Ministrja e Ekonomisë së Financave, Anila Denaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19.
Në postimin e shpërndarë në facebook, Denaj ka treguar edhe mënyrën e aplikimit që bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës.
Postimi i plotë:
? Në ndihmë të Qytetarëve dhe Bizneseve
✅ Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19
Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën ?për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
???Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës ?në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive
Procedurat e mëtejeshme dhe kriteret e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm ?
? Të gjithë bashkë në luftën kundër COVID19
#QëndronëShtëpi.
Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:
• Përjashtimisht, gjatë situatës së COVID 19, të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë qënë të rregjistruar deri në datën 10 Mars dhe që janë aktualisht përfitues të pagesës së papunësisë, nuk do të paraqiten në sportelet e zyrës së punësimit, por këto shërbime do t’i marrin online nga zyrat përkatëse.
• Përjashtimisht, gjatë situatës së COVID 19, qytetarët që duan të përfitojnë nga skema e pagesës së papunësisë dhe të cilët kanë ndërprerë marëdhëniet e punës pas datës 10 Mars, mund të aplikojnë pranë zyrave të Punës nëpërmjet komunikimit në distancë (nëpërmjet postës elektronike ose postë).
• Të drejtën për të aplikuar e kanë individët ose subjektet që kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e dokumentacionit e procedurave.
• Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësimit listën e personave që rezultojnë të papunë për shkak të situatës së COVID 19, duke marrë një autorizimin (për përdorimin e të dhënave) për secilin prej tyre si më poshtë: Emër dhe mbiemër; numër kontakti për çdo person; ID –nr personal për cdo punonjës; datën e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore; numrin e llogarisë të cdo punonjësi, bankën ku ka llogari bankare.
• Në rast se aplikuesi është individ, aplikimi bëhet në zyrat e punës për të përfituar pagesën e papunësisë dhe paraqiten dokumentat e mëposhtëm nëpërmjet postës elektronike: Emër, mbiemër; ID – nr personal; Numër kontakti; Emri i punëdhënësit, nr tel/email; datën e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore; numrin e llogarisë të secilit dhe bankën ku ka llogari bankare.
Faqja eshte e paaksesueshme…ju lutemi merni masa…
undefined