VIDEO/ “Mësoni nga shqiptarët, boll kënduat në ballkone”, italiani kritika Conte-s: Lëviz b*thën, leri fjalët, njerëzit kanë uri. Shikoni miqtë tanë si ndihmojnë

3 Prill 2020, 11:58Sociale TEMA

Një qytetar Italian ka ndarë një video në median sociale, ku tregon gjestin human të disa shqiptarëve në Triste, që kanë nisur shpërndarjen e disa ndihmave, për njerëzit në nevojë.

I mahnitur nga shqiptarët, italiani i bën thirrje të fortë popullit të tij, të marrin shembull, dhe të mos këndojnë nëpër ballkone, por të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Duke treguar qeset e mbushura me ushqime, që shqiptarët kanë përgatitur për njerëzit në nevojë, italiani i drejtohet gjithashtu kryeministrit Conte, që t’i lerë llafet, dhe të ndërmarrë veprime, sepse njerëzit kanë uri.

“Komuna e Triestes, e qytetit tim Evropian, ky është një mesazh për kryebashkiakun, shikoni këtu, ja ç’duhet të bëni. Merrni shembull nga miqtë tanë shqiptarë, shikoni këtu se çfarë bëjnë, bëjnë gjithçka që munden për njerëzit.

Shikoni miqtë shqiptarë çfarë bëjnë, qese me ushqime  për të gjithë pesonat në nevojë, makarona, miell, vaj..

I dashur kryebashkiak leri llafet, lëvizni këmbët, fakte jo fjalë…njerëzit kanë uri…Shikoni sa të zotët, të mësojmë nga to. Mos dilni të këndoni në dritare, njerëzit kanë uri. 

Shikoni këtu, shkojnë në shtëpitë e njerëzve që kanë uri, pensionistëve dhe njerëzve që nuk kanë lekë. Zgjohu, Konte, shihni ndihmën e shqiptarëve, na duhet punë konkrete, njerëzit kanë uri, shihni kanë siguruar dhe ilaçe për njerëzit.

Lëvizni këmbët….jo fjalë…luani b*thën…fuck sistemin”, – shprehet qytetari në video, që nuk rresht së falenderuari shqiptarët.

5 komente në “VIDEO/ “Mësoni nga shqiptarët, boll kënduat në ballkone”, italiani kritika Conte-s: Lëviz b*thën, leri fjalët, njerëzit kanë uri. Shikoni miqtë tanë si ndihmojnë”

  1. adrian says:

    Cfar lajmet te rreme nxirrni o gazetar idiota ,ato ndihma i sollen ne bashkin e kurbinit ,mos beni publicitet kit pavlidhje, shif videon ndaloje te burri me xhaket te bashkis kurbin lexoje shkrimin

  2. Ai qe te don te miren says:

    I lumte shqipetareve. Humanizem

  3. Zagan Pasha says:

    Ky pipinoja eshte ne Shqiperi, jo ne Itali.

    Keto jane ndihma qe po shperndahen ne Shqiperi.

  4. b says:

    Ky gjesti nuk eshte ne Trieste, se po beni fake news me dashje apo pa dashje, Behet fjale per keto ndihmat qe shperndajne bashkite neper shqiperi dhe behet fjale per Bashkine Kurbin. dhe njeri aty qe ben propoganden e duhur nuk thote ne asnje moment qe jemi ne trieste. pastaj ca detaje si jeleket e punetoreve, markat e orizit e makaronave etc jua hedhin poshte kete lajmin

  5. Cudia says:

    Kjo lloj shperndarje eshte ne kus¹hte skandaloze higjenike. Kush garanton se paketuesi apo shperndaresi apo kushdo qe ka prekur ato ushqime nuk ka qene i infektuar. Ky virus qendron ne dysheme apo rruge me dite. Si mund te liqen qedet aty ku shkelet? Gomarllik i papare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje