Koronavirusi, mjeku Tritan Kalo: Nuk kemi arritur ende në “katin e sipërm”, masat janë i vetmi shpëtim

3 Prill 2020, 22:11Sociale TEMA

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, një prej të angazhuarve në linjën e parë të betejës me të prekurit nga Covid-19, thotë se piku i të prekurve nga koronavirusi nuk ka arritur ende.

Kalo thotë se euria e sëmundjes është e tillë që do të paktën 5-6 javë për të treguar fytyrën e saj të vërtetë.

“Dhe sëmundja ende nuk ka arritur në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka.

Jemi akoma në atë fazë ku të kapim katin e sipërm të ndërtesës që pastaj të ecim në tarracë e të zbresim në shkallët poshtë”, deklaroi mjeku infeksionit në vide-komunikimin me Kryeministrin Edi Rama, pasditen e së premtes.

Megjithatë ai nënvizoi si të një rëndësie të veçantë dhe si të domosdoshme, masat për të frenuar përhapjen e virusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje