“Edhe Saliu po të ketë nevojë, e ndihmojmë”, Veliaj i përgjigjet PD: Opozitë me pizhama nga Skype, flasin nga kodrat e rehatllikut

3 Prill 2020, 15:40Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka cilësuar akuzat e opozitës fyerje ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme që po bëhen nga të gjithë për të përballuar situatën e krijuar nga COVID 19. 

Në një lidhje me “Skype” në News24, Veliaj tha se sot qeveria dhe bashkia po çon ndihma në më shumë adresa se sa PD ka votues. “Në të gjithë vendet e botës kemi parë solidaritet, por opozitë me pizhame në shtëpi, me Skype, që thonë prodho para pa limit, këta vetëm ekonomik nuk janë. Lul Basha nuk ka shkuar në Bashki në dy vitet e fundit të mandatit, nuk ka shkuar as ne mbledhjet e Këshillit Bashkiak në dy vitet e fundit të mandatit, ndërkohë nuk kalojnë dy orë pa parë Edi Ramën që o prodhon një akt normativ, o një VKM, o një lehtësi, o një bonus, o një dëmshpërblim, o një direktivë për ndihma. Kështu që, nëse nuk mund të na ndihmojnë dot, do të duhet që të respektojnë dhe te mos i fyejne njerëzit që janë në front të parë të kësaj pune, mjekët, infermierët, sanitarët dhe gjithë prapavijën që po merret me ndihmat, me pensionistët, aftësinë e kufizuar”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se edhe ish-kryeministri Sali Berisha po të ketë nevojë, do të ndihmohet, pasi nuk i ndajnë njerëzit. “Ne sot çojmë ndihma në më shumë adresa se PD ka votues. Është fyese kur dikush thotë që buxheti është i lodhur. Ne kemi trefishin e buxhetit që ishte në kohën e Bashës dhe Tabakut, në ditën më të mirë të tyre. O i takson Veliaj e Rama oligarkët sot, ose kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në shtëpinë e oligarkëve jeton Lul Basha, jo unë, as Rama. Thirrja ime sot për Bashën e të tjerët është merrni një qese, një koli, një garuzhde, gatuani për atë që ka nevojë në lagjen tuaj, në zonën tuaj”, tha Veliaj.

Veliaj:

Unë momentalisht po kthehem nga Ndroqi për të shkuar të zona ose ish-Zona elektorare e shoqes time të shkollës, zonjës Tabaku, ku PD nuk del në terren prej vitesh. Eshtë fyese për çdo ushtarak që është sot në një kryqëzim, për çdo polic që është sot në qarkullim, për çdo punëtor që është sot në dezinfektim, është fyese për çdo pastrim që po ndodh me koshat, nga njerëz që janë gjithashtu familjarë.

Eshtë fyese sidomos për ata mjekë dhe infermierë që kanë qenë të lënë pas dore prej vitesh dhe më në fund kanë aspiratorët, stafin e nevojshëm. Madje, jemi sot më në fund krenarë si kurrë më parë që kemi çuar mjekë dhe infermierë në Itali. U ndjeva i fyer në emër të gjithë atyre njerëzve që shërbejnë sot. Janë 10 mijë adresa që ne çojmë sot ndihma. Ne çojmë sot ndihma në më shumë adresa seç PD ka anëtarë dhe votues. Pra jemi sot në një situatë të paprecedentë. I dëgjova komentet dhe është fyese kur dikush thotë buxhet e i lodhur. Kush është buxhet e lodhur?

Bashkia e Tiranës ka sot trefishin e buxhetit që kishte në kohën e Lul Bashës e Jorida Tabakut. Nëse ata do të na kishin lënë një Bashki më të shëndoshë ne do të kishim ndihmuar jo 10 mijë, por 100 mijë njerëz, por sot e kemi fatin të ndihmojmë 10 mijë, falë edhe ndihmës që na ka dhënë qeveria.

Ndërkohë që në ditën më të mirë të tyre, akoma nuk janë dhënë dëmshpërblimet e përmbytjeve te Bregi i Lumit, akoma nuk janë dhënë dëmshpërblimet e rrëshqitjes së tokës në Kombinat, akoma nuk janë dhënë dëmshpërblimet e shumë prej fatkeqësive të zjarreve apo fatkeqësive natyrore që ndodhën në kohën kur Lul Basha ishte Kryetar Bashkie. Kjo historia me oligakët është fyese, sepse o i takson Edi Rama dhe Erion veliaj oligarkët sot, ndërtuesit, sipas proporcionit që ata duhet t’i kthejnë mbrapsht shoqërisë, ose kjo nuk ka ndodhur kurrë më para.

