Një qytetar Italian ka ndarë një video në median sociale, ku tregon operacionin e Bashkisë Kurbin për të shpërndarë ushqime për banorët në nevojë.
I mahnitur nga puna e shqiptarëve, italiani i bën thirrje të fortë qeverisë së tij që të marrë shembull, dhe të mos këndojnë nëpër ballkone, por të ndihmojnë njerëzit në nevojë.
Duke treguar qeset e mbushura me ushqime, që bashkia kanë përgatitur për njerëzit në nevojë, italiani i drejtohet gjithashtu kryeministrit Conte, që t’i lerë llafet, dhe të ndërmarrë veprime, sepse njerëzit kanë uri.
Komuna e Triestes, e qytetit tim Evropian, ky është një mesazh për kryebashkiakun, shikoni këtu, ja ç’duhet të bëni.
Merrni shembull nga miqtë tanë shqiptarë, shikoni këtu se çfarë bëjnë, bëjnë gjithçka që munden për njerëzit. Shikoni miqtë shqiptarë çfarë bëjnë, qese me ushqime për të gjithë pesonat në nevojë, makarona, miell, vaj..
I dashur kryebashkiak leri llafet, lëvizni këmbët, fakte jo fjalë…njerëzit kanë uri…
Shikoni sa të zotët, të mësojmë nga to. Mos dilni të këndoni në dritare, njerëzit kanë uri. Shikoni këtu, shkojnë në shtëpitë e njerëzve që kanë uri, pensionistëve dhe njerëzve që nuk kanë lekë.
Zgjohu, Konte, shihni ndihmën e shqiptarëve, na duhet punë konkrete, njerëzit kanë uri, shihni kanë siguruar dhe ilaçe për njerëzit. Lëvizni këmbët….jo fjalë…luani b*thën…fuck sistemin”, – shprehet qytetari në video, që nuk rresht së falenderuari shqiptarët dhe duke sharë qeverinë italiane.
Hahaha . Habitet nga skifteret e Lacit. Q r si e degjeneruan kete punen e solidarnosit. Hajde Ed nevojtorja hajde. Prit kur te filloje te shoerndaje ndihma edhe Vis Roshi….
O QORRI EDHE KATER SY TE KESH NUK SHIKON SEPSE SHIKON MENDJA THOTE POPULLI.THe nevojtorja? tamam ashtu je.
More mos ishte ky qe i kishin marre ndihmat.se donte ti ndante ai