Këtej kalon rruga ndër varre

2 Prill 2020, 18:47Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Sa mitike, aq edhe reale është marrëdhënia me të vdekurit ndër varre. Sa herë jeta ndihet në rrezik, aq herë njeriu tenton të rimarrë kontrollin; dhe çuditshëm i drejtohet ekstremit. Epidemia e përbotshme e Virusit që e shënon shekullin tonë si të rrallë mes 4 miliardë vjetëve, është kthyer në ‘altar mitik’ ose në varrezën ku pastrohen të gjallët.

A po lahen mëkatet përmes kësaj ‘varreze’ botërore?

…Kur avioni rus i ndihmave mjekësore iu drejtua dje Amerikës, sa shumë komente kam lexuar poshtë lajmit. ‘What the [email protected] is going on world ?!’ (Ç’dreq po ndodh me botën!)- kjo shkruhej përgjithësisht. Njerëz të përhumbur, ende janë larg të kuptojnë se kjo pandemi është ngjarja që i bën të gjithë të barabartë. Dy superfuqitë e kanë kuptuar se jeta po rrezikohet dhe duhet të rimarrin konrollin. Ka plot njerëz që nuk ‘kalojnë këtej’ dhe e shikojnë jetën siç ishte më parë dhe veten- siç ishin. Por çdo gjë ka ndryshuar, duhet kaluar diku djathtas varrezave- siç bënin paganët.

Nuk i shikoni çfarë bëjnë këta të tanishmit? Një infermier nga Vora që doli vullnetar për në Itali, po e grijnë; më parë e torturuan se nuk i dhanë punë, i shëmben shtëpinë me bomba, tani e përgojojnë se ‘Qazimi nuk ka diplomë’. Qazimi mund të humbë jetën në luftën e Italisë, por sot ndodhet në krye të vlerës së doktorëve; megjithatë këta as mundohen të kalojnë “andej nga varrezat” ku preket realiteti. Akoma nuk e dinë se ka ndryshuar gjithçka; doktori nuk është më doktor nëse rri në shtëpi, madje as vetë ‘Dr. Berisha’- më i madhi i këtyre, nuk mund të thërritet më ‘Doktori’; kjo kishte ndodhur dikur, në një kohë që nuk mbahet mend më. As opozita nuk mund të marrë pushtet pa larë shpirtin të paktën tre dekada. Pa le që nuk dihet kush do ta ketë pushtetin: Corona?, kibernetika?, heshtat?, apo lideri i vetëm dhe i fortë?

Për të pastruar sytë për nesër, fillimisht duhet kaluar ndër varreza: Corona i ka bërë të gjithë të barabartë, si politikanin përbindësh, vilat e shtrenjta në Rolling  a në Gji-Lalëz, princin e Wellsit, Tom Hanks apo princeshën që u varros e vetmuar në Spanjë?. As thasët me euro që do të gjenden nesër në bodrume vilash, nuk do të kenë vlerë. Grabitësit e tyre do t’u ndalohet t’u përmendet emri, siç iu bë zjarrvënësit të Athinës, Herostrati.

A lulëzojnë të drejtat nëpër varrezë?

Kur them ‘varrezë’ u morëm vesh se po them ‘kjo katastrofë epidemie’… Vetëm një fenomen ‘mitik’ ka një të drejtë ta ushtrojë të drejtën para se të dalë nga varrezat: Ky vendos kush do të dalë; nëse i pari është mashkull- atëherë radhën për të ardhur në varre e ka një mashkull, dhe po kështu për femrën… Kjo e drejtë i takon vetëm zotit. Kritikët që nuk kanë kaluar ende andej, po marrin rolin e zotit. Këta kërkojnë mirëqenie të madhe teksa njerëzit po vdesin me mijëra e miliona dhe mund të ndodhë që të bëhen shumicë. Këta kërkojnë që polici dhe ushtaraku të mos e ndalojnë njeriun të shkojë te vdekja. Këta hapin panik se ‘mungon letra higjenike’ dhe mund të ndodhë që të invadohen dyqanet për letër. E gjitha ndodh sepse nuk kalojnë andej nga varrezat… Tani janë cunguar të drejtat, por për t’i dhënë të drejtë zotit që të mbyllë derën e varrezës. Mund të kemi një lider të vetëm, dorë të fortë, le ta besojmë. Mund të kemi autarki. Teoria e re e shtetit po kërkon ‘më mirë një lider të pampostur’. Opozitarët ia kanë frikën Edi Ramës, por nuk e arrijnë dhe as e ndalojnë dot. Si ta arrijnë, që nga streha?! Tani nuk është koha për pispillosje… I keni vënë re kritikët si vishen luks dhe dalin në ekrane; e keni vënë re se vetëm kritikët, që nga Michael Moore deri te Tit Vasili, nuk kanë marrë virus?! ‘Hamenjtë’ shtetërorë si Trump, Johnson, Pence, dhe Skënder Brataj ynë…., u vunë seriozisht në rrezik… E si mund të ndalen këta?!

Kritikët e luksit dhe të mistrecllëkut po fundosen, por nuk kanë as aftësinë për të planifikuar çfarë po u vjen përpara, gjë që as kafsha nuk e ka, ndërsa njeriu po.

Erdhi prapë rasti i të varfërve:

Nuk është fjala për një lavdërim të varfërisë si në komunizëm… Jo.

Këtu besohet ‘altari i varrezave’, të varfërit kalojnë lehtësisht andej. A nuk e shikoni se më të varfërit po u dalin zot më të sëmurëve të botës? A janë doktorët e infermirët shqiptarë në Itali? Janë më të varfrit e Evropës. Italianët e pasur, vetë- kritikë, po thërrasin memorien e ‘varrezës së Otrantos’ në vitin 1997 ku u hodhën 120 jetë shqiptarësh. Sa shumë u vonua Evropa e pasur për ndihmë ndaj Italisë dhe Spanjës? Po këtu, ku janë politikanët e pasur? Askush, as ditën e  fundit, nuk u la një vilë për të infektuarit, as për doktorët, as ktheu ca flori për të mbajtur frymën e të varfërve…; këtej do të kalonin ndër varreza, por nuk e bënë. Apo nuk kishim politikanë të pasuruar?

Lufta ka zgjedhur: Ajo po godet më shumë shtetet e zhvilluar, me lëvizje të dendur dhe me turizëm. Po ndryshon konfigurimi i shteteve; nga shtete të përgjithshme e globale po mzrrin rrugën në shtete- kombe. Lufta e bën shtetin- ka shkruar filozofi amerikan Charles Tilly. Siç kali lind, njeriu formohet.

25 komente në “Këtej kalon rruga ndër varre”

    1. Z says:

      Harruat lavdet qe i thurte Frrok Cupi Saliut?! Po e rehabiliton vehten ky profesionist pervers,apo eshte bere me ….?

      1. Nick says:

        Nese i lepin bythen Rames, te pelqen edhe ty.

    2. vang says:

      Veshtrimet metaforike e filosofike jane origjinaledhe deshmojne per talentin tashme te njohur prej kohesh te z. Cupi.Shpesh bej nje pyetje :-Mjeket nga rradhet e opozites sa te forte e kane instiktin njerzor dhe profesional para nje rreziku qe mos gabohem nuk e veshen bluzen e bardhe dhe ketu nuk e kam fjalen per Berishen e me pak Titin.Si eshte e mundur te jene shfytyruar aq shume opozitaret si njerez sine kohen e termetit edhe tani.Ata te lene pa mend me ”gjetjet dhe kacavjerrjen ” tyre sic qe Qazimi dhe ”arrestimi i Rames”.Po e deklaroj me sinqeritetin me te madh se:-menyra e berjes opozite dhe etika politike do me bente ta votoja PD ashtu si ne vitet e para pas ’90-tes. Mbas gjithe ngjarjeve qe kane ndodhur jame e bindur qe ata nuk do e mesojne kurre ”te kalojne nga rruga e varreve..

  1. vaso says:

    Bravo Cupi je ideal ne shkrimet dhe vizionin tuaj
    goditja eshte 10 ball dhe kure behet
    fjale per nje doktor kriminel si berisha
    e the bukur ishte dikur doktor mo nuk
    ekziston
    tani eshte thesht kerme qe pret te drejtohet djathtas
    respekt Frrok
    eshte deshire te lexosh cfare shkruan

    1. berisha eshte Bin Laden i Politikes Shqiptare ,
      qe ala ndodhet en sigurine e Shba-ve ,perderisa kakaris ala .
      Kur ti skadoje sigurimi si ndodhi edhe me Bil Laden
      dikur mik i Fam.Bush
      do rri si muti ne shi .
      e jovetem ai por edhe bishtat e tij meta dhe basha ,
      boshti i se Keqes Shqiptare ,
      Celula islamike instaluar ne Lalz dikur pa brek ne bythe ,
      sot jetoje e Vila Miljoneshe !

    2. Nick says:

      Kur lavderonte Berishen, te dukej kerme, tani te duket hero. Ose, Mero, kur postonte kartelen e skizofrenit Rama, te dukej kerme, tani te duket hero…A keni shtylle vertebrore apo jeni molusqe?

  2. qim peka says:

    a rrot kari je ti rrok qupi

    1. Revizori says:

      Frroku e ka gabim ate punën e kalit.
      Sepse per shembull, Qim Peka lindi njeri, por u formua si kalë.
      Ai ka dhjerë teorinë e evolucionit.

  3. Toni says:

    E lexova me një frymë.E ke qar.

  4. pejapa says:

    Ti je burre shteti , je Universal se je NJERI i plote dhe i ndershem , Zoti tek ti ka sjellur Mencuri dhe llogjike krital. Te uroj shendet dhe jete te gjate.Artikuj Tuajt i lexoj me shume kenaqesi se je i vertete.
    pjp/usa

  5. Veshgues says:

    Ai nuk mund te quhet me doktor!

  6. Ka dale pislleku sheshit says:

    Tani po merret edhe me politiken Boterore , kjo vemja .
    Ik er hije , beji hyzmat varrit tat.

  7. Lulezime says:

    Shkrim i fuqishem, por filizofik me shume sesa praktik!
    Derrat duan plumb, jo fjale! Ketu duhet te flitet me emra drejtperdrejt, duke filluar me Dr. Vdekjen -alias Sali Berisha, duke vazhduar me Tit Vasilin (o Zot ke je sjelle nevhete), Tritanin e Preshit e pastaj Like Floririn, Monen e Likes, Lubonjen, Zhejin, Sonila Piclopa, And Bushati i Bllokut te Udheheqjes se PPSH, dhe se fundi Lul Shalengjituri (sa debil qe eshte o Zot) etj.

  8. Luiza says:

    Respekte Z.Cupi je shume i sakte ne te gjitha shkrimet. e tua ,thua gjithemone realitetin, po maskarenjte qe kane vjedhur kete komb dhe kane vene gjithe ate pasuri ku jane fshehur , mos i gezofshin ato para qe kane vene mbi kurizin e ketij populli zoti i ndeshkofte qe nga Sali krimineli Ilir dhe Monika hajdut, qe nga lul basha, fatmir mediu qe vrau bashke me saliun nji qytet te gjithe zoti i denofte .

  9. Pero says:

    Je gazetar i se vertetes Frrok ralle ka shkrime si i juaji dhe si Mero Baze qe i afrohen se vertetes. Po desha te shtoja qe presidenti yne te pakten te jepte fitimet e floririt, qe thone se ka gisht, meqense i eshte ritur vlera ne Burse.

  10. Asnji nuk ka “Diksionin” e shkrimit te tij ne Shqiperi .
    Ndoshta kjo vjen edhe nga Grupi i Gjakut
    qe ka Frroku;
    i cili dallon nga gjithe zhgarravitesit muzlluma ne Shqiperi

    Rrespekt Frrok ,
    shqiptaret kan ala zemren e kraharor qe rreh Shqip
    dhe
    “s’jan te gjithe ashtu ,si i do Armiku” [ Citoj : Gjigandi GJ.Fishta ]

  11. Artan says:

    Frrok Çupi president

  12. Zija says:

    E përshëndes analizën! Sa e plotë aq edhe filozofike!

  13. Redio says:

    S’je i vetëm, që mendon kështu.

  14. Messerschmitt says:

    Frrok ….nuk lahet m…me sh….. themi ne nga qyteti !!!!!!

    Ste kam pare nje here me qeleshe ne koke !!!

  15. Bardhyl says:

    Nje shkrim i goditur,urime z.Çupi ,mesa duket keni pasur nevoje per nje stuhi qe t’ju kthehej frymezimi!

  16. Te Lumte FRROK CUPI… Analize per teme Diplome ne Master Shkencor tek Fak.Gazetarise, ku drejtues e pedagoge jane fundrrinat e gazetarise filo-Partiake Berishiste e Metiste, Mark Marku (qe ska Shampo ne Bote e Kozmos qe e lan e heq eren), Agron Gjekmarkaj (qe ska fakt, liber, personazh Boteror qe i meson te verteten, pasi ka Virusin e Berishizmit shume here me vrastar se COVID-19), e Akademiku Artan Fuga (Profesori i Filozofise qe perkrah vetem kush eshte me anti-Shtet, Berishizmin e Metizmin, injorancen se i duket vetja super Profesor ndaj te tjereve qe jane me kembe ne toke).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje