Publikohet data, ja kur del Saimir Tahiri në Gjykatën e Posaçme. Mungon media dhe publiku

3 Prill 2020, 12:11Politika TEMA

Gjykata e Apelit ka caktuar datën e seancës së rradhës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Bëhet me dije se më 9 prill në orën 10:30 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të merret vendimi  për Tahirin.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Mësohet se seanca e datës 9 prill do të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kjo për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë Covid-19 që deri më tani në vendin tonë ka shënuar 277 të infektuar dhe 16 viktima.

2 komente në “Publikohet data, ja kur del Saimir Tahiri në Gjykatën e Posaçme. Mungon media dhe publiku”

  1. elezi says:

    Paloqet,ndoket,shehet,vokshet,lulet,berishet,
    e gjithe kopania e tyre e vetmja menyre e tyre se si i
    sherbejne popullit ose idividit eshte te te ja rruajne
    ate pall sajmir tahirit
    Saimiri ishte i vetemem minister i brendshem qe vendosi
    policin ne binaret e ligjit
    Viva sajmo

    1. artan kurt says:

      Te lumte dora Elezo qe ke shkruajtur per SAJMIR TAHIRIN ai ka qene njeshi.Minister si ai per Policine e Shtetit nuk ka patur dhe nuk ka deri me sot.Ai beri polici qe kur shikohej te fundi i rruges shkelesit merrnin arratine.JEMI ME TY SAJME(SAJE)JE SHPIRTI DHE ZEMRA JONE .PERPARA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje