Nga Mira Kazhani
“Të gjitha civilizimet kanë ardhur nga shkatërrimet”, është thënie e famshme që nuk ia di autorin, por i reziston historisë së njerëzimit.
Këto ditë kur koha nuk është më një privilegj por gati ndëshkim, kemi parë më shumë sesa duam filma, seriale, dokumentarë, secili sipas shijes së tij. Por kemi kohë të mendojmë!
Gjatë kësaj kohe në izolim, edhe pse themi të gjithë se po luajmë mendsh, çuditërisht njerëzit duken më normalë se më parë. A nuk ju duken se jemi normalizuar nga dallga që supozohet të na luante nga fiqiri? Ndoshta është herë për konkluzione, por diçka bie në sy.
Njerëzit janë bërë të prekshëm, tani që s’prekemi. Që të gjithë, nga yjet e Hollivudit e deri tek ata të mëhallës. Jemi të barabartë mes të barabartësh. Përveçse të gjithë janë me tuta dhe pizhame ngado, me flokët e rrëmujshëm, prapë rrjetet sociale për herë të parë që nga krijimi i tyre kanë shërbyer jo vetëm rol për mirë, por xhiruan dhe fotografuan uljen me këmbë në tokë të njerëzimit.
Me një çmim të lartë sigurisht, ku shpesh duket sikur na ulën në gjunjë më shumë sesa në tokë, na ofenduan, na fyen e lënduan duke na fshehur si strucët nën rërë në shtëpi. Duke na veshur në mënyrë qesharake, duke na ndryshuar sjelljen mijëravjeçare që prej revolucionit konjigtiv; të takimit, përqafimeve dhe shoqërizimit e intimitetit që njeriu ka në dallim nga speciet e gjalla të planetit, si një Homo-Sapiens.
Po, e vërtetë, jemi të fyer, të turpëruar edhe që bëhemi dëshmitarë të një formati të ri të jetës, akoma më shumë, të vdekjes. Kush e kish menduar që mund të vdisnim edhe kështu! Çfarë është ky kob?! Të mos prekësh në ballë e të përcjellësh me nderime njerëz të dashur? Është e ulët për njeriun!
Ne po e paguajmë një çmim të egër për kthimin me këmbë në tokë.
Duhet të shkatërroheshim për të rindezur një flakë të re. Për t’u riformatuar, për t’u shëruar nga marrëzia ku nuk po gjenim password-in e daljes. As nuk e dinim që donin të dilnim prej aty. Sa më e madhe egoja aq më shumë kërkonim të ishim pjesë e elitës së saj. Vetëm dëshira dhe shumë pak mirësjellje e mirënjohje për atë që na duket sot gjëja më e bukur në botë: një kafe në diell, pa menduar për spërklat! Një kafe buzë detit që të marrim jod nga hundët dhe jo nga një maskë që s’dihet nëse do e heqim më, kur do ta heqim?
Kam lexuar dhjetëra shënime burrash e grash të mençura, nga Jacques Attali, Bill Gates, David Grossman, Romano Prodi, etj.,etj., në kërkim të shpresës japin dhe përgjigjeve. Të gjithë bashkohen në një stacion: kush e thotë më ashpër, kush në mënyrë më elegante bindjen: bota kish nevojë të shkatërrohej. Kish ardhur çasti i mbramë. Njeriu po nxitonte drejt çdo gjëje ‘reality show’. Njeriu po çmontonte njeriun.
Jo më larg se dje e pyeta mbesën se përse duhet të postonte në Instagramin e saj fëmijën e Kylie Jenner?
As e kemi gjë, as e njohim…
Kur shumë mirë mund të postonte këngëtaren e saj të preferuar Billi Eilish (siç e kam vënë re që e bën) a diçka tjetër, boll që të jenë gjëra që i përkasin. Por, gabimi im. Fotoja ishte e djeshmja!
Dhe faj kemi të gjithë këtu. Miliarderja e rikrijuar nga kirurgjia plastike kokë e këmbë dhe familja që është bërë e pasur me sherre familjare ‘live’ janë modeli i ri ëndrrës. Veshjet, thonjtë, festat, makinat, pushimet, buzëkuqi, pudra dhe fëmijët e tyre janë ëndrra më e madhe e të rinjve, e një pjese dërrmuese, se ka ndonjë përjashtim!
Dhe nuk është e lehtë të mos e adhuroje, doje deri dje të pasurin ose këtë lloj të pasuri e pasurie që s’kërkon shumë mund. Para një muaji të ishe i pasur ishte status.
(Besoj që do vazhdojë të jetë por ndryshe tani, ose kështu shpresohet)
Të pasurit kanë mundësi të bëjnë foto në vende përrallore, të hanë mirë, të vishen mirë, të kenë tavolinën më të mirë në klub, të jenë ndryshe nga ti, të paarritshëm. Të pasurit dje kishin në dorë botën, fatin, rrogën tënde madje, edhe karrierën dhe ëndërrimet e tua ngjanin me fytyrat e tyre: tmerr!
Edhe ato më personalet i dedikoheshin hijes së tyre. Tërë kohës! Ata lart, ne poshtë!
Po tani ku janë? A ju mjaftojnë milionat dhe trilionat për të qenë të paarritshëm? Përveç faktit që në vila të mëdha nuk ndihet dëshpërimi do themi ne?! S’e dimë! Njeriu mësohet me gjithçka. Izolimi mbetet izolim.
Që të kuptohemi:
-Dëshira për para nuk mund të bjerë, madje as me krizën ekonomike që do mbërthejë, siç shihen gjasat, botën. Do kërkohen forma mbijetese dhe zhvillimi. Por të pasurit e rinj do ndryshojnë para të tjerëve. Status do të kenë ata që do blejnë lumenj, që do krijojnë lumenj, do bëjnë që të avullojë ujë i kripur në Sahara, do blejnë e investojnë paratë në parqe, në kërkime shkencore, në studime, zbulime. Do mbështeten kimistë, fizikantë, epidemiologë, mjekë e shkencëtarë më shumë sesa këngëtarë e futbollistë. Jeta kurrë nuk ka qenë kaq e shtrenjtë dhe kush më mirë se të pasurit ia dinë vlerën lekut!
“Gjithmonë nëse ka vlerë ky sy optimist”!
Kriza e 2020-ës na ka fyer aq shumë sa na ka bërë edhe normalë. Sa inat që nuk kishte rrugë tjetër që të shëroheshim…
P.S. nëse jemi shëruar e kjo që shohim nuk është kalimtare.
PLAZHIN DO TA BEJME PA BREKE VETEM ME MASKA E DORASHKA. KETO DO JENE PJESET INTIME.
Kopjoni artikujt she idete e te tjereve e I vine nje titular she beheni gazette. Turp!
Gjate luftes te Kosoves degjova nje shprehje nga disa miq Kosovare,ra kjo e keqe dhe u pame,kete do ta lidh me epidemine qe ka rene e qe eshte dicka me shume se e keqe,boll eshte lufta po kete nuk e kishim provuar kaq afer.Kjo e keqe sa dhe ne Shqiptaret pame doktor vdekjen,ra kjo dhe ne pame disa politikane qe vetem te tille nuk jane,me mire ti quajme kalamaj te llastuar te lagjeve periferike te Tiranes,pra shkurt po dal ne perfundimin se me te vertet ne Shqiptaret po ndihemi te fyer.Kur ne gjithe boten po vdesin me mijera njerez ne Shqiperi ka sharlatane qe duan te perfitojne,nuk kane turp,se per nder nuk behet fjale.nuk kishte fyerje me te madhe se sa te degjoje opozitaret te lehnin kunder doktoreve dhe infermiereve qe shkun vullnetarisht ne Itali,mire keta po kishte dhe prej atyre qe kane pasaporte Italiane dhe lehnin e lehnin si kane bere gjithe jeten,ne fund lind pytja,a na bejne keto te ndihemi te fyer?
Ne shqipot jemi te pa korigjueshem. Kerrkund ne bote nuk behet lufte e organizuar kunder opozites dhe bythlepirje qeverise , vetem tek ne. Ua pafshi hajrin!
“Te gjitha civilizimet kane ardhur nga shkaterimet” eshte thenie e famshme qe nuk ia di autorin thote Mira. Mjaftonte Mira nje kerkim disa sekonda ne google dhe e mesoje autorin e thenies. Kur ta gjesh do filloj te lexoj pjesen tjeter te artikullit Mira.
tE LUMTE “LABI” Me pak rreshta, ke thene shume,ke thene aq shume, sa shume komente qe mund te behen ne kete shkrim te Mirës.
Te lumte labi qe po e lufton opoziten se keshtu ndodh vetem ne Shqipeine e mjere te perdhunuar nga vargmali trebeshine-dhemel-nemercke tash 75 vite dhe te ndihmuar edhe nga vemje veriore qe u sherbejne.
Keshtu ka qene keshtu eshte. Keshtu do te jete.
Sa gjynah e shkreta Mira, naive dhe optimiste e semure. Njerezimi ka kujtese te shkurter e dashur. Shumica derrmuese e njerezve qe jane mbyllur ne distancime fizike neper shtepite e tyre vazhdojne te shikojne ne ekrane me admirim Karadasheset e kesaj bote te cmendur. Resurset natyrore vazhdojne ti kafshohen tokes nga dhembet e babezitur te monstrave kapitaliste per ti kthyer ne produkte idjote te panevojshme si thonje fallco, pudra fytyre, xhingla per te varur ne qafe/kyc/vesh/hunde/kerthize/gishta duarsh e kembesh e deri tek makinat, avjonet, anijet private, vilat pallatet “mbreterore” e “Vipe”. Po digjet i njomi me te thatin, po vuajne dhe do te vuajne gjithmone fukarenjte per makuterine e qafderrave e te pangopurve. Derisa makutet te kuptojne dhe ta mesojne se NUK KA ASNJE SEND, KAFSHE APO NJERI QE DO TUA MBUSHE ATE VRIME QE KANE NE TRU kjo bote keshtu do te vazhdoje deri ne fund te saj.
Edhe ju Znj. Mira Kazhani, si gazetare jeni pakica fisnike, e afte, korrekte e nderuar! Modeli i gazetares, si dy vajza fisnike profesioniste gazetare ne Kosove! Per fat te keq jeni minorance por vleni sa per dhjetra gazetare, analiste….Respekt dhe optimizem!
Shkrim pesimist…jo real…dhe egoizem fshatarllesk,i keq
Asgje ska ndryshuar dhe sidomos ketu ne albanistanin tone as qe do diskutohet …e jo me te ndryshoje mentaliteti.
Znojna\ zonjush Mira
Nuk te njoh,por te kame pare nje here ne nje emision…dhe vura re se ti je ” e mbyllur” ne ato qe mendon dhe zakonisht ato qe shpreh nuk jane mendimet e tua reale.
Mu duke njecik feministe e fshehur…dhe,te me falesh,por edhe sekualisht e pashprehur.
Kete e di ti dhe nuk ta them per ulje,por une mendoj se duhet te ” dalesh” nga kjo gje qe te mundon perbrenda.
Ti thashe keto,per te te treguar se nuk eshte e vertete kjo bota qe ke shprehur ketu.
Aaa,po,eshte e verteta e albanistanit qe jetojme.Ndersa ne shume vende me civilizim te perparuar,me ndjenja njerzore,kjo kendeli qe permende ti,nuk eshte ne te perditshmen e milonave femrave.Eshte me mendjen e miljonave burrave,qe shikojne tek ajo ndjesine seksuale qe enderrojne,por jo gruaja/femra qe duan ne jeten e tyre.
I ngaterron gjerat me duket…dhe mos e prit me princin e kalter se nuk do te vije…dhe mos mendo se ti je me pak se kendeli?
Me Sonila Mecon je rrote,m`rrote.
Po erdh katunarja n`qytet,keq ka du javet e para,sa te msoje rruget.