Nga Bledi Lumani
Që ditën e parë që në Shqipëri u vendos regjimi i karantinës, disa TV kombëtare dhe gazeta që vetëquhen më të “mëdhatë” në vend, kanë nisur një fushatë “ndërgjegjësimi”, që Edi Rama të caktojë një fond për të ndihmuar mediet.
Argumenti është se tani ato nuk do të kenë më reklama nga biznesi dhe për këtë rrezikojnë ekzistencën.
Gjë që, deri më tani të paktën, nuk rezulton e vërtetë, pasi reklamuesit më të mëdhenj në vend, si fjala vjen bankat e kompanitë telefonike, nuk i kanë tërhequr reklamat në medie.
Por, është e sigurtë që ashtu si gjithë sektorët e tjerë, edhe mediet do të futen në vështirësi serioze, nëse kjo situatë zgjat edhe për disa muaj, ndaj dhe shqetësimi i drejtuesve dhe pronarëve të mediave është i drejtë.
Si punonjës në këtë industri, natyrisht që i bashkohem këtij shqetësimi, pasi të gjithë jemi të rrezikuar, duke qenë se edhe para kësaj situate, gjëndja në mediat tona nuk ka qenë fort e mirë dhe shumë prej atyre që kanë ngritur shqetësimin e mbijetesës në këtë kohë, kanë pasur probleme dhe vështirësi financiare!
Dhe koronavirusin, më shumë se një rrezik falimentues, duket se tani e shohin si një rast shpëtimi, të cilin do ua sjellë Edi Rama me fondet e shtetit.
Pikërisht ai, njeriu që i quan “kazan” dhe që e kanë shpallur si armik të medies këto vitet e fundit, tani i kërkojnë që t’i shpëtojë nga një kolaps i mundshëm.
Nuk e di sa fuqi ka buxheti i varfër i Qeverisë të përballojë edhe një sforco për të ndihmuar mediet dhe a do ua bëjë edhe këtë “nder” Rama pronarëve të medieve, pasi tani të gjithë i kanë kthyer sytë nga ai, që nga familjarët që kanë mbetur pa punë dhe që rrezikojnë të mbeten pa bukën e gojës, tek bizneset, e deri tek bosët e futbollit, që pasi bënë dhjetëra miliona euro me trukimet e ndeshjeve, tani flasin për mbijetesë, por në këtë shtrirjen e dorës për ndihmë nga Rama, ka edhe një anë morale.
Se e marrim të mirëqenë që media duhet të ndihmuar, se rrezikohet informimi -një nga argumentet kryesor që përmendet nga ata që kanë ngritur shqetësimin për kolaps dhe për këtë kërkojnë ndihmën e shtetit- po a e kanë bërë pikërisht këtë gjë gjatë viteve këto medie, pra a kanë luajtur rolin e informatorit?
Apo kanë bërë thjesht rolin e propoganduesit, ca për Qeverinë e ca për opozitën?
Fakt është se, shumica e këtyre medieve përdoren nga pronarët (në masë ndërtues), për leje ndërtimi, koncensione, PPP, presione të ndryshme, apo edhe vënie gjobash, pra shkurt, për interesa personale të pronarëve të tyre.
Informimi (i paanshëm nuk bëhet fjalë) është në plan të dytë për to, ndaj dhe kur i dëgjon tani se po rrezikohet të mbetemi “qorrë dhe shurdhë” – dhe kur, në epokën kur mjafton të kesh një laptop dhe internet, dhe mund të informojë kushdo -, nëse nuk i ndihmon Qeveria, të bën për të qeshur.
Thjesht tani duan ta përdorin këtë virus, për të marrë ndonjë dorë lekësh që të lajnë këstet e borxheve nëpër banka (që i kanë krijuar jo prej faktit se kanë medie).
Në gjithë këtë “zhurmë”, e vetmja e vërtetë është që gazetarët e thjeshtë, ata po që do të vihen në vështirësi serioze, pasi pronarët do të gjejnë justifikimin e “duhur” për ulje dhe vonesa pagash.
Por kjo gjë nuk është e re. Kanë vite që e bëjnë. Tani thjesht do të kenë një justifikim më shumë!
Mediat Jane bere te padurueshme. Disa Jane kot. Mire do ishte te mbylleshin.
Rama dhitet ne breke nga mediat, i ka fobi e ka kunj te ngulur ne tru friken nga ato. Edhe ngaqe ka bere pislleqe plot e ja nxjerrin, kjo dihet.
E sigurt 1,000% qe ka per tju dhene leke/fonde.
Do beje ndonje skeme nga ato te trashat me ahmetajn e do ju japi leke.
Ose me keq akoma do ju japi tendera.
Keta qe ja kerkojne nuk jane budallenj, e dine shume mire qe rama ska bythe tju thote jo.
Vino-bjeri legenit i themi ne tironcit kur flet n’hava si puna jote. Me sa kom pa gjithe keto vite, Rama nuk osht prej atyne qe e rrujn shume per mender medjat
O te qifsha mendjen ty ore onjorant qe merr guximin dhe te komentosh.
Mir e ke duhet dhen ndonje pako me ushqime, pa ber dallim i majt apo i djatht.
shkerdhatat e Kazanit meritojne
ate qe vet jane Plehra !
Mediat ne radh te pare duhet te vendosin pagat e punonjesve ne piramiden e pagave te shqiperise.Nuk mund te kerkojne suvencione nga shteti tv qe paguajn folesat dhe moderatoret me paga te cmendura dhe me euro.Marin paga disafish me te larta se mjeku qe ka bere 2 fishin e shkolles se tyre
CILA DE ?
UN UKJ SHOH ASNJI MEDIE E SHQIPNI
VEC MEJHANE DEHJERUESE NE CDO ASPEKT TE JETES SE ASAJ SHOQERIE
DHE SHERBETORE BESIKE TE POLITIKES SE KRIMIT
Cfare parash duan mediat nga qeceria, se deri tani u hapen bythsh Frangaj dhe shoket e tij. Si mund te paguhet nje gazetar si Fevzo tullac kokeberdunga 6milion leke dhe po kaq Arjan cani, Eni Vasiliqiu e keshtu me radhe. Tani dilni per zot situates salivirusit se nuk ju ja faj qeveria. Me rrogen e Fevzo tullacit mund te paguhen 12 gazetare me 500 mije lek. Dhe mos i bini daulleve se jemi ne lufte me salivirusin.
pronaret e mediave do shkundin xhepat akoma sduan ta kuptojne.jemi ne lufte.deri tani kane marre sot duhet te japin edhe per te miren e tyre.te mendojne per te ardhmen e afert qe nuk do te jete si ka qene nqs se duan te j etojne
Mediat mendojnë se u bë deti kos dhe hajde të përfitojmë diçka nga thesi i buxhetit të shtetit.Gazetarët e tv me përjashtim të një tv kombëtar që marrin rrogat rregullisht, rrinë pa marrë rrogat dhe për 6 muaj dhe nuk janë ndjerë, kurse tani që jemi në gjëndje lufte këta që hiqen si “heronj” na kërkojnë me ngulm të marrin ç’të marrin nga shteti, por që janë taksat tona.Turp t’u vijë se ka më hallexhinj që duhen ndihmuar.
undefined
Te financosh mediet eshte çmenduri. Ai buxhet i vogel, me gjithe borxhet, qe po marrim, mezi mjafton per fukarenjte per buken e gojes,(ne se njafton) Tja uheqesh kete kkafshaten femijeve te uritur per tja u dhene medieve, nuk ka asnje lloj justfikimi. Le pastaj qe ato pak fonde qe kemi duhen per te blere paisje mjekesore per te cilat te gjithe jane te interesuar.
Eshte qesharake se vene ulurimen se po falimentojne dhe ne “ngelemi pa informim). Mos o zot te humbasim edhe kete”thesar” qe mezi e kemi.
Thene troç: MEDIET TONA JANE TE URRYERA ME ATO LAJME QE JAPIN DHE SI I JAPIN, DALIN SKECE E BATUTA BAJATE QE TE BEJNE ME DHIMBJE KOKE NGA BASTARDIMET E PISLLEQET QE PERCJELLIN. Jo vetem kaq por transmetojne “lejme bombe” pa pike pergjegjesije ne se nuk jane te verteta. Njerezit çoroditen kur perhapin panik me lajme te rreme.
gazeteret jane te neperkembur nga pronaret qe u japin shijen e tyre per miletin. Ata ne rrast falimenti duhet te trajtohen njesoj si qytetaret e tjere ne se ndodh falimenti.
Nese ka ndonjë anë pozitive epidemia,ajo është që të mbyllen mediat.
Ato studio të kota ku vetëm harxhohet rryma elektrike.
Ato kazanë ku gatuhen çorba të helmuara me urrejtje.
Ato Qendra “Kristali” që krijojnë iluzione mashtruese rinisë pa ideale.
Ato mikrofonë gënjeshtarë si megafonë të kriminalitetit mafjoz.
Ato qëndra infemsioni per kombin dhe fitimprurëse për padronët dhe shërbëtorët e tyre.
Ato “Torkemada” inkuizicioni e dogmatizmi ,kundër çdo rrezatimi iluminist dhe përparimtar.
Ato fole prostitucioni dhe degjenerimi të turpshëm që shitet si “artististike”.
Ato varreza të së ardhmes ,kombit,kulturës,mirësisë,altruizmit,idealizmit dhe ngritjes shpirtërore.
Kovidi19 do të bënte një të mirë duke i zhdukur nga faqja e dheut mediet e poshtra e të shitura e ti bëjë squk kapsogazetarët mercenarë e të pandershëm që hanë supën e prishur të armiqve tanë historikë. Kaput, ndyrësira! Bashkë me politikanët hajdutë e çakenjtë, aleatë të koronës, që duan të vijnë në pushtet për të vjedhur prapë, si Sala, Iliri e gjithë miliarderët e tjerë që s’fusin dorën në xhep.
Nuk jam dakort me ato që thoni të dashur. Brekët e putanës medja kostojnë shumë prandaj i duhen paratë. Veçse pranojmë zgidhjen putanë se putanë përse i duhen brekët???!!!
Te financoje vetem 55 dhe RD qe te permiresojne kualitetin e letres se po na gervish sumen keq fare.
e mos e vrisni trurin per mediat sepse ka lek saliu plote iliri luli a po sduan ti harxhojne
Mediat “kombetare” japin informacion vetem per pislleqe “Vipash”, duke i mbushur ekranet me cic… dhe by…per te mos folur per prodhim fake news…dhe mbushje studiosh me kurv…analistesh qe paguhen male me para per pordh….qe leshojne duke bere lemsh dynjane. Keto jane mediat “kombetare” qe veç per kombin nuk vlejne nje grosh.
Asgje per tu habitur, ato media prej Rames jane paguar qe kur ishte ne Bashki (kur i shkonin pas me kamera kur dilte me sopate ne dore per show), dhe kur erdhi ne Qeveri po ashtu. Vete i ka mesuar me serum pushteti. Se ato media i shiten ketij populli imazhin e rreme te nje Rame punetor e te zgjuar kur ne realitet eshte vecse nje llafazan karagjoz.
Për mendimin tim tju japish fonde mediave në Shqiperi ashte barabar sikur te financosh kriminelet e vrasjeve grabitjeve e korrupsionin e padroneve te tyre.Ma shumë dem i kanë shkaktuar gazetaret e televizionet dhowerisr shqiptate e sidomos drejtesise se sa vete kriminelët.Ashte koha te falimentojnë nje herë ato media kush te mbetet ti sherbejnë sinqerisht popullit shqiptar.Asnje qindarke te mos u jepet.
Keta llapaqen qe kane 30 vjet qe coroditin mendjet e shqiptareve,do benin mire te benin nje pune te dobishme e te shkijne te ndihmojne fermeret se per ata po mbajne ekonomine dhe pop.
Lubonja mun te ruaj nje tufe lopesh(kame frike qe edhe kete nuk e ben dot me ate mendje qe ka)
Eni sylopa shume mire mund ta bente mjelse lopesh…
Bushati e ca mjekrosha xhihadiste mund te ruanin dhite,pergjegjsi barinjve saliu(ka exp.me dhite e shpelles)dhe qim peka.
Sonila mecon do e caktoja te stalla e derrave per nderzimin artificial.
Tani me seriozisht tv le ti paguajne drogaxhinjte e kriminelet e kurvat qe na mbine 24 ore ne tv….
Na reklamohet se si e kalon karantinen x kurve sikur na plasi shume…
Ka edhe nga keto qe nxjerin shal e gjoks qe ankohen se ju hoqen lirine por tani po na heqin edhe rrogen..
Është urgjente financimi i mediave.Rama të nxjerrë një fond pa limit për Falli Bariun,Qimin e Pekajve,nipin e shokut Hysni,Lelën,për Xhivolon Shkullakun,të mos harrojë Lubonjën,Ylli Ndriqin,Hysenbelliun fukara,Yllin raki pi,Rrapush Rrapushllarin,sigurisht dhe Fevzon dhe tërë stanin e larove. Seriozisht:Të vjen keq për armatën e madhe të gazetarëve,kamaramanëve,redaktorë,montazhierë,fonistë shoferê dhe qindëra e mijëra punonjës heroikë të këtyre mediave që kontribuojnë në përhapjen e lajmit.Për ta shteti duhet të mendojë seriozisht pasi po ropaten ditê,natë në mes të rrezikut të infektimit.
imagjino te quash medie ,
tipa si fezvo ,
muqi nanes ,
ymer gelbaza (qe eshte nji nder plehrat me te toksike te atij opinioni ,por qe i falet duke diktur se kush eshte )
po Celula Terroriste ke Dita ? haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahhahaahahaa
Bordellua e Pederasteve Histerike DITA !
leri pasandej me radhe pseudomediet ku prehradhja e kultura e asaj bashkesie nga ata vijne
eshte injorim vet per termin Medie
—
ajo qe kjo Qeverrri nuk shikon e sben eshte pikerishte kjo ,
se ajo Shoqeri ,pra Shpirti i saj i eshte hedhur Hienave te ardhur nga Pylli e shpellat me te erreta ,
—
dhe nuk interesohet ,qe ne ate Ved te ket nji Medie te Vertete si ka cdo vend Europian ,
qe perfaqson Shoqerine Qytetare dhe mendimin intelektual !
Un s’mundem te imagjinoj ,kte krim qe i eshte bere ksaj shoqerie per 30-vjet ,
kur Vlerat e saja shqyeshin akoma sot ,nga Hienat e pseudomedies
dhe Qeverria nuk shikon akoma sot se cfar do te thote kjo per nji shoqeri ,
pa te cilen nji vend ,shkon drejt zhdukjes .
Eshte nji papergjegjesi e pajustifikushme ,dhe krim .
Qeveeria paguan istitucione kot duke mos ditur aspak Vleren dmth e shoqerise .
—
Nji shtet qe eshte total jashte cdo fuxioni e kontrolli te gjithckaje toksike
si ne media ,politike ,rruge .
Zoti KM te dhjfsha keshillötaret qe harxhojnne miljona ,
per te bere asgje ne cabinetin tat .
Te injorosh nji Shoqeri te tere ,do te thot ,
shtet kote !
Eshte turp kjo qe kerkojne mediat,futbolli,Blendi Fejziu ,Zheji etj.Nje pjese e mire e njerezve jane ne mbijetese. Jane keto media qe nuk na dhane asnje lek ne rastin e termetit.TURP!
Mediat jane pushtet i pavarur dhe ashtu siç kane te drejten e perhapjse se informacionit te rreme apo me shqip perhapjen e shpifjeve, le t’i kerkojne parate aga ata, te cileve u sherben, ose nga ata, qe ia kane nevojen. Populli dhe Edi Rama nuk kane asnje lidhje me fondet e tyre. Perfituesit e shpifjeve te financojne mediat e tyre, se mbase ndonjehere mund t’ia hedhin popullit dhe Rames, dhe keshtu mundet te vijne ne pushtet, dmth, si pushta.
Lereni Ramen te punoje per vendin! Lereni popullin ne hallet e tij, se nuk jeni media per popullin, por jeni pa asnje ndryshim te barabarte me ”Kuvendin e Rrumpalles” te drejtuar nga banditi, rrumpallist gërdalla, qe ua ben kolegeve ”surratin si kpuca”!
Një televizion mbante Berisha dhe ja ka shpëlarë trurin kosovarëve atëherë kur digjte e vidhte Shqipërinë sa majtas-djathtas. 5 orë e shihnim RTSH-në në kohën e Berishës(92-97), 4,5 orë ishte ai vetë, 0,5 orë muzikë nga Kosova. Kur ndodhi 97-ta, ishte tv italian që jepte informacion. Më vonë filluan shumë tv kanale të lindnin, e ajo që bëri bujë ishte tv shijaku, ose tv Berisha në atë kohë, pastaj me radhë…që vetëm popullit nuk i shërbejnë, e para se nuk duan e bëhen të pabesueshëm, e dyta se duan të jenë neutralë me gjasme dhe prapë bëhen të pabesueshëm. për sa kohë nuk janë të pavarur mos të presin financime. Besoj të ndodhë seleksionimi e të mbeten vetëm TV me vlera.