave ku palë janë subjekte private, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur paratë e vjedhura, Edi Rama ka braktisur qytetarët dhe bizneset dhe tani po mundohet që t’i përplasë ata me njëri-tjetrin.

Në Shqipërinë e varfëruar, shumë qytetarë jetojnë me qiratë që marrin, një pjesë tjetër paguajnë shpenzimet e tyre me qiratë dhe një grup tjetër paguajnë këstet e kredive me to. Mospagesat e qirasë do të ulin jo vetëm të ardhurat për qiradhënësit, por gjithnjë e më shumë shqiptarë nuk do të kenë aftësi paguese. Ekonomia në vend do të goditet akoma më keq në zinxhirin e konsumit. Dhe kjo vetëm do të shtojë varfërine dhe numrin e të varfërve.

Një qeveri e përgjegjshme nuk do t’i hidhte shqiptarët kundër njëri tjetrit, në këto ditë të vështira. Një qeveri që mendon për të gjithë qytetarët, si për qiramarrësit ashtu edhe për qiradhënësit, një kryeministër që angazhohet në betejë për të mbrojtur popullin e tij nuk përpiqet të krijojë ndasi.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të gjejë burimet e nevojshme për të mbështetur bizneset e vogla përmes heqjes apo pezullimit të përkohshëm të taksave. Likuiditeti i parave do të përdorej për të paguar një qira që mund të rinegociohej mes palëve.

Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të ndërhyjë duke siguruar pagesën e 50% të qirasë për bizneset e mbyllura, siç po ndodh në Kosovë. Do të siguronte ndihmë ekonomike duke paguar një pjesë të rrogës së këtyre punonjësve siç bën Kosova.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të heqë dorë nga vjelja e qirave shtetërore ndaj bizneseve. Duke i dhënë atyre mundësi që me ato para të paguajnë punëtorët e tyre.

Por për fat të keq, shqiptarët janë sot të vetëm në këtë betejë. Kryeministri nuk mendon për ta, dhe për vështirësitë ekonomike që po prekin çdo ditë e më shumë familjet e shqiptarëve.

Në buxhetin e shtetit janë sot 120 mln euro të destinuara për projektet korruptive të PPP-ve, janë mbi 50 mln euro në formë tenderash të dyshimtë që ju janë dhënë të klientëve të përhershëm.

Edi Rama nuk pranon që të heqë dorë nga këto kontrata, së paku për një afat një vjeçar. Kryeministri nuk pranon që të sakrifikojë aferën e 120 mln eurove nga buxheti i shqiptarëve.

Mes shqiptarëve dhe oligarkëve Edi Rama ka zgjedhur këta të fundit, edhe në kushtet e tmerrshme në të cilën ndodhet vendi sot.

Prandaj ka vendosur ti hedhë kundër njëri tjetrit shqiptarët, që t’i shtyjë ata në një konflikt social dhe të shmangë përgjegjësinë e tij dhe detyrimin e tij ligjor për t’iu përgjigjur me fonde, detyrimeve për qeverinë që i përcakton qartë Ligji i Emergjencave.

Sepse Edi Rama e ka për detyrim ligjor në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Fatkeqësinë Natyrore që të dëmshpërblejë çdo humbje të qytetarëve dhe bizneseve. Kjo nuk është në dëshirën e tij, ky është detyrim që rrjedh nga Kushtetuta e Shqipërisë.

35 komente në “PD kundër vendimit për anulimin e qirave për bizneset e vogla dhe familjet që humbën punën: Rama kërkon t’ju fusë në sherr”

  1. Lanabregesi says:

    Bravo,edhe une i kam nja dy tre zgjidhje por po prese te provohen njehere keto te Lulushit,pastaj po ja sugjeroj qeverise.

    1. Cudia says:

      Nuk ka turp me te madh te shikosh se ku ka arritur PDja. E tepert cdo koment me shume.

      1. Helidon says:

        Ore luli koqe eshte por ketu ka shume te drejte.
        Kjo gje eshte idiotesi totale dhe e pa-zbatueshme. E sigurt qe do jete vetem burim konflikti dhe asgje ska per te zgjidhur.
        Rama e ka qelb fare vetem po ben populistin.
        Ku i gjen keto “ide” te mencura ky, pale ca pallash mban verdalle qe e fryjne kot me kesisoj traplleqesh.

  2. po e krruan shume ,
    shenja semundje B
    e vetmja zgjidhja juaja eshte Brenda Burgut ne Rec
    krimiel i peshtire ,
    por kur sta shkerdhejn cte permban shqiptaret tju fusin tritoli e bythe
    vazhdoni e pellisni kazaneve
    o Politikan i nivelit te Lek Plepit , me Diplome Kamarjeri

  3. vaso says:

    Po sjelli mor lul pyka 260 miljion euro
    qe i more para cash nga rruga
    e kombit dhe ndaju shqipetarevd
    pastaj shikojme ata premtimet tua
    jeni parti pa shtyll korrizore
    jeni bythqire te gjithe
    pd duhet te shperbehet

  4. Lala says:

    SI RUGA E KOMBIT HAJDUT ME CIZME ??

  5. Oligarku says:

    O Lulzim, o kryetar i PD, Po duhet te jesh ti dhe PD qe duhet te mbroje korporatat dhe jo ti sulmosh o pallosh. Po ku i di ti keto gjera, “me ke flas dhe une” ty ta kane dhene partine dhe te thone: thuaj keshtu e ashtu dhe ti yyyy…
    mjere e djathta shqipetare kush e perfaqeson !!!
    Shume keq!

  6. Demokrati says:

    Po ti Lul cke?! Per ty me mire behet se nuk i paguan qerane e viles asaj drejtoreshes qe ke pas ne bashki…
    Ik or loqe se na more ne qafe o rrac mut. Te qifshin qente Isufet me liber shtepie… Prej teje u be Ramuti sheik. Te qifsha robt o mashtrues.

  7. @ says:

    O sherxhinj,un jam qiradhes dhe nuk futem ne sherr fare,pasi ai thote shtyrje jo FALJE e qirase.O lulush fli gjume e mos sajo kauza koti.

  8. Ladi says:

    O na rrofsh trapin po kush te degjon ty o balash.KAR ngele gjithmon o ditezi o loqe e DOKTOR VDEKJES

  9. Tiranasi2020 says:

    Ca fati ka Rama sa here hedh grepin sulen peshqit e PDes jane koqe komplet.Rama tall bythen me ta.

  10. Juristi says:

    Po pse je kaq budalla o Lulush?Nuk na zhgenjen kurre.Mos fol,o idiot,se je shume manall ne ato qe thua,o Luli.

  11. Shoku says:

    Po i bëm si në Kosovë , pse na duheni ju ti kopjoni ?!?!
    Po u desh origjinali s’ka vend për kopje !

  12. LORA says:

    ,,,,,guxon te jape mendje
    deshtaku ekzemplar ne cdo kolltuk qe
    ia kane falur,
    kreu i babaleve te vet-djegur.
    Kapercimi i kesaj krize kerkon domosdoshmerisht kontributin financiar
    te gjithe qytetarve te Shqiperise sone,,,,,ku bejne pjese edhe qiradhenesit
    e kjo eshte garanci solidariteti kombetar perballe
    rrezikut te perbashket,,,
    kurrsesi nxitje e konfliktit social.
    Por babalet enderrojne dhe lusin perdite vdekjen dhe konfliktimin e njerzve;
    si alternative te vetme per rrembimin
    e pushtetit.
    Vafshin ne ferrin qe lusin per te tjeret.

  13. Emigranti says:

    Po mbylle o tu mbyllte,si s’hoqe dore nga lehjet si qeni i rrahur. Vetëm budallalleqe nxjerr nga goja…..ti as me te voglen ide nuk e ke qe te dish si drejtohet nje shtet e si funksionon ekonomia,flet vetem broçkulla. Nuk e ke kuptuar akoma se ne çfar situate po kalon bota mbare. Siç duket juve te PD_se ju djeg qe te mos paguhet qiraja,sepse humbisni ju qe keni vjedhur sa keni mundur dhe prandaj beni kundra reformes ne drejtesi si çakalla more edepsëza……nuk do te shpetoni dot….???

  14. Ladi says:

    Me duket se me kete punen e qerase kete here zdapi ja ka fut kot… Hallet e njerzve jane te shumellojshem…
    Si thote populli: halli hallit nuk i ngja…
    Nuk ka pse bo populistin duke menu se; jan me shume qeramarres, se sa qeradhenes…
    Pagesat per uje, drita, takse, prone, etj i do ai! Nuk ka kompromis thote! Ndersa pronaret, ne thonjza, te mos paguhen! Tipike sjellje Staliniste, Polpot-jane.
    Ne pergjithesi, deri tani, vendimet i ka pas te mira, por me ket: ja ka fut krejt kot. Vendim prej komsomolasish…

  15. XHA DEMIRI ? says:

    IK FLI ÇUNO, TË RRITESH E TË KAPËSH FIKUN .

  16. LULI vocer says:

    Ti s ‘je asgje shoku celsat e kashtes ke meru me ujkun e cerrikut lek plepin andi daullxhiun sali berrishen me grupin e mutit

  17. Raul says:

    Po per leket qe fitoi cizmeparticka e Nafije dybekut te leshitlikes me ministrin superhajdut te leshelise ne rrugen Elbasan Tirane nuk fole o Lulo. Apo je dhe ti i dhjere ne rrugen e kombit.keto leke do ti vinin shume ne ndihme shtetit dhe fakireve.

  18. dritani says:

    Sa here qe Lulush Rrapatushi kundershton vendimet e qeverise, une them se Rama paska te drejte. Kam njerezit e mi shume te afert qiradhenes te bizneseve te vogla dhe ne bisede me ta kam degjuar: “E ku kam fytyre une t’ua kerkoj qerane!”. Pastaj, vendi yne dihet se nuk eshte i pasur, por ai qe jep me qera prej dekadash e ka vene dhjamin. Jemi ne lufte, le ta trese pak se i behet shendet! Tung!

  19. tetovari says:

    Kryetari me duart ne xhepa dhe i mencur e fukara- pa pushtet. Shet mend e ska per vehte. Djeg mandatet e del rrugeve. Tipik rrugac

  20. hahahahahahaa

    bytheci qe e pret Reci ,

    ne versionin Lek Plelpi drejtues i pederave vulehumbur

  21. Jimi says:

    Se ku e shikon “konfliktin social” ky dordolec, kjo nuk merret vesh!? Por te jesh i sigurte, se edhe nese do te krijohej nje precedent i tille, zgjidhja do te ishte e thjeshte, pa asnje perplasje te dhunshme. Mjaftojne ato 260 milione Eurot e vjedhura nga ty ne rrugen e kombit, jo te tjerat, per ta ulur shum shpejt ate “konflikt social” qe ti e sheh ne ender. Edhe ti ke per ti dfhene me shum “deshire”, pa u konfliktuar fare me ata fakire qe ti ua qane hallin. Tani ti po nuk i dhe me deshire, atyre fakireve ti ua rrefeve rrugen se si merren……..

  22. hahahahahahaa

    bytheci qe e pret Reci ,

    ne versionin Lek Plepi -t ,
    drejtues i pederave vulehumbur

  23. labi says:

    Ky eshte nga ata qe ne popull quhen njerez te papergjegjshem,mbasi u largua nga parlamenti,nuk mori pjese ne zgjedhje e tani Lul Hollandezi do karrigen,ideja ketij kur e ben Rama pse mos ta bej dhe une,po Luli nuk e di se ajo pune do me shume koke se byth.

  24. Dee says:

    Me ate c’ka tha sot per qerane Rama, po gabon,
    Shpresoj ta korigjoj?.

  25. Tironsi says:

    Eh mer Lul,mire bene qe del here mbas here,se marim vesh qe je mire me shendet,por dhe na zbavite ne kete izolim total.

  26. Kastrioti says:

    Plasen nga sukseset e njepasnjeshme te gjigantit Rama dhe nxjerin vrer , turfullim , nxine nga inati …..pleraaaaaa keni mbaruar komplet .

  27. Al says:

    Nuk eshte faji Lulushit por ktij Skenderbeut tuaj qe cfare thotene mengjes nuk thote ne dreke….totalisht ne ajer…shyqyr ka policine se per te tjerat zoti ju ruajt…..

  28. Timi says:

    Partija babale eshte e djathte hahaha. Falenderojme 1000000000000 here fatin qr keto plehra nuk kane asgje ne dore se fo ba kishin mbytur. O krietar i partise babale shko futja gjumit mos u lodh.

  29. blerta says:

    SA E NEVERITSHME ESHTE BERE KJO JASHQITJA E PD, TAMAM JASHTEQITJE, ESHTE FATEKEQESI SE SI U KATANDIS KJO PARTI QE JA KA KALUAR ASAJ TE ENVERIT….

  30. Italia says:

    Une jam gjithnje i majte por mos paguni qerane eshte nje vendim absurd qe keta te PD Kane te drejt ashte nje koflikt social

  31. Gri says:

    Ka halln e kunatit, i ziu!

  32. Tarasi says:

    si e ka kap reporteri kete gati per thithje…..ka mundesi qe e ben gojoren te mire….do pyetur Rama se ai duhet ta di

  33. tradita says:

    Nese doni te kuptoni fatekeqesine e vertete te
    shqiptareve, shikoni komentte e ketyre ideioteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje