Shqipëria dhe bota janë në një pandemi botërore. Disa burgje në Shqipëri vuajnë nga mbipopullimi dhe për këtë arsye Qeveria mori vendim, që disa të burgosur të rrinë në shtëpi. Vendimi bën fjalë për ata që nuk janë dënuar për krime të rënda.
Një kategori e tillë, duke qëndruar në shtëpi dhe nuk ka rrezik të lartë siç ka pjesa tjetër, do të bëjë të mundur lehtësimin e barrës së rëndë edhe në atë që ndodh nëpër qeli – argumentohej në kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Në vendimin e Qeverisë një kategori përfituese për të qëndruar 90 ditë në banesë është ajo e atyre që u kanë mbetur edhe 3 vjet burg. Përparësi u jepet të sëmurëve dhe më të moshuarve. Ky akt uli numrin e të burgosurve dhe se ka afat të përkohshëm. Gjithashtu të dënuarit do i nënshtrohen disa filtrave. Vetë të dënuarit duhet të sillen mirë, pasi nëse kryejnë ndonjë krim, ata do të dënohen edhe për atë krim, plus atë që kanë. Do vëzhgohen nga policitë lokale, por për një pjesë të tyre vëzhgimi do të kryhet përmes byzylykëve me mbikëqyrje elektronike.
Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se vetëm 50 byzylykë janë në inventar dhe do përdoren për të mbajtur nën vëzhgim të liruarit nga burgu për shkak të Covid 19.
Gjithsësi, akti normativ i miratuar nga qeveria më 23 mars 2020 në pikën 9-të tij parashikon dhe penalitetin për të gjithë ata që shkelin këtë rregull. Sipas nenit në fjalë thuhet “detyrimi për t’u kthyer në përfundim të periudhës së qëndrimit të përkohshëm dhe moskthimi në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale rëndon pozitën juridike.
Ndërkohë Kodi Penal në këtë nen parashikon se kjo është vepër penale e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe masa e dënimit është deri në 5 vite.
Por si do të rikthehen ata në burgje? Sipas Aktit Normativ, të gjithë të burgosurit kur të përfundojnë lejen e posaçme 90 ditore para se të futem në burgje do t’i nënshtrohen testit të COVID-19 për të mos rrezikuar ata që do të mbeten në qeli edhe për kësaj periudhe.