Masakra e 2 prillit, Petro Koçi: U vranë 4 djem nënash, PD doli më e fituara, nuk kishte interes për një gjyq të drejtë

3 Prill 2020, 00:34Politika TEMA

Sot janë mbushur plot 29 vite nga masakra e 2 prillit 1991, ku humbën jetën 4 protestues të opozitës së kohës. Kjo ngjarje ka mbetur pa autor dhe është e veshur me mister edhe sot kur kanë kaluar kaq shumë vite.

Por në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Petro Koçi, i cili është eksponent i Partisë Socialiste në vite. Ky i fundit për “sot” u shpreh se 2 prilli i ’91 ishte një ngjarje e rëndë që u organizua për të sjellë Sali Berishën në pushtet. 

Madje, zoti Koçi theksoi se Partisë Demokratike nuk i interesonte zbardhja e ngjarjes dhe një gjyq i drejtë, por sipas tij, e përdori politikisht çështjen. “Ishte një ngjarje shumë rëndë. 

U vranë 4 djem nënash në moshë të re. 2 prilli ’91 i solli përfitime politike Partisë Demokratike. Shpejtoi ardhjen e saj në pushtet. Ndërkohë, kjo parti nuk lejoi kryerjen e shume veprimeve hetimore. 

PD nuk kishte interes për një gjyq të drejtë, por bëri presion për një gjyq politik. U dënuan disa kuadro të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme nën presionin e politikës dhe paracaktimeve publike të Partisë Demokratike. 

Krahasojeni me “21 janarin”. Imagjinoni sikur të gjendeshin për 2 prillin prova të qarta si për 21 janarin? 

Sikur të kishte regjistrime si në Kryeministri e të fshiheshin për të mbuluar gjurmët? Dhe krahasoni dënimet. 

Kështu që, 2 prilli i 1991 ishte një ngjarje e rëndë që u organizua për të sjellë Sali Berishën në pushtet”, deklaroi Koçi

9 komente në “Masakra e 2 prillit, Petro Koçi: U vranë 4 djem nënash, PD doli më e fituara, nuk kishte interes për një gjyq të drejtë”

  1. Roberto says:

    Ehhhh o Petro ! Ti e di me mire se ne se c’fare krimesh ka bere Berisha ne Shqiperi por mua me vjan keq qe akoma edhe pse jeni ju ne pushtet nuk po i vini pika mbi iiiiiii qe nga fillimet 91′ e deri tek 97′,Gerdeci apo 21 Janari si dhe 2 Prilli me qe jemi sot ne kete dite.

  2. Artur says:

    dhe vazhdon te jete akom gjalle krimineli i vucidolit…

  3. emigranti says:

    ik o petro koci po shqiptari iku nga shiu ra ne bresher dhe komunistat servile dhe hajdute- kriminele krijuan pd

  4. Kasbi says:

    Zoti Petro megjithe respektin qe kam per ju the e pranoj qe 2 Prilli ishte nji turp dhe faqe e zeze per ata qe e organizuan dhe per ata qe perfituan. Nuk jam dakort me ju per 21 Janarin qe megjithese dolen kaq shume fakte asnji nga “ kupola” qe urdheroj keto vrasje cuditerisht jo vetem qe nuk dhane llogari por kerkojne me ngulme te ulen ne “ karrigen” e kryeministrit te shtetit. Egziston ndonje mundesi nga sistemi i Drejtesise qe te pakten t’ju prehet shpirti ne paqe dhe fajtoret te dalin para Drejtesise dhe te marin denimiin qe meritojne simbas lightened ne fuqi.

  5. Konjak says:

    Zoteri Koci ,jeni ne te drejten tuaj ,te jepni mendime apo te aludoni ,per ngjarien e 2 prillit 91 , por shkrimi , me teper ngjan si propagande , sesa si nje analize mbi fakte dhe interesa te momentit . C’do gje ndodh , leviziet shoqerore , me teper jane filozofike se sa matematike .E pse te mos mendojme se viktimat jane nje skenar i atyre qe organizuan demostrimin ?!.Mirpo , kush do kishte me shume interes te perhapte panik , me humbje jete , pushteti aktual , qe i kishte humbur shpresat , per krenari , ndere e lavdi ; apo opozita ,qe i kishte siguruar po thuaj se te gjitha mundesite per te marr pushtetin , si rezultat i levizieve mbarboterore ?!. Megjithate ata 4 protestuas ,duhet respektuar , si deshmore te demokracise . Mir eshte , te mos i perdorim keto 4 jete ,- si arme – ,per te sulmuar kundershtarin politik , e per perfitime ,mopal–ekonomike . Faleminderit .

  6. Gjithcka i duhet kujtuar maskarades 30-vjecare
    te pseudoDemokracise ,

    e cila s’ishte asgje tjeter ,vecese liria e krimineleve e forcave
    me te errta te shoqerise shqiptare ,xjerr nga bodrumi dhe marre dhene .
    Nji pseudoDemokraci ,qe sic e dime te gjithe sot ,
    u karakterizua e vazhdon alal sot te jet e tille ,
    nga krimi Politike ,injoranca Politike ,dhuna Politike ,
    vedhje Masive e Shtetit ,ku ardhja ne Pushtet ,mendohej nga pseudoPolitikanet ,
    si nji Pushtim i Shqiperise prej tyre dhe gjithcka ne kte vend ishte Prone e Politikes ,
    u shkaterrua cdo institucion ekonomiko-politiko-kulturor
    u vrane aq shume qytetare shqiptare ,me shume se ne monizem vetem ne nji kohe te shkurter ,
    pra ,
    nji epoke pseudoDemokratikesh = liria e Krimineleve dhe plackitesve te Shtetit Shqiptare ,

    qe ala sot pa te drejte gezojn Pronat e vjedhura Vilat dhe Drejtesia Hesht !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ESHTE ME SHUME SE E DOMOSDOSHME SOT TE GJENDEN RRUGE SHTETERORE
    OSE TE TJERA CFORDOQOFSHIN ATO
    PER TE BERE QE DREJTESIA TE FUKSIONOJ DHE KRIMINELET TE PAGUAJNE KRIMET E TYRE
    NDRYSHE SHQIPERIA KERCENOHET TE ZHDUKET SI KOMB NE TE ARDHMEN

  7. Eri says:

    Vrasjet e 2 prillit u organizuan nga CIA dhe UDB me veglat Sali Berisha Ali Spahija Pjeter Arbnori dhe Azem Hajdari si capacul i perdorur nga keta tre hafijet e vjetra.Dhe per zbardhjen e saj ju te PS e kini te veshtire sepse eshte e perzier amerika me CIA-n.Po ama keto vrasjet e 21 janarit dhe Gerdecin duhet ta kishit zbardhur se ne keto nuk ishin interesa aq te medhaja si vrasjet e 2 prillit po ishin babezia e pushtetareve te pakongopur.

  8. kasollja e lalzit says:

    O Petrooo…c’na del dhe na i thua si ndonje lajme te ri.ke byth?drejtoju spakut.he te keqen,se u lodhem me fjale boshe….

  9. Konjak says:

    Pse nuk i botoni komentet qe thone te vetrteten ?. Sigurisht juve ju duhen sahanlepires si puna juaj ,te mashtrojne e perbaltin pa kufi ,ata qe juve i quani armiqt tuaj . turpi eshte e qoft me ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje