Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje një akt normativ me të cilin pezullon gjithë veprimet e shërbimeve të përmbarimit shtetëror, përmbarimit privat dhe ndërmjetësimit.
Data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ është 2 prill dhe do zgjasë deri në përfundimin e gjendjes që ka shkaktuar COVID-19.
Sipas këtij akti normativ, bankat dhe institucionet e mikrokreditit pezullohen në kërkimin e detyrimeve të tyre me përmbarim.
Akti normativ pezullon dhe ndërmjetësit që kryejnë një veprimtari jashtëgjyqësore, ku qytetarët zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me pajtim.
Rasti më tipik i ndërmjetësimit është emisioni “Shihemi në gjyq” që organizohet nga Eni Çobani, emision që me këtë akt normativ të kryeministrit mbyllet që ditën e dielë.
O gazetar i Temas kontrollo shkrimet jo vetem copy paste,lexoi njehere lol
Edi nuk e di kur është krijuar dhe kush e krijoi këtë organizatë që quhet ‘zyra e shërbimeve të përmbarimit ‘..kjo zyrë mër daku do mbyllur përgjithmonë dhe jo përkohësisht sepse këta më tepër ngjajnë me ato bandat e1997 sesa me zyra shtetërore është shumë i turpshëm dhe ofendues për shqiptarët ndërhyrja e zyrës së përmbarimit. .çfarë është kjo zyrë terrorizmi dhe shantazhi mbi ata persona që i detyrohen shtetit. .edhe këtu në greqi që shteti është copë copë nuk ka zyrë përmbarimi. .ka shteti mënyra të tjera shumë më të sofistikuara që qytetari të paguaj detyrimet e veta deri më një. .nuk është nevoja të kërcënosh si rrugaç në emër të shtetit apo ti futësh tjetrit duart në xhepa sepse ka detyrime në shtet apo në banka..turp që predikoni një politikë të tillë. . (çfarë them edhe unë. .ju jeni cipë plasur )