Edi Rama jeton në shtëpi të vet, unë në timen, në shtëpi të oligarkëve jeton Lul Basha. Eshtë shumë më kollaj të flasësh për oligarkët dhe të presësh para nga skype dhe është shumë më vështirë të dalësh në terren dhe t’u shërbesh njerëzve. Thirrja ime sot për Lul Bashën është: Merrni një qese, një koli, një kuti, një garuzhde, gatuani për dikë që ka nevojë në pallatin tuaj, në rrugën, në lagjen, në ish-zonën tuaj elektorale. Por nuk është faji i Edi Ramës që një parti vendos të heqë përgjegjësitë nga gjithë detyrimet që ka me elektoratin. Të ikë nga çdo Bashki, Parlament, nga çdo strukturë dhe këtë të gjithë e dinë. Në të gjithë vendet e botës ne kemi parë solidaritet, por opozitë me pizhame në shtëpi me Skype dhe të thonë prodho para pa limit, këta vetëm ekonomik nuk janë. Meqë ra fjala për një qeveri që nuk është në krye të detyrës. Si nuk qenka në krye të detyrës?

Lul Basha nuk ka shkuar në Bashki në dy vitet e fundit të mandatit, nuk ka shkuar në Këshill Bashkiak në dy viet e fundit të mandatit, ndërkohë nuk kalojnë dy orë pa parë Edi Ramën, që o prodhon një akt normativ, o një VKM, o një lehtësi, o një bonus, o një dëmshpërblim, o një direktivë për ndihma. Kështu që është shumë e rëndësishme, nëse nuk mund të na ndihmojnë dot, do të duhet që të respektojnë njerëzit që janë në front të parë të kësaj pune. Mjekët, infermierët, sanitarët dhe gjithë prapavijën që po merret me ndihmat, me pensionistët, aftësinë e kufizuar. Tani këtë historinë e aftësisë së kufizuar e njoh më mirë se kushdo tjetër sepse kam qenë ministër i asaj pune. Kur unë kam ardhur në atë ministri, kishte 6 muaj që qeveria e Joridës, Lulit dhe Saliut nuk paguante aftësinë e kufizuar. Tani jemi te faza ku jo vetëm paguhet në kohë, është rritur shuma, janë bërë reforma që të marrin realisht ata që kanë nevojë dhe jo spekulantët, militantë partie, por sot kam qenë në Ndroq te personat me aftësi të kufizuar, do vazhdoj tani te zona e Joridës.

Gazetarja: Pse po e bëni ju këtë, ky është gjithë diskutimi zoti Veliaj?

Vliaj:Kryetari i Bashkisë bën 10 vita në ditë, ndërsa punonjësit e bashkisë bëjnë 10 mijë vizita në ditë. Ndërkohë që e gjitha Bashkia e Tiranës bën 10 mijë vizita në ditë dhe paketa ushqimore dhe ndihma në ditë. Pra unë po bëj 1/10 mijtën e asaj që ndodh. Arsyeja pse e bëj këtë, është sepse është shumë e rëndësishme të inkurajojmë njerëzit në terren, që unë të kuptoj se cfarë po ndodh në Ndroq, Zallherr, Kashar, të kuptoj nevojat, të kuptoj si janë sistemuar njerëzit në situatë rruge prej historisë së tërmetit, ku kanë vajtur çadrat dhe kontenierët. Nëse ata nuk kanë prodhuar sot as në tërmet as në epidemi një lider që të dalë në terren. Siç e patë edhe pardje i kam urdhëruar edhe stafet e Bashkisë. Dikush më tha është xhaja i filanit, të PD. I thashë do të ndihmohen të gjithë njësoj.

Edhe Saliu po të ketë nevojë do të ndihmohet sepse ne nuk i ndajme njerëzit edhe udhëzimi nga kryeministri ka qenë shumë i qartë, të gjithë njerëzit shërbehen me dinjitet që janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Dhe po them edhe pse lista jonë e personave në nevojë formale është 4000 adresa , kemi shkuar në 10000 pse?Sepse dikush në një situatë ku fëmijët i kanë ngelur jashtë dhe kanë ngelur i vetmuar dhe pse formalisht ai me çertifikatë është me të njënjtën kurorë ne e kemi ndihmuar. Dikush ka dalur nga burgu prej amnistisë dhe nuk është kthyer dot në rezidencën e vetë dhe ka mbetur në Tiranë është ndihmuar, dikush është në sitatë rruge, pra është hera e parë ne nuk pyesim as për letra, as për dokumentacion. Po është dikush hallexhi, po është dikush që ka nevojë për njerzillik, po është dikush që ka nenevojë dhe për humanizëm dhe për ndihme jemi aty pronto.

Por e vetmja gjë që nuk duroj dot në këtë situatë është kjo fyerje banale që na ndodh përditë nga Skype-i.Kur e gjithë qeveria, e gjithë ushtria, e gjithë policia, e gjithë shërbimet social, e gjithë dezinfektimi, pastrimi janë në terren dhe janë njerëz me mish me kocka me gjak që kanë gjithashtu familje, që kanë gjithashtu nevojë, që kanë gjithashtu gjyshër dhe gjyshe, që kanë gjithashtu njerëz të sëmurë të dëgjojnë fyerje të tilla banale, rehatia e kodrave luksoze të Tiranës kjo nuk ka ku të rri. Mënyra se si dikush ndihmon nuk është duke hapur panik dhe duke sharë tjetrin
Siç je vetë dëshmitare për çdo sinjalizim nga ty personalisht dhe qindra gazetarë dhe mijëra njerëz që shkruajnë në facebbok, Instagram dhe në të gjithë rrjetet sociale kemi qenë pronto në punë minutash. Të kuptoj por detyra jonë është të ndihmojmë njerëzit jo PD. Partia Demokratike është në mënyrë dëshpëruese e pa ndihmueshme domethënë nuk kemi çfarë i bëjmë, nuk ka respiratorë që i jep frymë një partie që ka lindur e vdekur. Kështu që për të gjitha këto arsye nuk është ky shqetësimi im, shqetësimi im është të ndihmojë një nevojtarë dhe nëse Ola, Jorida, Luli, Saliu tjetri e tjetri thonë filani ka nevojë për ndihmë, do jemi aty për minuta. Por të thuash s’po ndihmojmë njerëzit kjo është fyese, është fyese për inteligjencën është fyese për të gjithë ata njerëz që po shërbejnë dhe që janë heronj të vërtetë dhe nuk mund të dalin heronj njerëzit e Skype-it. Se është shumë kollaj të rrish tek shtëpia jote luksoze, këmbët përpjetë bjeri telefonit dhe jep mend se si duhet të presim lek, çfarë do të bëjë Edi Rama të presi lek pa fund që të shkojmë në inflacion, që të shkojmë ta blejmë bukën me karroçë të Dylt të mbushur me lek.

Këto janë idiotësi monumentale, mund ti bëjnë si gallatë edhe si gastorë brenda partisë, por nuk mund të jenë këto politika shtetërore. Ndaj ju lutem po keni një rast konkretë na thoni emrin, mbiemrin, adresën do jemi aty për minuta. Po jeni pishman se si nuk i shërbyet këtij popullidhe si ka 10 vjet dhe Akoma nuk kanë dhënë dëmshpërblimet e përmbyteve në Shkodër ky është problem i tyre dhe populli e ka treguar me votë. Por ju lutem për hir të njerëzve që po shërbejnë në front të parë, në frontin e dytë të prapavijës, respect për ata që po ndihmojnë. Nëse ju mendoni që dikush duhet ndihmuar na jepni emrin dhe adresën dhe unë do të jem aty ose stafi për punë minutash por mos fyeni gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme dhe mos u tallni me një qeveri përveçse duhet të menaxhoj këtë situatë, duhet të dëgjoj edhe tangërllikun e atyre që su ka prekur kurrë këmba në terren, që s’janë bërë kurrë pisë me baltë, që s’kanë çuar kurrë një qese ose një supë në një qendër sociale me nevojtarë dhe që s’kanë lidhje fare me hallet. Fëmijët i kanë në Angli, fëmijët i kanë në Hollandë këta s’kanë lidhje me realitetin. Tani ju lutem për hir të një armate edhe të një ushtrie që është në front të parë mos i fyeni më njerëzit me muhabete pizhamesh edhe Skype.

5 komente në ““Edhe Saliu po të ketë nevojë, e ndihmojmë”, Veliaj i përgjigjet PD: Opozitë me pizhama nga Skype, flasin nga kodrat e rehatllikut”

  1. Populli katunar says:

    Jepini atij gruqirit MYSLYM MURRIZIT se gjynah. Po I qihet dhe goca

  2. Tiranasi2020 says:

    Sala ka Bardh Spahin Tan Shehun dhe Tit Vasilin dhe se ka problem.

  3. Eduard says:

    Saliu po te kete nevoje duhet ta lini te vdesi per hir te Shqiperise dhe shqiptarve

  4. Eduard says:

    Saliu po te kete nevoje duhet ta lini te vdesi per hir te Shqiperise dhe shqiptarve

  5. BRAVO RAMA says:

    KY MBAROI ME POPULLIN KY – I NGELI VETEM SALIU!!
    NUK KA NEVOJE PWR SHPWRQWNDRIM – JU EDHE POPULLLI
    NUK KEMI NEVOJE PWR TW TRETW QOFTW SALI, KAFSHW APO SEND
    VETEWM “jU DHE POPULLI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje