Kundërshtuan ndalimin e pagesave të qirasë, reagon Rama: Kanë prekur majën e dëshpërimit, sa gjynah që janë

2 Prill 2020, 18:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratave nga selia e PD që mbante qëndrim të kundër me qeverinë për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të vogla.

Reagimi i Ramës:

Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

11 komente në “Kundërshtuan ndalimin e pagesave të qirasë, reagon Rama: Kanë prekur majën e dëshpërimit, sa gjynah që janë”

  1. Eni says:

    Ik mor pirdhu! Plehre KM!

    1. Kaculi says:

      O plere kryeplere, pse qirane mos ta paguajne dhe dritat dhe ujin po?! A nuk jane gjera materiale? Tatim fitimin e qirase e do serbes, tatim fitimin. E tre mujorit e do serbes? Po pse tek qiradhenesi dhe tek qirameresi e gjete ti? E ka marr austria dhe gjermani kete vendim por ka shtyr afatin e pgeses se qerase ose familjet ne nevoje e paguan shtetit. Por kur nuk del kryeminstri te kerkoj nje gje te tille. Pse do futesh ne shere dy pale?! Po te fillojne mos te pagujne fhe parkimin, mos te paguajme dhe taksat e bashkise qe jane me hume ae nje qera! Pse do shere me shqiptareve., se ne moment qe nuk paguan ai ka kontrate noteriale dhe te nxjerr nga shpia apo dyqani mbas dy maujsh dhe ca na ngeli? Ti ha kumbulla me PPP dhe shqiptareve u bien dhembet! E ke pare italine ska kerkuar Conte nje gje te tille dhe jane ne pike te hallit! Turp per voten qe te ka dhene shqiptari

  2. Artani says:

    Po nuk morrën qirrate harroje se do paguajmë dritat dhe ujin.

  3. Mondi shkreta says:

    Z.Kryeminister,vendimi per mos pagimin e qerase,
    mendoj se eshte i gabuar. Jane me mijera familje
    qe jetojne nepermjet qerase. Po gabon?.
    Mos ja lere qeverisjen atyre qe nuk e meritojne!.
    Faleminderit.

  4. Totila says:

    Po une qe pres te marr qeran per paguar drita uj buk ilace debin ke vllai im cfar do bej o i dashur kryeminister. Po m fut n konflikt social

  5. vlora.vlora says:

    Po fut njerzit ne shere dhe vrasje ,kush je ti qe vendos per pronen time fendurine apo ri ri dhe e nxjerr nga nje cudi ,,,jep ato milionat qe ke mare ne tendera bashke me beqajn , qe na e bere dhe spitalin falas

  6. Italia says:

    Nuk e kuptoj Zoti km ketu ku jetoj nuk me pagun shteti as qeran as credine dhe jetoj ne itali

  7. Rispondi says:

    Atehere hiqe dhe taksen e pronesise Zoti k m dhe dritta the ujin dhe une nuk do kerkoj qerane .eshte nje vendim absurd

  8. C2?????? says:

    Se nuk je i afte te drejtosh vendin l’ere te drejtoj nje me i Zoti eshte njesoj te bejne thirrje mos pagani dritta dhe ujin km plehre

  9. zhaku i pamposhtur says:

    Kuptojeni or njërëz mos u bëni pjesë e lojës së ramës. ..kjo deklarata për mospagimin e qirasë është e studiuar shumë mirë dhe shumë thellë. .edi saliu meta dhe Basha janë të korruptuar nga asfalia greke. ..këto provokime në formë show që po bën Rama kohëve të fundit kanë vetëm një arsye. .ti neveritet popullit në mënyrë që ti hapi rrugën Bashës…edi i plotësoi kërkesat e Athinës, u shtrydh si limoni e tani ska më lëng kështu që tani radhën e ka Basha. .ky do vazhdojë tradhëtitë e radhës. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje