“Saliu është piramidë, Basha tha janë të kriminalizuara”, Rama: Mediat të marrin kredi, për gazetarët të shohim

3 Prill 2020, 00:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se për median nuk do të ketë paketë tjetër ekonomike për t’i mbështetur. Ai tha se media futet në kategorinë e biznesit të madh dhe qeveria nuk e mbështet dot me grante (dhuratë) por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane prandaj nëse janë në nevojë të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.

I pari Saliu është piramidë, ju tha shqiptarëve, u thoshte me jepni një të jap dy se deti u bë kos, e hëngri njëherë populli, por unë nuk e bëj detin kos, prandaj kur të dalim nga kjo luftë të jemi kryelartë. 

Për mediat, tani ky tjetri (Basha) duhet të thotë cilat media, që deri dje tha janë të gjitha të kriminalizuara përveç njërës që ishte e pastër.

Pra, mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane dhe mediat që  janë biznese të mëdha të marrin garancinë sovrane të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.

Sa i përket gazetarëve, sigurisht është një temë tjetër, por përsa kohë flitet për shkurtim të emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë, të gjithëve ju mirëkuptohet halli, por këtu halli është kush është më në hall, ata që janë për ekzistencë apo për ata nga jeta shumë cilësore të kalojë në…” tha Rama në opinion.

4 komente në ““Saliu është piramidë, Basha tha janë të kriminalizuara”, Rama: Mediat të marrin kredi, për gazetarët të shohim”

  1. Roberto says:

    Hahahahahah sa bukur ja ka gjetur PIRAMIDE hahahaha dhe eshte e vertete. Ne keto kohe te errta per te gjithe boten eshte e njjta situate por nese i shikoni njerzit kush e kush te qahet i pari jo kemi apo nuk kemi,hap frigoriferin e ka bosh,fut doren te xhep dhe tregon disa qindarka e lloj lloj marifetesh te tjera qe nuk hahen fare.Ka dhe te varfer vertet por nuk dua te zgjatem tani qe te them qe nuk ja ka fajin askush atyre qe nuk duan te punojne apo kerkojne pune te zgjedhur qe te bejne qejf.

  2. emigranti says:

    keni leke plote ju mos ta vrasi mendjen per ju rama

  3. Arbert says:

    Te ju japi lek media e do thone se I ka bere te gjitha? Mos te ju japi leke do thone se I mban per ppp? CA lloj shteti kemi ne shqiptaret, kapitalizem kemi, socialize, komunizem? Hajde merre vesh CA bohet. Ne vend te ndimohen njerzit ne nevoje, ne kete vend duhet te ndimohen ata qe kane. Nuk po degjoj opoziten ketu ku jetoj we ti kerkoje qeverise te paguaj mediat apo televizionet qe punojne dhe paguhen nga reklamat apo grandet shtetrore. Per nje pjese te gazetareve we Jane shkurtuar nga puna duhet ti paguaj shteti rrogen minimal por nuk mund te paguaj ata qe punojne apo pronaret e tyre. Po te ishte keshtu do lutemi Mos te mbaroje epidemia, Le te vazhdoje nja 5 vjet e do hame qyl nga shteti , do bejme edhe ndonje pune ne te zeze, a sa mire do ishte! Kurajo…

  4. SHKELZENI says:

    BRAVO GJIGANDE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje